Vetëm 2 javë nga lindja e fëmijës, e dashura e Cristiano Ronaldos, Xheorxhina Rodrigez, shfaqet në një formë të mrekullueshme.

Modelja spanjolle ishte e pranishme në një aktivitet bamirësie në Madrid, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe fotografëve për linjat trupore, gati të pabesueshme.

22-vjeçarja i është nënshtruar një diete mesdhetare, duke konsumuar vetëm perime, drithëra e fruta, një regjim i rreptë ushqimor që duket se ka dhënë rezultat.

Xheorxhina Rodrigez dhe Kristiano Ronaldo u bënë prindër më 12 nëntor, me sjelljen në jetë të vajzës Alana Martina. Ky është fëmija i parë për modelen spanjolle dhe i katërti për yllin e futbollit.

Tv Klan