Dy tërmete janë regjistruar në rajonin e Prespës dhe të Ohrit në Maqedoni. Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 3 të shkallës Rihter.

Tërmetet që ranë pas mesnate, e kanë pasur epiqendrën 85 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Strugë e Kërçovë. Nga tërmeti nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale./

tvklan.al