Paulo Dybala mund të ketë vetëm një destinacion nëse largohet nga Juventus. Kjo është hipoteza që ngre gazeta “Marca”. E përditshmja sportive spanjolle nga ana tjetër shton se nuk do të ketë asnjë lëvizje para takimit të përfaqësuesve të lojtarit dhe drejtuesve të Juventus ku do të flitet për kontratën e re të argjentinasit.

Dybala pritet të përitojë 7 milionë euro nga marrëveshja e re. “Mraca” shkruan se mund të ndodhë si me Paul Pogba, i cili rinovoi me Juventus, por kaloi te Manchester United para përfundimit të saj. Sipas  gazetës spanjolle, gjithmonë një hipotezë, 23-vjeçari mund të kalojë te Real Madrid në verë ose në 2018. Paulo Dybala u transferua nga Palermo te Juventus në verën e 2015 për 32 milionë euro.

Tv Klan