arsenali-armetMinistria e Brendshme njofton se ka goditur një grup kriminal me 6 persona që merrej me trafik të armëve dhe municioneve luftarake nga Shqipëria drejt Kosovës, në të cilin bënin pjesë edhe dy punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Në pranga është vënë Fadil Sula, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionit Kukës, i dyshuar si kreu i grupit, Hamdi Matja magazinier armatimi në Repartin 100, pranë Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si furnizuesi kryesor me armë e municione të këtij trafiku, si dhe bashkëpunëtorët: Liman Gjici, Lorenc Zyli, Erjon  Zisko, e Abedin Plaku.

Operacioni u finalizua në dalje të tunelit të Kalimashit, teksa pjesëtarët e këtij grupi ishin duke transportuar një sasi armësh dhe municionesh luftarake. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 12780 fishekë automatiku e pistoletë; 4 armë automatike dhe një sasi e konsiderueshme, pjesë armësh të ç’montuara.