Dy persona përfunduan në prangat e policisë pas zbulimit të një parcele të kultivuara me bimë narkotike kanabis sativa. Fatmir Nikolli, 32 vjeç dhe Preng Gjergji 26 vjeç të dy nga Lezha u ndaluan pasi u kapën në parcelën e mbjellë me kanabis.

Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Gjegjan u konstatuan të kultivuara 473 rrënjë narkotike, të dyshuara kanabis sativa. Bimët u asgjësuan me anë të djegies nga efektivët e FNSH-së.

Pranë parcelës u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në proces tharje, edhe dy 2 thasë me peshë totale 50 kg lëndë narkotike dhe një automatik “Kallashnikov”.

Tv Klan