Dy prindër janë arrestuar sepse dhunuan dhe i dogjën organin gjenital një 17- vjeçari, pasi dyshonin se i kishte përdhunuar vajzën.

Atiku Yahaya dhe Farida Hamza thuhet se kanë paguar një grup të rinjsh për të rrëmbyer 17-vjeçarin Ahmed Ibrahim, pasi ata dyshonin se ai kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tyre 4 vjeçe, tha policia.

Mësohet se pas rrëmbimit 17- vjeçari është rrahur dhe mbyllur në tualetin e shtëpisë së çiftit dhe më pas ata i kanë djegur organin gjenital.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Sokoto, në Nigeri.

Ahmad ka mohuar se ka përdhunuar vogëlushen, por prindërit e saj këmbëngulin se mbi vajzën e tyre është abuzuar seksualisht dhe kërkojnë dënim maksimal nga gjykata.

Ndërkohë që Atiku Yahaya dhe Farida Hamza janë duke vuajtur dënimin për rrëmbim personi dhe ushtrim dhune./tvklan.al