AmbulancaDy persona u plagosën me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Laprakë. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 05.30 minuta në një nga lokalet e zonës.

Të plagosurit janë Enio J., 34 vjeç, pronar i lokalit si dhe Luan S. 31 vjeç nga Tirana. Të njëjtat burime thanë se shkak është bërë një grindje për motive banale.

Sipas policisë autorët janë identifikuar ndërsa jepen vetëm inicialet A.B. dhe E.B. Të plagosurit kanë marrë plagë të rënda dhe po kurohen në Spitalin Ushtarak.

Autorët u larguan menjëherë me makinën e tyre. Policia tha se po punon për ndalimin e tyre.

TV KLAN