Pikët e 47 këngëtarëve me të drejtë vote i dhanë “E çmendur” të Anxhela Peristerit çmimin “Kënga më e mirë” për 2017.

Për të parën herë konkurruese në “Kënga Magjike” Elhaida Dani dhe Fifi u listuan e dyta dhe e treta.

Finalja e madhe e ndarjes së çmimeve për të 20 finalistët i besoi trofeun e Televizionit Klan “Jetën ma fal” sjellë nga Xhesika Polo.

Produksioni i festivalit iu besua tekstit të Adrian Hilës dhe Rovena Dilos, me kompozim të Adrian Hilës, kënduar me profesionalizëm nga i riu Klint Çollaku.

“Kënga Magjike 2017” do të cilësohet si edicioni i konkurrimit për baladën më të mirë.

Ia kishte premtuar publikut, por së pari të bijës, se në skenë do të rikthehej si këngëtar. Anna dhe Ardit Gjebrea kënduan “Për ty”.

Anna Gjebrea: “Unë mjafton që jam me babin dhe kam bërë të gjithë gjërat e botës.”

Tanimë që dritat e festivalit u fikën, këngëtarët  u vlerësuan për krijimet e tyre artistike, mjeshtri i spektakleve më të rëndësishme të Italisë dhe përtej saj, skenografi prej 9 vitesh i “Kënga Magjike”, Gaetano Castelli, gjithnjë surprizohet nga produkti përfundimtar. 

Besarti, Erioni, Arjola dhe Nevina nuk i përballuan deri në fund emocionet. Ishin të parët që iu rikthyen përditshmërisë sapo titrat u shfaqën në ekran pas një transmetimi të gjatë të drejtpërdrejt në Televizionin Klan.

2018 është një jubile për “Kënga Magjike”. Ideimi i 20 viteve festival është një angazhim i cili për produksionin ka nisur. 

Tv Klan