Shkon në 6 numri i viktima si pasojë e motit të keq me reshje bore dhe temperatura të ulëta në Shqipëri. Një 69-vjeçar ka humbur jetën në ujërat e lumit Bunë.

Viktima është Filip Shllaku dhe mësohet se ka rrëshqitur në lumë gjatë momentit që ka qenë duke mbushur ujë.

Gjithashtu një tjetër person ka humbur jetën. Fillimisht u raportua se një 67-vjeçare nga qyteti i Durrësit kishte vdekur nga të ftohtit, por sipas policisë rezultoi se ka pësuar atak në zemër. Ajo është identifikuar si Shpresa Muça. Sipas burimeve policore mësohet se gruaja kishte tre ditë që kishte ndërruar jetë dhe nga kontrolli i bërë rezultoi që ajo nuk kishte asnjë pajisje ngrohje në banesë.

/tvklan.al