E bardha e dëborës, këtë dimër mbulon edhe veshjet. Kjo është tendenca e stilistëve për stinën dimërore 2017 – 2018.

Veshjet ku e bardha dominon propozohen nga stilistët nga rastet formale deri tek takimet me miqtë e familjarët. 

Shtëpitë më të mëdha të modës, si Shanel Monkler e Tori Bërç sjellin një variacion të gjerë të këtyre veshjeve të trasha duke nisur nga palltot e bardha e peliçet. Ato janë të madhësive të ndryshme nga ato më të mëdhatë, treçerekshet e deri tek ato më të shkurtrat. Mjafton që – siç thonë stilistët – të ndiheni komodë në ngrohtësi.

Variacione edhe tek pantallonat e fundet, të gjata e të shkurtra. E bardha e sezonit zbret deri tek çizmet.

Tv Klan