Një tjetër ditë, një tjetër kriminel që çmend rrjetin me pamjen e jashtme.

Këtë herë bëhet fjalë për një vajzë, e cila akuzohet për dhënie të makinës në mënyrë të papërgjegjshme, fotoja e së cilës ka bërë për vete internetin.

Sarah Seawright u arrestua nga policia pasi nuk u paraqit në seancë gjyqësore. Ajo u dënua për akuzën më lart, por kjo duket se nuk ka aspak rëndësi për fansat e saj gjithnjë e në rritje.

Sarah-Seawright (2)

Sara, nga Arkansas, SHBA, ka patur probleme me ligjin edhe në të shkuarën. Ajo është akuzuar për vjedhje, e madje edhe rrëmbim.

Kjo nuk është hera e parë që interneti e “humb” pas pamjes së jashtme të një të burgosuri. Vitin e shkuar e njëjta gjë ndodhi me Jeremy Meeks, duke i hapur këtij të fundit dyert e modelingut, pasi la qelinë./tvklan.al