Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Rasti II

Jeta nuk i ka buzëqeshur aspak! Një histori e dhimbshme dhe plot emocione të forta ishte ajo e Nertilës në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Nertila një vajzë e re, i është dashur të përballohet me sfida shumë të mëdha edhe pse në një moshë shumë të vogël. Ajo ka kaluar një divorc të vështirë, është përballur me dy sëmundje të rënda dhe ka ardhur sot në emision për t’i kërkuar falje ish-vjehrrit, pasi sipas saj ai është arsyeja pse ajo ka sot një vajzë të vogël.

“Kam ardhur sot në emisioni për t’i kërkuar falje gjyshit të vajzës sime. Unë  jam ndarë para një vit me bashkëshortin tim, edhe pse ishte një historie me ngjyra, dashuri sakrifica të shumta, gjithçka që mund të përjetojë një martesë. Pjesa më e vështirë për mua ishte kur babi i vajzës sime ra në burg në shtetin grek. Ishte një periudhë kur unë kuptova se askush nuk po qëndronte afër tij. Unë sapo isha bërë nënë dhe merresha me aktivitete komunitare dhe vendosa të shkëputesha nga gjithçka dhe t’i përkushtohesha babait të vajzës sime dhe jam shumë e lumtur qe e kam bërë. Më pas mora vesh se vuaja nga dy sëmundje kancerogjene, në mitër dhe në gjoks. Unë sot do të rrëfej dhe një sekret. Lidhur me sëmundjen time ka vetëm pak ditë qe e ka marrë vesh mami, pasi më parë ja kisha thënë vetëm motrës së tij”.

Por historia nuk është vetëm kaq. Për Nertilën, dhimbja bëhet dhe më e madhe.

“Mua me vdiq dhe fëmija i dytë në bark dhe kjo vdekje më ktheu nga një Nertilë idealiste, në një Nertilë me realiste dhe mendova mos kam gabuar që duhet të paguajë dikush tjetër, sepse ishte një jetë tjetër. Mendova që të le mënjanë kurimin dhe të luftoj që babai i fëmijës sime të fitonte lirinë, pasi ishte dënuar me shumë vite. Ai ka qenë në burg dhe  në të kaluarën para se të më njihte. U përballa më boten e krimit. Kështu që vendosa të bëja shumë gjëra, disa aty për aty të çastit, thjesht të zgjidhja problemet dhe ta shikoja vajzën time me babain. Nga njëra anë nuk e dija si ishte sëmundja, shikoja që një kokërr më rritej mbi lëkurë dhe e fshehja që mami im të mos ma shikonte dhe të dallonte sa keq isha”.

E pyetur nga Arditi nëse u vizita, ajo tha se ka bërë një vizitë, por jo të specializuar. Pas shumë muajsh bëra disa vizita të tjera, sepse e kisha mendjen tek babai i vajzës sime.

Nertila: Motra i thotë mamit që ajo qan çdo natë, dhe me pyet mami pse qan?

Unë i them që jo vetëm më ka zënë gripi.

Ilaçi që unë pija më krijonte dhimbje, dhe turbullirë të madhe në mitër, sidomos pas operaciocionit. Dhe psikologjikisht po e vuaja shumë, pasi isha vetëm.

Duhet t’i kisha ndjekur dhe këshillat e atij që unë kam thirrur sot këtë, që nuk e di nëse do vijë. Para pesë viteve që unë doja të ngelesha shtatzënë ndodhi një konflikt që unë isha gati në divorc, pasi kisha qenë në spital për kokë. As babai im nuk e kupton divorcin pse nuk e kam bërë. Më pas i jam kthyer kontrollit për gjoksit dhe sot jam në fazën e parë. Kanceri në gji është aty dhe unë do shkoj në Itali, pasi do më ndihmojë kisha katolike. Është një prift që ka ndihmuar shumë gra dhe vajza.

Arditi – Le të rikthehemi tek familja jote. Ku është ish-bashkëshorti?

Nertila: 

Ai është në Tiranë.

Arditi : Në cilin momente vendose të divorcoheshe nga ai, që the jo më?

Nertila: 

Të ndahesha, sepse është fjalë tjetër ndahesh dhe divorcohesh. Unë kam patur eksperienca me gra që kanë kaluar shumë trauma të mëdha dhe që kishin përjetuar shumë probleme dhe i kisha ndihmuar. Dhe e dija që një divorc kur ti sapo je ndarë nuk është i mirë, shpërthejnë gjakra, problemet. Një divorc i filluar kur ti sapo je ndarë nuk është i mirë. Unë thashë, do zhvendosem tek familja, por do divorcohem, pasi është i pashmangshëm. Dhe thashë do merrem me shëndetin për disa kurime të domosdoshme, duhet të përqendrohesha të punoja shumë dhe më pas ndodhi dhe pjesa e operimit. Unë u shpërngula tek familja dhe pastaj në 24 Mars u operova. Divorci është i  vështirë dhe nuk është dasmë, por sigurisht rikthimin mbrapa nuk ka.  Arsyet e divorcit janë më shumë se jemi të detyruar, sesa duam.

Arditi- Si është marrëdhënia me familje e tij?

Nertila: 

Ai ka një familje të mrekullueshme, ka disa motra shumë të rralla. Më vëllain e madh të tij nuk kam pasur shumë komunikim, pasi jeton jashtë, por kishim marrëdhënie korrekte. Me vëllain e vogël, Markun kam pasur marrëdhënie shumë të afërt. Ai ka rrezikuar jetën me mu, pasi mund të vinin njerëzit me pistoletë në kokë dhe mund të na merrnin lekët dhe të iknin.

Arditi: Sot ke thirrur vjehrrin, gjyshin e vajzës tënde, pse e ke bërë këtë?

Nertila: 

Unë nuk kam komunikuar me atë që para se të zhvendosesha tek familja. Ai është fitorja më e madhe, pas vajzës që kam Pasur në 10 vite martesë.

Arditi: Ku konsiston kjo fitore?

Nertila:

 Ai e shikonte Nertilën, si Nertila, jo si nusja e djalit. Ai e shikonte Nertilën  si vajzat e tija.

Arditi: Mos harro se shkove 18 vjeç atje.

Nertila: 

Ai ka humbur nënë e fëmijëve, nga i njëjti operim që bëra unë në Mars, e kishte humbur në moshën 28 vjeçare. Ka qenë minatori dhe ka lënë fëmijët vetëm, për t’i rritur shumë mirë. Dhe kjo më bënte përshtypje. Mua sa herë më përmendje emri i vjehrrit unë zihesha. Kur  ishte në burg babai i vajzës sime, dhe njerëzit më përmendin emrin e tij, unë shpërtheja dhe njuk i lejoja, sepse ai më ka mbështetur në të gjithë vitet. Kur unë promovoja libra, ai është zgjuar nga krevati dhe i sëmurë është zgjuar nga krevati dhe ka ardhur. Bashkëshorti, nuk ka qenë në asnjë promovim, ndërsa vjehrri vinte gjithmonë. Ai më jepte shumë kurajo gjithmonë dhe të jepte fuqi.

Arditi: Ti nuk flet me ish- vjehrrin?

Nertila: Është një heshtje e ftohtë.

Arditi: Ti flisje për një heshtje të ftohtë, nga ka ardhur?

Nertila: 

Siç thashë para 5 viteve kam dashur të marr të njëjtin vendim për tu ndarë nga i biri. Familja ime të gjithë më panë si isha. Ata më kishin gjetur duke qarë tëk varri i gjyshit në 6 të mëngjesit. Në familjen time nuk kishte ndodhur kurrë një ndarje dhe nuk doja të zhgënjeja asnjë njeri. Mora telefonate dhe nga gjyshja e cila më tha se do të humbasin vlerat nëse do ndahesha. Edhe pse ata nuk i dinin gjërat. Telefonata që më ka kthyer ti thënë një mundësi bashkëshortit ka qenë ajo e vjehrrit. Unë i thashë që nuk mundem dhe dua të kthehem tek familja ime. Ai më ka thënë në telefon që “dua të jesh mire ti, dhe të të prihet mbarë ty në çdo gjë që do, por kësaj radhë jepi një mundësi për hatrin  tim”. Gjithë mbështetja që ai më kishte thënë në të gjitha ato vite, më vuri në sedër dhe nuk llogarita asnjë nga familja ime. Dhe të nesërmen në mëngjes i kam bërë mesazh djalit të tij dhe erdha në Tiranë tek biznesi i tij dhe diskutuam si të përmirësojmë marrëdhënien. 

Arditi: Vjehrri ku është?

Nertila: 

Ai është në Troshan. Kam marrë vesh që ka qenë në spital. Kam menduar disa herë që ti shkoja në spital në Sanatorium, por kam frikë se do sëmurej më shumë.  Unë e kam vajzën falë tij sot. Nëse nuk kishte qenë ai unë nuk do isha bërë nënë sot, për shkak të sëmundjes.

Arditi: Si e ka emrin vajza?

Nertila: 

Çelestina, mua me pëlqen ti thërras Tina, por të tjerët i thonë Ina.

Arditi: Sa kohë ka që nuk e ka parë vjehrrin?

Nertila: 

Rreth një vit.

Arditit: Çfarë do dojë t’i thoje?

Nertila: 

Më vjen keq që i ka munguar mbesa. Së dyti do ti kërkoj falje që i kam shtuar një shqetësim tjetër, pasi nuk është e lehtë që t’i ndahet djali. Madje mund t’ i kërkoj falje në emër të të dyve dhe të atij, që i kemi sjellë një tjetër shqetësim atij njeriu kaq të mirë. Së dyti do i premtoja që vajzën do ja dërgoj shumë shpesh, pasi është i sëmurë. Unë tani kam pak më mirë, pasi ka pasur raste që unë kam ndenjur me muaj shtrirë.

Pasi ka marrë mesazhin z. Shtjefen ka ardhur në studion e të dielës shqiptare.

Nertila: Babë si je?

Shtjefen: Ma mirë. Ku e kë lënë vajzën?

Nertila: Do vi ta sjell vajzën ta shikosh ti, ka takuar babën e vet, e kam takuar dhe unë. E kam lënë pak vetëm se më qëllon me lëviz për kurim. Atë e marr malli shumë për ju.

Shtjefen: Edhe mua më merr malli për ty.

Nertila: Doja ta dija nëse mund të vija.

Shtjefen: Ti ke vendin tënd dhe mund të vish kur të duash.

Nertila: Babë doja me të kërku falje. Ne nuk e dimë se çfarë do na ndodhi në jetë, sikurse nuk e ke ditur ti. Nëse të kujtohet para 5 viteve kemi bërë një telefonatë ku më ke kërkuar një mundësi për tu rikthyer. Unë jam ulur me ty kemi folur dhe i kemi zgjidhur bashkë. Të kërkoj fjalë që të kam sjellë shumë shqetësime për shumë gjëra. Unë nuk i kam kërkuar falje as babës tim. Ti je personi i vetëm që dua të të kërkoj falje që unë nuk mundëm me u kthy mbrapa. Unë nuk do martohem më kurrë dhe ju mbete i familja e vetëm nga vajza.

Shtjefen: Jo, Nertilë me fol ashtu, pasi jeta ka gjithçka.

Nertila: Unë kam bërë një premtim tek Zoti dhe do e mbaj fjalën. A ka mundësi që unë të vi tek shtëpia sa herë të dua?

Shtjefen: Sa herë të dush e ke derën hapur tek baba, djali ka të metat e veta, unë fajësoj djalin. Nuk ke nevojë me kërku ndjesë, kemi bërë vetëm detyrë.

Nertila: Unë nuk të kam marrë ne telefon sepse nuk doja të të mërzisja.

Shtjefen: Unë kam përballuar shumë sfida dhe ndoshta kam gabuar. Jeta ka gjithçka. Mua më dhimbset vajza se është mbesa ime, më dhimbsesh dhe ti se ke pasur sakrifica. Unë për vetë kam mësuar shumë gjëra në jetë. Kështu që nuk duhet të vendosësh që të mos martohesh më.

Nertila: Unë doja të të kërkoja falje.

Shtjefen:Nuk ke pse më kërkon falje fare.

Më pas Nertila, u takua me ish vjehrrin  ku nuk mungoi dhe një përqafim i ngrohtë mes tyre. Arditi u bërë dhe një surprizë ku solli në studio vajzën e vogël, e cila u takuam me gjyshin.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” tek “E diela shqiptare” në Tv Klan ka qenë e pranishme në studio një e burgosur dhe babai i saj. Edmira ka mbërritur në studio e shoqëruar nga dy gardiane femra, të cilat ishin pjesë të seancës së ndërmjetësimit për shkak të sigurisë. Agimi dhe Edmira janë përballur në studion e “Të dielës shqiptare”, ku 30- vjeçarja kërkoi që babai i saj ta ndihmojë që ajo të takojë fëmijët e saj, pasi ka 4 vite që nuk i shikon ata. Por, historia është më e komplikuar se kaq, pse ka përfunduar Edmira në burg, cilat janë arsyet që ajo gjendet pas hekurave?

Historia dhe seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”:

Edmira është dënuar me 20 vite burg për vrasje të mbetur në tentative në bashkëpunim, pasi ish- bashkëshorti i saj është qëlluar 24 herë me thikë teksa ishte duke fjetur.

Ish-burri i saj dhe të afërmit pretendojë së ajo e ka kryer këtë vepër, në bashkëpunim me kunatin, pasi kishin një mardhni intime së bashku.

Prej 4 vitesh vuan ajo vuan dënimin në burgun e grave 325 në “Ali Demi”. Ka qenë një letër që ajo i ka nisur Eni Çobanit. 

Ne bashkërisht jemi lidhur nga kjo letër dore, e cila është ulur një ditë dhe lot në sy ka shkuar këtë letër. Me thënë të drejtën Ardit kushdo që do e lexonte do të prekej. Mu desh të merrja rrugën dhe ta takoja nga afër dhe të bëni sot këtë seance ndërmjetësimit”,

 u shpreh Eni Çobani.

Edmira Xhaferraj  u shpreh se nuk e pati të lehtë për të ardhur në këtë studion, por ishte e domosdoshme.

“Unë jam e Edmira Xhaferaj , jam 30 vjeç,nënë e dy fëmijëve. Aktualisht e divorcuar dhe divorci është, pasi unë u gjenda pas hekurave. Askush nuk do ta dëshironte një divorc, as kur je jashtë jo më pas dyerve të burgut. Arsyeja pse kam thirrur babain tim sot, është e vetmja shpresë për mua dhe fëmijët e mi. Kam 4 vite që nuk kam asnjë kontakt me ta, kam qenë shumë e lidhur me ta”.

Eni Çobani: Në çfarë moshe i ke lënë fëmijët?

Edmira Xhaferraj : Gocën e kam lënë 7 vjeç dhe djalin pa bërë 4. Sot goca është 11 vjeç dhe djali është 7. Nga 6 Dhjetori i 2013 nuk kam  asnjë kontakt.

Agimi: 

As vetë nuk e di pse jam thirrur sot nga vajza ime. Kjo qenka kaq kohë në burg, pse nuk më ka njoftuar për arrestimin dhe burgimin e kësaj vajzës, për arsye se dhe vajza s’më ka thënë dhe ish- familjarët e saj nuk më kanë thënë. 

Di të them se ka patur një familje të rregullt, si nga ana ime si nga ana e ish-burrit. I rrita, i fejova, i thashë burrë. Burrin e bëra me lajmësi, e deshën njëri tjetrin. Në ato kohë kishim marrëdhënie shumë të mira familjare. U martua,lindi vajzën dhe më pas djalin. I shoqi punonte në Greqi dhe jetonte me vjehrrën. Ka qenë mirë dhe më shtëpinë dhe me ekonomi të mirë. U martua në vitin 2005.

Edmira Xhaferraj : Të lutem me lër dhe mua të flas. Nuk kam patur kurrë probleme në familje.

Agimi: 

Duhet të më kishit njoftuar mua.

Edmira Xhaferraj : 

Unë kam sot një dënim të dyfishtë.

Agimi: 

Ke 14 vjet që ti je shkëputur nga babai dhe nga nëna .Këtu përpara teje duhet të ishte ish- vjehrra, ish- burri, ish- kunata dhe ish-kunati jot. Të mos bëheshin këto debate me mua, por me ata. Jam ngritur nga krevati dhe kam ardhur vetëm për respekt të kësaj zonjë këtu.

Eni Çobani: 

Ne presim nga ty të na tregosh. Çfarë ka ndodhur dhe për çfarë arsye sot ti i ngarkon babit ndihme, pse  këtu nuk është ish bashkëshorti jot, ish kuanti jot dhe  njerëzit e burrit? pse ka ndodhur? Ke qenë t’i në këto vendimmarrjet e gjykatave sepse mua më është dashur jo orë, por ditë për ta gjykuar. Heshtjen tënde në këto momente unë nuk e kuptoj. Ke ditën tënde për të folur që të të kuptojë publiku, por dhe këta njerëz që kanë dhënë vendimin për ty.

Edmira Xhaferraj : 

Natën e 6 Dhjetorit në orën 9:30 kam qenë duke çuar çunit në gjumë. Kam qenë në dhomë të gjumit dhe me derë të mbyllur.

Eni Çobani: K

ëtu thuhet që ka qenë me derë të hapur dhe ju nuk keni qenë brenda.

Agimi: 

Pse nuk më morë në telefon …

Edmira Xhaferraj : 

Nuk pata mundësi të telefonoja, sepse nuk më kanë thënë mundësi familjarët e tij.

Natën e 6 Dhjetorit kam dëgjuar zhurmë dhe kam dalë nga dhoma e gjumit, në korridor jam ndeshur me dy kunetërit Përparim dhe Gazimin  dhe më thonë ccfarë ke bërë.

-Unë thashë s’kam bërë asnjë gjë, më kanë goditur dhe kam humbur ndjenjat. Më pas kam humbur ndjenjat dhe kur zgjohem shoh që shtëpia ime ishte e mbushur me policie. Hajt se po le një deklaratë, sepse burri ishte i plagosur

Eni Çobani: J

o, i plagosur por burri juaj ishte me 24 goditje  thike në pjesën e krahërortit dhe të barkut.

Edmira Xhaferraj : 

Unë nuk kam parë asnjë gjë.

Eni Çobani: 

Shpjegoje ngjarjen ç’fare ke bërë, na shpjego pse akuzohesh dhe je dënuar me 20 vite burg.

Edmira Xhaferraj : 

Akuzohet për vrasje të mbetur në tentative me ish- kunatin, me burrin e motrës së ish- bashkëshortit. Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë familjare.

Eni Çobani: 

Kush është lidhja jote me Aleksandër  Ahmetaj që vuan të njëjtin dënim me ty, me 20 vite burgim.

Edmira Xhaferraj : 

Unë e konsideroja si kunatin tim, por jo që të kem lidhje intime me të, sikurse letrat i kanë bërë zi sot. Me kanë arrestuar në 11:30 të natës dhe me kanë thënë të lesh një deklaratë në polici. Ndërkohë ne pyetjet të tjera kanë folur dhe të tjera kanë shkruar. Nuk me kanë pyetur për avokat. Ju thoja që nuk kam bërë asnjë gjë, por askush nuk më besoi.

Arditi: Kush e ka bërë sipas teje, këtë vepër?

Edmira Xhaferraj : Këtë vepër e ka bërë kunati i tij.

Arditi: Për cilin motiv ?

Edmira Xhaferraj:  

Ata kanë punuar bashkë ne Athinë dhe kanë pasur një konflikt. Ish- bashkëshorti e ka sharë nga nëna dhe ai nuk e ka duruar, pasi nuk ka qenë i pranishëm në vdekjen e nënës së tij.

Agimi: 

Turp t’i vijë kësaj dhe asaj familje që s’më kanë treguar mua dhe nuk doja që të arrinte puna deri këtu. Duhet të më tregoni të vërtetën. Më parë as unë nuk e kam njohur Aleksandër Ahmetaj, e kam njohur nga dhëndëri.

Eni Çobani: 

Unë jam marrë me një kohë të gjatë me zotin Saimir Xhaferaj dhe kam shkuar nga Tirana në Fier dhe e kam takuar në prezence të vajzës së tij 11 vjeçare. I kam kërkuar shkakun dhe arsye për të cilën ky zotëri sot mban kujdestarinë e fëmijëve të tij, por ndërkohë që gjykata ka vendosur dhe takim me nënë. Në fakt ky është dënimi i dytë që i është bërë Edmira Xhaferraj i është bërë. Lemë veprën penale mënjanë për të cilën gjykatat janë investuar dhe Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 20 vite burgi, Edmira Xhaferraj dhe Aleksandër Ahmetaj, por në anën tjetër kemi dhe një zgjidhje martese. Kur Gjykata ka marrë një vendim të tillë, kur asnjë partner nuk mund të ndalojë  zbatimin dhe ekzekutimin e këtij vendimi. Ardhja e vajzës së tij 11-vjeçarë në prezencën tonë, ishte një gjë shumë e rëndë. Unë nuk e prisja me vajzën e tij, pasi është një ngjarje shumë e rëndë. Vajza ishte në një gjendje psikologjike të rënduar. Ishte një kopje e nënës së saj. Fola gjatë me të.

Sot janë të përfshira tre familje në këtë konflikt. kemi një martesë nga ku kanë ardhur 2 fëmijë. Nga ngjarja e 6 Dhjetorit ka ardhur një divorc. Saimiri nuk pranon asnjë lloj komunikim me zonjën dhe as në telefon.

Vendimi : 

Saimir pasi ka ngrënë darkë e ka zënë gjymi në divan, vajzën e ka marrë nëna e tij dhe ka shkuar në dhomën e saj të gjumit, ndërsa dalin e ka marrë Edmira dhe ka ikur në dhomën e saj. Në moment Saimir në gjumë e sipër ndjen goditjet e një thikë, dhe ofshamën e këtij mashkulli dhe zërin e një femre, ku Saimiri pretendon se është zëri i Edmirës.

“Vrite mos t’i dalë zërit së na panë njerëzit” , ndërsa Saimir, thirri, ma thir Papin se më vranë”, ka dëshmuar Saimir në Gjykatë.

Eni Çobani:  

Në dhomën ku ka qenë zoti Aleksandër dhe Ermira, sipas pretendimit të Saimirit, kanë qenë vetëm këta ta dy. Në momentin që ka ardhur nëna e tij, Aleksandri ka iku nga dritarja.

Sipas prindërve të Saimrit, Edmira ka qenë brenda dhe ka mbyllur derën. Aleksandri është kapur në kufi dhe ka pranuar vrasjen. Aleksandri ka thënë që ka qenë vetëm dhe Edmira ka dashur t’i ndaje.

Ndërsa Edmira thotë se ka hyrë dhe ka dashur të ndajë ata, dhe është goditur nga kunetërit. Pra kjo është një dëshmi pak kontradiktore.

Arditi: Pse të akuzon burri, si është e mundur kjo që ai të lerë fëmijët pa nënë. Ke ndonjë ide?

Eni Çobani: 

Ai ka pasur një xhelozi të madhe mes Aleksandrit dhe Edmirën, pasi pretendonte si këta kishin një lidhje me njeri tjetrin. Unë kam kërkuar takim me Aleksandër Ahmetaj, por ai nuk ka pranuar. Unë kam bërë detyrën time dhe kam kërkaur takim, por ai pa e ditur arsyen e takimit ka thënë një Jo të madhe. I rezervoj të drejtën nëse e kemi rënduar me këtë seancë ndërmjetësimi që e kemi përmendur.

Eni Çobani i ka kërkuar Agimit që të vazhdojë përpjekjen e tij për të bërë të mundur takimin e fëmijëve të Edmirës.

Agimi: 

Unë e kam të pamundur që të vazhdoj proceduarat e mëtejshme, pasi kam gruan sakate, një fëmijë të vogël dhe jam i operuar.

Eni Çobani: Jeni kontaktuar nga ish- krushta, apo ish-dhëndrit, jeni takuar?

Agimi: 

Nuk më ka lajmëruar asnjëri as vajza ime, as krushqit. Të gjithë kanë përgjegjësi karshi meje.

Eni Çobani: Vajza juaj është dënuar me 20 vite burg, të ka hyrë në burg 26 vjeçe dhe do të dalë 46 vjeçe. Natën e ngjarjes në ccfarë ore ke qenë në familjen e Edmirës?

Agimi: 

Unë kam qenë një javë përpara në familjen e Edmirës.

Edmira Xhaferraj: 

Unë dua t’i bëj një thirrje Saimirit, për fëmijët. Uroj që ai t’i lerë fëmijët të më takojnë. Nuk kam reshtur kurrë për ata fëmijë madje kam dhënë dhe intervista. Uroj që ai të ndërgjegjësohet. U kërkoj fëmijëve që të më japin mundësi të takojnë. T’i shikoj se më mungojnë, madje t’i shikoj nuk mund t’i njoh.

Eni Çobani: 

Unë mund të them se vajza juaj ishte shumë e shkathët, e kam parë vetë.

Edmira Xhaferraj: 

I kërkoj falje dhe babait, për të të gjitha shqetësimet.

Agimi: Unë nuk dua të më kërkosh falje. Këtu në këtë sallë duhet të kishe ish- burrin, ish- vjehrrin dhe ish kunetërit. Kërkoj nga ju zonja Eni qenë rast se kjo nuk është e implikuar të vihet drejtësia, pasi këtu nuk ka drejtësi.

Eni Çobani: 

Vajza juaj është dënuar 20 vite burg në 16.02.2015. Të ftoj që nëse brenda vetes mendon se nuk je fajtore, bashkëpunëtorë dhe ke qenë brenda asaj dhome, në të cilën që vjehrra jote thotë se në dhomën e gjumit nuk ka pasur njeri, në tualet nuk ka pasur njeri, por ke qenë në dhomën e erret, ku u plagos Saimiri. Të ftoj si ndërmjetëse të luftosh, nesh e ndjen veten fajtore siç tha dhe babi jot, në të kundërt vazhdo të vuash dënimin.

Agimi tha se i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore, përsa i përket takimit me fëmijët e vjazës. Sipas tij, problemi qëndron tek Zyra e Përparimit.

Edmira Xhaferraj: 

Babi të lutem jeni e vetmja zgjidhje, ju dhe Eni, më ndihmon, më jepni një zgjidhje të takoj fëmijët e mi. Dua që të mos kemi një dënim të dyfishtë.

Agimi: 

Babai, nuk të ndihmon dot, unë të martova të dhashë burrë, le të të ndihmojnë ata. Unë kërkoj drejtësi nga ju zonja Eni.

Eni Çobani: 

Agim unë e kuptoj vështirësinë tuaj, por jemi përpara disa vendimeve gjyqësore. Ju deklaroj me përgjegjësinë time, nëse ju nuk keni mundësi, këtë rat bashkë me Edmirën për takimin e saj më fëmijët, do e marr vetë përsipër.Për më të mirën e fëmijëve të Edmirës, ne do e realizoj një takim mes tyre, sesa kohë do na duhet këtë do e shohim dhe do e bëj publike.    

Por Eni Çobani tha një mesazh.

Nëse nuk i doni bashkëshortët mund t’i lini, jeta vjen vetëm një herë dhe këtë nuk mund t’ia merrni askujt, as për shkaqet e xhelozisë  dhe as për motive të tjera, nga të cilat një çift vetëm mund të ndahet, por jo të vritet apo të lëndohet.

“KËNGA MAGJIKE”