Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në pikën kufiatre të Dubrovnikut, pasi u kapën më 28 kg drogë e llojit Heroinë. Ata janë Emilian Arifi 36 vjeç dhe Andi Metani 29 vjeç. Dy shqiptarët po tentonin të kalonin nga Mali i Zi për në Kroaci kur u pikasën nga aparatet speciale të skanimit të policisë malazeze.

Sasia e Heroinës së kapur është dërguar për analizim, por mediat malazeze shkruajnë paraprakisht se ajo ishte e një cilësie të lartë. Arifi dhe Metani udhëtonin me një automjet tip Peugeot me targa shqiptare.

Ata e kishin fshehur drogën në një pjesë të modifikuar pranë motorrit. Vlera e heroinës së sekuestruar është më shumë se 2 milionë euro, dhe përbën sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë nga autoritetet e vendit fqinj.

Tv Klan