Dy të rinj janë arrestuar sot në qytetin e Korçës për fotografim të votës dhe votim më shumë se një herë.

Policia e Korçës tha se 29-vjeçari Enea Kambo pasi ka votuar në qendrën nr 3665/1 ai ka fotografuar votën e tij dhe është larguar. Ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit, të cilët e paditën në polici.

Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe anëtari i Komisionit të Qendrës së Votimit nr 3736 në fshatin Barç 24-vjeçari Andimjano Ravolli.

Policia tha se duke qenë me detyrë anëtar Komisioni në qendrën e votimit nr 3736, në fshatin Barç-Korçë ai ka votuar dy herë, duke u evidentuar në regjistrin e veçantë të zgjedhësve./tvklan.al