Dy të vrarë dhe dy të plagosur në atentat

Autorët e maskuar dogjën makinën pas ngjarjes


Ishte ora 18:00 e së mërkurës kur breshëri kallashnikovi tronditën qytetin e Lushnjes. Dy të rinj mbetën të vrarë dhe 2 persona të tjerë u plagosën pranë shëtitores së qytetit të mbushur plot me kalimtarë për shkak të orarit të shëtitjes. Dëshmitarët thanë se 3 persona hapën zjarr nga një makinë tip Benz, ndërsa një i katërt qëndronte në timon. Të gjithë ishin të maskuar. Nga ky atentat mbetën të vrarë Zamir Latifi 26 vjeç dhe Jurgen Hoxha 26 vjeç. Njëri nga viktimat duket se ka pasur armë në çantën që mbante me vete, por mesa duket nuk ka mundur ta përdorë atë.

I plagosur rëndë ka mbetur shoku i tyre Marjus Xhepexhiu 26 vjeç që është transportuar me urgjencë drejt Tiranës. Ngjarja ndodhi përpara lokalit që ka babai i Xhepexhiut. Dy plumba ka marrë edhe një kalimtar 66-vjeçar i identifikuar si Bujar Turku, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës. Burime zyrtare të policisë së Lushnjes i thanë Tv Klan se dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë i riu Xhulio Shkurti, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes nën shoqërinë e viktimave. Ai u ka shpëtuar plumbave pasi është futur në një berberhanë. Ndaj Shkurtit është bërë edhe një atentat në shtator të 2016-ës kur ishte i ulur në një lokal në qytetin e Fierit.

Pak pas ngjarjes, policia gjeti duke u djegur në afërsi të fshatit Çermë automjetin që përdorën autorët. Në brendësi të tij ishin edhe 3 armët kallashnikov. Makina është djegur tërësisht duke zhdukur çdo gjurmë të autorëve. Policia tha se ka nisur një aksion të gjerë për gjetjen e tyre. Në ndihmë të policisë lokale shkuan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Fieri dhe RENEA nga Tirana. Një grup hetuesish kanë pyetur një grup të madh dëshmitarësh ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Paraprakisht, policia thotë se bëhet fjalë për një përplasje mes dy grupeve kriminale në qytet.

Tv Klan   

Zamir Latifi

Zamir Latifi

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*