Jugu i vendit është përfshirë nga dy tërmet mëngjesin e sotëm. Mësohet se tërmeti i parë ka  qenë me magnitudë 3.6 të shkallës rihter dhe një tjetër pak më i lehtë.

Tërmeti 3,6 ballë është ndjerë në zonën e Beratit, Kuçovës, Fierit dhe Ballshit.

Ndërsa tërmeti tjetër me magnitudë ka qenë i shkallës 3 rihter.

Mësohet se nuk ka informacione për dëmë në njerëz apo materiale./tvklan.al