Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Historia e parë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është një nga rrëfimet më të dhimbshme dhe tregon sakrificat që ka bërë një vajzë e re për të mposhtur sëmundjen. Ajo është Dajana dhe që prej moshës 1 vjeç e gjysmë ka emigruan në Itali, së bashku me familjen e saj. Por jeta e saj nuk ishte si e gjithë fëmijëve të tjerë. Mes lotësh ajo rrëfeu të gjithë sagën e peripecive që ka kaluar, pasi ka bërë 18 operacione dhe ka qenë 2 herë në koma. Dajana këtë të diel ka thirrur vëllain e saj të madh, Liridonin, për t’i dhënë një mesazh dhe për ta falenderuar për gjithçka.

“Unë kam ikur shumë herët me familjen dhe prindërit si të gjithë emigrantët kanë punuar shumë, por veçanërisht mami im. Unë doja shumë të kisha shoqëri, të dilja, të shëtisja, kurse vëllai Liridon donte të merrej me kompjuter dhe nuk kishim shumë marrëdhënie të afërt. Unë ndërkohë vazhdoja të shtoja shumë, aq sa shkova 130 kilogramë”.

“Kjo foto është bërë në Krujë. Unë haja sa vëllai, por shëndoshesha, ndërsa ai jo. Si fillim bëja palestër, mbaja dieta, por nuk kisha asnjë ndryshim. Më pas mora vendim të bëja një operacion për të hequr 80 përqind të stomakut, por duke qenë se isha nën moshë duhet të firmosnin prindërit. Por më pas doktori ndryshoi mendje dhe tha nuk të operoj dot se je 17 vjeçe, do të presim Marsin. Unë u mërzita dhe gjeta një doktori privat. Në vitin 2013, do martoja vëllain dhe nuk doja të shkoja në dasmë 130 kilogramë”.

Tani nisin dhe kalvaret nëpër spitalet e Italisë, pasi gjërat marrin një rrjedhë tjetër. Dajana kalon nga një operacion në një tjetër…

“Ishte Janar, u operova dhe gjithçka ishte në rregull. Pas 4 ditësh filloi temperatura dhe u detyrova të bëja një tjetër operacion. U futa përsëri në operim, pasi kisha marrë infeksion në gjak. Doktorët panë që të gjithë penjtë e operacionit ishin hapur, i gjithë aciditeti i stomakut kishte kaluar në organet e tjera. Mjekët u detyruan të më largonin në një spital të madh, pasi kishte reaminacion. Qëndrova në spital nga Janari deri në Maj, ku festova dhe 18 vjetorin tim.

Në fillim dukej sikur isha mirë, por ndërkohë merrja antibiotikë për 1 vit e gjysmë. Më pas shkova për pushime me një shoqe, por u ktheva shkova në spital, pasi kisha temperaturë. Mjekët nuk më lanë të kthehesha në shtëpi, sepse thanë se në moshën 18 vjeçe nuk mund të kesh këtë lloj bronkopneumonie dhe mjekët më thanë se do të më mbanin në vëzhgim.

Për dy vite bëra terapi e antibiotikë dhe mjekët nuk e kuptonin çfarë kisha. Ndërkohë temperatura nuk ulej, unë nuk haja fare. Pasi më bënë një rezonancë magnetike zbuluan se poshtë kraharorit, në krahun e majtë kisha një kist, i cili më shkaktonte temperaturë, kisti infektohej. Mjekët më thanë se duhej të operohesha dhe të hiqja kistin. Pas katër ditësh kisha përsëri temperaturë të lartë, infeksioni u rrit, siç ishte përpara operimit dhe u detyruan të më bënin operacion.

Kishte ngelur një fistul ndërmjet stomakut që kishte bërë një rrugë që shkonte poshtë diafragmës, e që formonte këtë kistin. Aty, duke parë mjekët se isha në moshë të vogël, nisën të më bënin drenazhë, proteza. Kam ndenjur dy vite dhe gjatë këtyre viteve kam bërë 18 operacione”.

E pyetur nga Ardit Gjebrea se kur ka qenë operacioni i fundit dhe çfarë do të ndodhë më atë, Dajana u përgjigj:

“Operimi i fundit ka qenë në 27 Qershor të vitit 2017. Ky i fundit ka qenë pak më ndryshe nga të tjerët. Ka nisur në Nëntor të vitit 2016 dhe nga Perugia shkova në Milano për një doktor më të mirë që kisha dëgjuar. Doktori tha se do të më vendoste një protezë. Ai tha se nuk mund të heqim stomakun, sepse je e vogël dhe do të vendosim protezë, edhe pse nuk doja që ta vendosja, kisha një protezë. Familja më thoshte që duhet ta bësh dhe vendosa për ta bërë, por fatkeqësisht ndodhi ajo që nuk do të ndodhtë, proteza kishte rrëshqitur. Proteza ishte nga ezofagu dhe poshtë. Unë isha vetëm kur ajo kishte rrëshqitur dhe pësova hemorragji të brendshme dhe pësova komë për dy muaj. Isha në Bergamo”.

Falenderoj Zotin që isha vetëm dhe më dha forcë që t’i hapja sytë për ata dhe nuk doja t’i lija pa i parë. Pas dy muajsh kam parë vëllain dhe në fillim u shtanga, e nuk e njohja trupin tim. U ngrita nga aty, pa stomak me tuba me devijime. Dhe e pata shumë të vështirë ta pranoja. I thoja vëllait që unë nuk dal kështu. Ai më tregoi se kisha pasur një fistul në aortë. Kisha qenë në gjendje kritike dhe mjekët kishin dhënë shumë pak shpresë. Ata kishin thënë se isha e paralizuar, por nuk ndodhi.

Pasi dola nga spitali sigurisht që ishte e vështirë dhe pas 6 muajsh më thanë që do të bëja përsëri ushqim dhe do ushqehesha si të gjithë njerëzit. Unë nuk ushqehem si të gjithë njerëzit, por me një tub që marr ushqim artificial.

Marr shumë forcë nga vëllai im i madh dhe kam fatin që kam atë”.

Por histori e trishtë e Dajanës vazhdon…

“Në Maj të këtij viti duhet të shkoja në Bergamo. Në fundjavë kisha djegie në kraharor, erdhi ambulanca më mori dhe sapo shkova në spital humba ndjenjat. 10 ditëshin e parë nuk kam qenë e vetëdijshme dhe kur u zgjova mësova se proteza që më kishin vendosur në aortë ishte e infektuar dhe asnjë doktor nuk më merrte përsipër, përveç një doktori në Milano. Ai vendosi të më bëjë operacion në Qershor të 2017-ës. E dija se kisha shumë pak shpresë, por askush se dinte që kisha vetëm 20 përqind. Ishte darkë dhe unë u sëmura shumë keq, dy ditë përpara operacionit. Ditën e hënë më çuan në reanimacion dhe të martën në operim. Kur kam dalë nga operacioni pas 9 orësh, doktorët dhe të gjithë janë çuditur dhe kanë dhënë që është një mrekulli”.

Dajana ka thirrur vëllain e saj të madh Liridonin, për t’i dhënë një mesazh dhe për ta falenderuar për gjithçka.

Liridoni, pasi ka marrë mesazhin nga gazetari i të “Dielës Shqiptare” ka ardhur në studion e “Ka një mesazh për ty”.

Nëpërmjet një video, Dajana i ka shprehur vëllait një mesazh prekës dhe shumë të dhimbshëm.

Dajana i premtoi atij se do e kalojë dhe “stuhinë” e fundit dhe do ia dalë.

Mesazhi në studio:

“Unë deri më sot nuk ta kam thënë asnjëherë përballë dhe duhet të ta them që gjatë këtyre 5 viteve më ke dhënë shumë forcë dhe më ke falur një jetë të dytë. Unë do t’i përballoj të gjitha falë teje dhe ne do të udhëtojmë bashkë dhe do t’i bëjmë të gjitha planet tona”.

Lirdoni

Dajana ka 5 vite që vuan dhe prej vitesh ka luftuar. Deri më sot ka luftuar për shëndetin e vet, pasi ishte e shëndoshë, por më pas nisi të luftojë për jetën e vet, bashkë me ne.

Më vjen keq se nuk kam qenë prezente në jetën e tij përpara se të ndodhnin gjithë këto gjëra, por unë i them se do të jem gjithmonë bashkë me të”, 

ishin fjalët e fundit të Dajanës përpara përqafimit me të vëllain.

Rasti II

Albana Keka, 38 vjeçe ka ardhur së bashku më bashkëshortin e saj në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo është martuar me Akremin nga Vlora, por që ditën që ata kanë vendosur të lidhin jetën, nëna e saj ka qenë kundër kësaj martese, me pretendimin se bashkëshorti i vajzës së saj është më i madh në moshë. Albana ka ardhur në studio pët t’i kërkuar nënës që ta falë dhe të takohen, pasi ajo ndihet keq. Por nëna e saj nuk ka pranuar të vijë.

“Jam Albana Keka, motra e tre vëllezërve, prindërit i kam të divorcuar. Mami pretendonte për mua, pasi jam gocë e vetme. Nuk jam nga ato vajzat e përkëdhelura dhe kam qenë gjithmonë afër shtëpisë. Pasi vëllezërit u martuan më shpejt, unë ngela vetëm me vëllain e vogël. Unë kam nisur të punoj që në moshë 15 – vjeçare, edhe pse mami im nuk donte. Por unë doja që të mos na mungonte gjë në shtëpi. Në vitin 2005, një nga tezet e mia u fut të më prezantonte një djalë, meqenëse pretendoja shumë. Unë isha gjatë gjithë kohës punë-shtëpi, shtëpi-punë. Nuk kisha një motër që të flisja, ndërsa me mamin e kisha pak të vështirë. Tezja me prezantoi një djalë, por mua nuk më pëlqeu dhe më thoshin që kur është me shkesi, nuk ka dashuri dhe do ta duash avash-avash. Nuk e di, por nuk më pëlqeu. Tezja insistonte çdo ditë që unë ta takoja në një orar të saktë. Nuk e njoha atë djalë, sepse nuk pata mundësi të dilja ta takoja dhe ta njihja nga afër, ndryshe nuk do të isha fejuar dhe të vendosja unazë.

Ka qenë ndeshja Greqi – Shqipëri dhe kur fituam jam gëzuar shumë dhe në ato momente gjërat filluan të ftohen. Unë u ngrita dhe të nisa të gëzoja. Në ato momente i lashë unazën në tavolinë, pas debatit që patëm.

Më pas ika nga aty dhe shkova në një hotel ku fillova punë si recepsioniste. Pas kësaj nisa si përgjegjëse te hoteli ku punova për 10 vite. Më pas erdha në Shqipëri, pasi mami m’u sëmur. Unë jam bërë si djali i shtëpisë.

Më Akremin Lamaj u njohëm që në vitin 2012. Kemi qenë në tavolina të ndryshme, pasi punojmë të dy me poezi, unë jam tek proza, ai është rapsoditë e folklorit lab”.

Por kush është Akremi?

Akrem Lamaj  54 vjeç nga Vlora ka ardhur në “E Diela Shqiptare” për të shoqëruar bashkëshorten e tij.  Ai ka punuar disa vite ushtarak dhe më pas është larguar, pasi vajza e tij u sëmurë.  

Ai është ndarë nga bashkëshortja me cilën kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Vajza e tij vdiq në moshën 12 – vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje. Ndërsa djali jeton në Greqi me nënën e tij. Më pas Akremi u martua me Albanën nga Dukati.

Si nisi njohja e Akremit me Albanën.

Albana Keka: 

Ai më shkruan një poezi dhe mendoi se kisha ditëlindjen, por unë në fakt se kisha. Ndërkohë kisha bërë shaka, sepse unë e kam në 27 Korrik, jo në Tetor kur më shkruajti mesazhin Akremi. Një ditë të bukur i them Akremit; ke ndonjë hall, fol. Kishim kafe të shpeshta dhe takoheshim shumë. Një ditë e pyes çfarë ke dhe ai më thotë do të të marr për grua. Unë faktikisht nuk doja ta dëgjoja këtë, sepse e kisha parë si mik, si baba, si shok, madje i flisja për ndjenjat e mija për dikë tjetër. E pyes Z. Akrem jeni mirë? U mendova, mora poezinë dhe e shikoj disa herë nëse kishte diçka, por ndërkohë ishte një mesazh ditëlindjeje.

Një ditë të bukur, i kthej përgjigje e takoj dhe folëm për gjërat që duam. Ai më çon tek motra e tij dhe për atë nuk kam fjalë. Ajo më do pa masë.

Ardit Gjebrea:

 

Por ka diçka, ka një ngërç me mamanë tuaj?

Albana Keka: 

Për këtë jemi sot këtu. Mami im siç çdo nënë. Unë në vitin 2016 unë dyshoja se mos isha shtatzënë dhe fillova ta besojsa, sepse nuk kisha qenë më parë nënë. Të gjithë më trajtonin, mos prek, mos e ngre. Dhe aty, fillova të ndjeja diçka të mrekullueshme. Por në fakt unë nuk isha. Por unë e besoja se e kisha. Aty e kuptoj nënën time.

Ardit Gjebrea: Çfarë nuk shkon me nënën tënde?

Albana Keka: 

Nuk është se nuk shkon, por mami im donte të mburrej se kishte bërë sakrifica dhe donte ta shikonte vajzën e saj me një dhëndër. Por ajo e pa djalin e ri në Greqi sesi u soll dhe sesa i papjekur ishte.

Ndërsa zotëria që kam në krah është shumë i rëndësishëm është për mua dhe më ka qëndruar shumë afër. 

Një ditë shkoi tek mami, pa bërë kurorëzim për të kërkuar dorën time.

Ardit Gjebrea: Shkon me Akremin për të aprovuar këtë lidhje? 

Albana Keka: 

Nuk e priste nga mosha, nga diferenca. Nuk e priste.

Ardit Gjebrea: Sa herë e ka takuar mami, Akremin?

Albana Keka: 

Vetëm një herë. Unë shkoj e shikoj, por ajo nuk ma hap derën. Mua më mungon shumë

.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ke që nuk e takon mamin?

Albana Keka: 

Në 27 Korrik në ditëlindjen time bëmë dasmën dhe një videoklipin dhe i kërkova Shegës, kunatës sime, që të shkonim ta shikonim mamin, por ajo nuk pranoi. Pasi mendoi se do mërzitesha më shumë. Ajo ditë ka qenë shumë e vështire për mua, sikur ishte vaki dhe jo dasmë. Unë e dua mamin ta shikoj, më ka marrë malli për erën e saj.

Ardit Gjebrea: Ke tentuar ta takosh mamin?

Albana Keka: 

Po dhe më është mbyllur dera e lokalit.

Gazetari i “Ka një mesazh për ty” ka udhëtuar drejt Vlorës në shtëpinë e nënës së Albanës, por ajo nuk ka pranuar të vijë në studion e të “Dielës Shqiptare”.

Pasi pa videon e nënës, e cila nuk pranoi, Albana humbi ndjenjat për disa sekonda dhe më pas u qetësua. 

Ajo i ka shkruar nënës një poezi prekëse dhe Arditi i ka premtuar Albanës se do të shkojë në Vlorë dhe do ia çojë asaj lulet dhe poezinë e vajzës së saj.

Megjithëse e tronditur që mamaja e saj nuk e pranoi ftesën për të ardhur në emision, Albana ka shpresë se zemra e nënës do të zbutet një ditë.

“GJYSHJA NGA…”

Kushdo q ka vizituar Prizrenin, e ka pare “poezine” brenda tij. Pak art nga tradita e gatimit te Prizrenit sjell sot Blerina Bombaj ne rubriken “Gjyshja nga fshati”. Por gjyshja sot nuk ka ardhur vetem, e shoqeron edhe bashkeshorti isaj. Nje cift mjaft simpatik prizrenali!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” tek “E diela shqiptare” në Tv Klan u trajtua problemi mes nuses dhe vjehrrit. Arsyeja është një pronë. Floresha Vlashi nga Gramshi  rrëfen se arsyeja pse do ta nxjerrë vjehrrin nga shtëpia është sepse ai ka ndërruar tokën pasi viteve ’91, por nuk disponon asnjë dokument.

Debati i plotë:

Floresha Vlashi: Si ta morën tokën, ke firmosur në ndonjë vend, ke bërë dallavere në ndonjë vend.

Qerimi Vlashi : Nuk kam bërë asnjë dallavere, por ule zërin.

Floresha Vlashi: Do përgjigjesh deri në fund. Unë nuk i le fëmijët që të më vriten nesër. Sot ka ardhur personi tjetër dhe më kërcënon, madje ka marrë dhe policinë dhe na kërkon të dalim, pasi thotë së është toka ime.

Eni Çobani: Ju jeni kryefamiljari i familjes dhe në vitin ’91 keni përfituar një tokë me ligjin 7501 dhe unë kam këtu aktin e tokës suaj me emrin Qerim Qamil Vlashi që jeni ju. Ju keni një sipërfaqe toke 10 450 metër katrorë, në këtë kohë kjo ka qenë në familjen tuaj bujqësore?

Qerim Vlashi: Kam qenë unë…

Eni Çobani: Juve sigurisht, por keni pasur dhe persona të tjerë në shtëpi?

Floresha Vlashi: Kanë qenë 7 veta sepse njëra nuk ka pasur tokë.

Eni Çobani: Zoti Qerim juve keni bërë ndonjë pjesëtim të pasurisë?

Qerim Vlashi : Ne e ndamë me 7501-shin, aty ku kisha një dynym unë kishte dhe Aliu, zotëria që po flasim. E ndërruam atë tokë më një dynym, e kam ndërruar pa letra. Ai e zaptoi.

Eni Çobani: Pra e pranon që e ke ndërruar?

Qerim Vlashi: E kam ndërruar pa letra dhe nëse e ke ndërruar nuk mund t’i biesh në qafë atij tjetrit dhe nuk mund t’i thuash që e ka zaptuar.

Eni Çobani: Keni ndërmarrë ndonjëherë ta mblidhni familjen tuaj dhe t’i thoni hajdeni o fëmijë të bëjmë një pjesëtim familjar?

Floresha Vlashi: Pse nuk e keni bërë?

Eni Çobani: Zoti Qerimi nuk është vetëm gabimi juaj…

Floresha Vlashi: Atij ia kanë dhënë numrin e tokës, ata me ato numra pronësie e kanë zhvendosur në një vend tjetër. Kur shkoj unë kërkoj certifikatën e tokës ata ma japin në një vend tjetër.

Eni Çobani: Për të kuptuar më mirë juve keni një sasi të madhe tokë, të gjitha pjesët janë në rregull në flasim vetëm për dy pjesë.

Floresha Vlashi: Flasim vetëm për dy pjesë që kanë të njëjtin pjesë 22/12 dhe 22/2. Ato kanë patur të njëjtin numër pasurie, 22/2 dhe 22/1, ata kanë bërë ndërrim.

Eni Çobani: Kush e ka bërë këtë regjistrim?

Floresha Vlashi: Unë nuk mund t’i bëj, ose ka vënë ndonjë firmë ky.

Qerimi Vlashi: Unë nuk kam vënë firmë.

Eni Çobani: Floresha në aktin e marrjes së tokës në pronësi që është bërë shumë vite më parë, po ta shikosh me sy të lirë ka një korrigjim të numrave. Unë dua të kuptoj vetëm një gjë në të dy pasuritë për të cilat ju flisni është një emër Vioishti është njësoj në të dyja. Tani unë dua të kuptoj ku ndodhet?

Floresha Vlashi: Asaj i është thënë emrin nga ë ka qenë një lloj peme dhe vetëm ajo pjesë e ka këtë emër.

Eni Çobani: Unë kam pyetur njerëz kompententë të fushës dhe më kanë thënë që është nje emër  tipik i veçantë dhe nuk mund të ngatërrohet. Dhe ai është piki i asaj zone dhe nuk mund të ngatërrohet.

Floresha Vlashi: Si erdhi ai nga një vend tjetër dhe e morri atë tokë?

Eni Çobani: Tani ju flisni për një zotëri të quajtur Ali, sipas dhe pretendimit të Zotit Qerim kanë bërë një ndërrim. Tani për çfarë pjesë kanë bërë ndërrimin?

Floresha Vlashi: Flitet për këtë hartën këtu. (foto)kurse zonën që e kanë ndërruar nuk është në këtë hartë.

Eni Çobani: E ka ditur Qerimi këtë?

Floresha Vlashi: Kështu e dinë këta me fjalë.

Eni Çobani: Me çfarë zone e ndërrove këtë?

Qerimi Vlashi: I dhashë në një zonë tjetër.

Floresha Vlashi: E ndërroi me një zonë që quhet Fushë.

Eni Çobani: E keni shfrytëzuar ju?

Floresha Vlashi: Ne e përdorim, por me letra e ka ai dhe Aliu thotë punoje sa është gjallë Qerimi dhe pastaj nuk ke më punë.

Eni Çobani: Si mundët që të marri dhe tokën tjetër?

Floresha Vlashi:Do i ketë thënë ai ndonjë gjë?

Qerim Vlashi : Unë nuk i kam dhënë gjë…

Floresha Vlashi: Veç një dynymi ka marrë dhe 350 metra të tjerë.  Shkova tek zyra e Regjistrimit, si ka mundësi që ia dhe tokën time? Nuk di gjë më tha, shko kërkoje me gjyq.

Eni Çobani: Unë kam folur me zotin Ali të cilin kam pasur mundësi ta telefonoj. Ai bëri të paditurin dhe tha nuk e njoh.

Qerimi Vlashi: Më njeh, si nuk më njeh…

Floresha Vlashi: Unë dua atë që më takon dhe ajo është toka e fëmijëve të mi, nuk dua të më vuajnë. Ata e gënjyen dhe kur shkova me marr hartën, ato më thanë nuk di gjë, shkoni në gjyq. Pse vetëm nëpër gjyqe do shkojmë ne, këtu nuk ka shtet.

Nëse ai do ishte sjellë si njeri nuk do isha këtu.

Eni Çobani: Këtë 1 dynym që ia keni dhënë me ndërrim doni që ju të merrni pjesën tuaj, apo doni të mbani Fushën?

Floresha Vlashi:Unë kërkoj pjesën time. Unë dua tokën time.

Eni Çobani: Për përdorimin që i keni bërë tokës së Zotit Ali, çfarë do i bëni?

Floresha Vlashi: Edhe ai ka punuar tokën time, unë nuk dua dëmshpërblim. Dua vetëm 350 metra tokë. Vetëm 1 dynym më ka marrë në 2011 350 metra tokë erdhi dhe hodhi gardhin tutje dhe madje kërkoi të më merrte pjesë tjetër.

Në studion e “Shihemi në Gjyq” mbërriti një telefonatë nga djali i Aliut, personit që pretendohet se ka bërë një ndërrime toke me zotin Qerim.

Eni Çobani: Mund të më sqaroni dhe të marrim një shpjegim nga kjo situatë?

Ervin Paja: Tokën ma ka marrë ai mua, jo unë atij.

Eni Çobani: Ju pretendoni se jua ka marrë zoti Qerim. Unë dje fola me Zotin Ali dhe më tha se nuk e njoh Qerimin. Ju e dini që është bërë një ndërrim toke?

Ervin Paja: Unë jam në rregull me qeverinë dhe nuk kam asnjë problem.

Eni Çobani: Unë do kem një takim me specialistin e bashkisë që ka bërë dokumentat. Meqënëse ju pretendoni që ky ndërrim është bërë apo jo.

Ervin Paja: Ma ka marrë tokën ai, Qerim Vlashi ma ka marrë tokën mua.

Eni Çobani: Si nuk ke bërë një denoncim ti?

Ervin Paja: E kemi bërë denoncimin dhe më pas ja kemi falur.

Eni Çobani: Kur i keni bërë dokumetat e tokës?

Ervin Paja: Që në vitin 1990…

Eni Çobani: Nuk mund të bëheshin letrat që në 1990, pasi në ’91 është ndarë toka.

Ervin Paja: Ne jemi në rregull me të gjitha dokumentat.

Debati mori një rrjedhë tjetër pasi, djali i zotit Ali tha se është në rregull me të gjithë dokumentet. Pas kësaj deklarate nusja kritikoi vjehrrin dhe i dha se nuk do e pranojë më në shtëpi.

Një telefonatë tjetër mbërriti, ai është Gëzimi i cili është marrë me këtë çështje nga zyra e pasurive.

Gëzim Dollani, topograf tek zyra e Pronave: Qerimi ka ardhur për një konflikt pronë në Vidhisht, duke qenë se unë e njoh këtë zonë shkova në terren dhe pashë nga afër së bashku me nusen, Qerimin dhe djalin e tyre.

Kërkova një takim mes tyre dhe Aliut dhe i kërkova dokumentat dhe pashë që ai ishte certifikuar për ato prona. Akti i marrjes së tokës në pronësi ka disa elementë sigurie, që do të thotë ka emra që ka vendosur Komisioni i atyre viteve.I thashë zotërisë që Qerimi ke ka këtë Vidhishten, po ti pse nuk i ke këto. Ai tha se kam rënë dakord me Qerimin për t’i mbajtur këto toka dhe t’i jap një pjesë tjetër lart. Por nuk e kemi gjetur gjuhën. E pyeta si është bërë fakt i kryer nga zyra e regjistrimit më certifikatë pa bërë një dokument noterial pa ndërruar pronat. Zotëria me erdhi një ditë në zyrë shumë i shqetësuar dhe më tha çfarë do bëhet me mua? Me ty ka vetëm një zgjidhje nesh nuk do të kaloni në proces gjyqësor, ose do shkoni tek zyra e regjistrimit para noterit të bën deklarata për ndërrimin e pasurisë, kjo është rruga më e shkurtër ligjore. Nëse nuk e bëni këtë është e drejta e Qerimit të kërkojë tokën e tij, atje ku e ka pasur.

Eni Çobani: Nga dokumenti që unë disponoj duket që numrin pasurisë, numrat janë korrigjuar me dorë.

Gëzim Dollani: Janë bërë nga punonjësit e zyrës, ose nga topografët privatë. Mbi këto harta kanë punuar, por aty tek ajo hartë nuk është e qartë, por tek harta digjitale që kam unë janë fshirë këto gabime.

Floresha Vlashi i ka kërkuar vjehrrit t’i kthejë tokën, përndryshe kur të iki do shkosh të rrish atje dhe nuk do vish në shpi. Pa më dhënë mua certifikatën e tokës nuk ke për të ardhur në shpi. Kur të më japësh certifikatën e tokës do vish në shpi.  

Kam dy fëmijë për të ushqyer s’kam me çfarë të jetoj. Nëse më thoni ju që do zgjidhet unë kam besim tek ju.

“KËNGA MAGJIKE”

Grupi “Të Kualifikuarit”:

  • Elson Braha – “23”
  • Samanta Karavella – “Humbur”

Kategoria “New Artist”:

  • Bersi ft. Anna
  • Toli
  • Arjeta Palushaj