Paulo Dybala është shumë pranë rinovimit me Juventus, që sipas mediave italiane pritet të firmoset brenda kësaj jave. Argjentinasi pritet të zgjasë kontratën deri në 2021 dhe me një rritje të konsiderueshme të pagës.

7 milionë euro në sezon do të përfitojë 23-vjeçari ku përfshihen edhe bonuset për paraqitjet e tij, duke u kthyer ndër më të paguarit në Serie A.

Në marrëveshje nuk do të përfshihet asnjë klauzolë për largimin e Paulo Dybala dhe diçka e tillë do të qartësohet vetëm me kalimin e kohës. Sulmuesi mbërriti te Juventus në verën e 2015 nga Palermo dhe shuma e paguar për të ishte 32 milionë euro pa llogaritur këtu bonuset.

Paulo Dybala ra menjëherë në sy duke ngjallur interesin e ekipeve me emër si Real Madrid dhe Barcelona./ TV KLAN