Kompania konsulente për projektin e hidrocentralit të Skavicës hedh poshtë variantin e parë që parashikonte ndërtimin vetëm të një kaskade. Kompania franceze e ka cilësuar si një projekt të pa financueshëm, që ka ndikim në mjedis, me përmbytjen mbi 580 hektarë dhe nevojën për të zhvendosur 10 mijë persona.

Dy variantet e tjera propozojnë ndërtimin e dy digave Katund i Ri dhe  Skavica. Ministri i Industrisë dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se Katundin e ri mund ta bëjë privati ndërsa Skavicën  mund ta ndërtojë KESH-i duke gjetur edhe forma të tjera financimi.

Damian Gjiknuri, Ministër i Industrisë dhe Energjitikës

: Të paktën të japin me partneritet publik- privat një variant i cili nuk ka impakt në Kaskadë pra që quhet pjesa e Katundit të Ri dhe nuk impakton operacionet normale te KESH-it. Ajo që mbetet sfidë për ne nëpërmjet korporatës energjitike shqiiptare të kërkojmë një asisitencë, një konsulencë, një mbështetje financiare

Ministri i Energjisë thotë se për katundin e ri ka një ofertë të pa kërkuar nga kompani private dhe për të është dhënë bonus. Në tryezën e ministrisë së energjisë, qeveria u kërkoi donatorëve mbështetje financiare për KESH.

Tv Klan