Dy persona kanë tentuar të grabisin mëngjesin e kësaj të diele një kazino që gjendet në zonën e ish-Kinostudios, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:10 minuta.

Dy persona, njeri prej të cilëve mbante një armë në dorë, i janë drejtuar kazinosë.

Ata janë parë nga një qytetar që ka njoftuar policinë.

Shërbimet e forcave të rendit mbërritën pa vonesë dhe arrestuan në flagrancë Armando Demirin.

Ndërsa personi tjetër që ishte me të dhe që kishte pistoletën, i identifikuar si D.S  29 vjeç, arriti të largohej.

Policia ngriti disa pika kontrolli në zonë dhe kreu kontrolloi banesën e të shpallurit në kërkim dhe familjarëve të tij, por pa mundur ta arrestojë./ TV KLAN

***

Në orën 04:10, në numrin e Energjencave 112 , ka ardhur një telefonatë se në zonën e “Kinostudios”, dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë i armatosur, kanë tentuar të vjedhin një Casino.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet policore shkuan në vendngjarje dhe disa minuta pas telefonatës dhe falë veprimeve të shpejta dhe mirëkoordinimit të shërbimeve kanë bërë të mundur kapjen e

Armando Demiri, 30 vjeç banues në Tiranë, njërit prej autorëve të dyshuar.

Gjithashtu është bërë i mundur identifikimi i autorit të dytë me inicialet D. S, 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili është larguar nga vendngjarja.

Ky person dyshohet se ka pasur me vete një armë zjarri, tip pistoletë.

Policia e ka shpallur në kërkim  dhe ka ngritur pika kontrolli të shumta dhe po ushtron kontrolle në banesën e tij apo të afërmve  ku mendohet të fshihet me qëllim  kapjen e tij./tvklan.al