danimarke-para

Danimarka është vendi i parë që ka ndërmarrë hapin për të hequr njëherë e përgjithmonë paratë, pasi Dhoma Daneze e Tregtisë rekomandoi që dyqaneve t’u lejohej ndalimi i parave “cash” (në dorë).

Kjo do të bëjë që dyqanet të pranojnë pagesa vetëm nëpërmjet kartave të debitit, kreditit dhe pagesa nëpërmjet smartphone.

Siç shkruan gazeta britanike “Metro”, nëse kjo masë do të pranohet nga parlamenti, në fillim të 2016 – ës në Danimarkë nuk do të jetë më e mundur që të paguhet me para. /tvklan.al