Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

“E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në ditën e ndërrimit të viteve ka vendosur t’ia dedikojë fëmijëve, pasi ata gëzojnë më shumë për festat e fundvitit. Ardit Gjebrea ka ftuar një mik, i cili sa herë që bëhet fjalë për fëmijët nuk thotë jo. I ftuar special ishte Kryeministri Edi Rama, i cili ka dëgjuar historitë e tyre dhe në fund u ka plotësuar dëshirat.

Ardit Gjebrea: Cili është raporti juaj me fëmijët?

Edi Rama: Unë besoj që e kam një raport special për faktin që ata më shikojnë mua siç shikonin ne kur ishim të vegjël Ariun Silva, që na impresiononte pa fund. Prandaj nuk them asnjëherë jo, pasi është njësoj si të na privoje ne atëherë nga ariu.

Historia e Parë: Eriglisa, vajza e komunitetit egjiptian dhe dëshira e saj për të ndihmuar fëmijët

Eriglisa është vajza e parë që erdhi në studio. Ajo është 26–vjeçe dhe është nga Laçi, ka mbaruar studimet e larta për mësuesi dhe vazhdon masterin për mësuese. Ajo i përket komunitetit egjiptian dhe sipas saj ky komunitet përballet me vështirësi. Familja e saj përbëhet nga 6 pjesëtarë, prindërit dhe 4 fëmijë.

E pyetur nga Gjebrea se si ka qenë fëmijëria e saj Eriglisa u përgjigj kështu: 

“Prindërit e mi gjatë gjithë jetës së tyre kanë mbledhur hekurishte të ndryshme, bidona dhe karton, pasi ka qenë e vetmja mundësi. Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë”.

Ardit Gjebrea: Çfarë mban mend nga fëmijëria jote?

Eriglisa: 

Unë kam lindur 1 kg e 600 gr dhe në atë moment doktorët menduan se unë kam vdekur dhe më lanë në një lavaman, por falë tezes unë sot jam këtu, pasi më futi në gjoksin e saj dhe më ngrohu me nxehtësinë e turpit të saj. Në moshën 6 vjeç unë jam bërë nënë dhe babë për motrën dhe vëllain tim, i ushqeja, i mbaja, mundohesha dhe të gatuaj ndonjë gjë. Në shkollë kur shkoja edhe pse nuk kisha kohë për të mësuar, pasi kujdesesha për ata unë në duar kisha brumë, pasi bëja bukë.

Ardit Gjebrea: Ke punuar ti vetë?

Eriglisa: 

Jo, deri në klasë të 8. Por duke qenë se ne jemi nga komuniteti egjiptian nuk kishim mundësi. Nuk e prisja se do vazhdoja të studioja. Mësuesja ime kujdestare ka insistuar me muaj duke bindur mamin tim që unë të vazhdoja shkollë. Edhe pse mami im kishte dëshirë ne nuk kishim mundësi. Falë mesueses kujdestare jam këtu, ajo quhet Gjyste Baraku, ajo më ka regjistruar në shkollë në Lezhë. Më vendosi letrat për bursë, pa e ditur asnjë, ajo ka paguar të gjitha paratë. Më rregjistroi në shkollë profesionale për mësuese. Katër vite e kam bërë vajtje-ardhje, Lezhë-Laç. Një mundim dhe shpenzim shumë i madh për familjen time.

Ardit Gjebrea: Më çfarë shkoje?

Eriglisa: 

Me një mikrobus shkolle.

Ardit Gjebrea: Si i përballojë shpenzimet?

Eriglisa: 

Gjatë këtyre katër viteve u futa si vullnetare në një organizatë të krishterë, për komunitetin tim. Në fillim isha vullnetare, por duke qenë se ata më panë që unë impenjohesha me vendosën një pagesë prej 50 mijë lekësh të vjetra. Dhe kjo ishte shumë ndihmesë pasi unë me atë paguaja transportin.

Ardit Gjebrea: A ta kenë marrë me vete prindërit kur mblidhni hekurishte?

Eriglisa: 

Mbaj mend njëherë që isha më babain në qytetin e Krujës dhe me shokët e tij. Dhe më kujtohet si tani, kur unë isha duke gërmuar brenda një kazani plehrash dhe doja të merrja një rrugicë e kuqe dhe unë mbeta brenda në kazanin e plehrave, pasi atij ju mbyll kapakun dhe nuk mundja të dilja.

Pasi mbarova gjimnazin, vështirësitë dihet që ishin të shumta, nuk e kisha menduar se do vazhdoja më shkollën edhe pse kisha rezultate të mira. Plotësova formularin vetëm për të mos më ngelur merak dhe më doli e drejta e studimit edhe pse e hodha për një degë që nuk e kisha menduar, për Punë Sociale. Në fillim nuk pranova të shkoja, por familja ime këmbënguli. Nisa studimet part –time në Shkodër për mësuesi. Doja të thoja që mami im e donte arsimin dhe pse për vete ka bërë vetëm 3 vite në gjimnaz. Përpara se të vija unë këtu mami ishte duke gërmuar tokën në një uzinë. Ajo është shumë punëtore, nxjerr shufrat e hekurit nga betoni në mënyrë që të fitojë lek për të na ndihmuar ne. Unë, motra dhe vëllai im jemi këtu falë mundit të mamit tim dhe familjes sime.

Ardit Gjebrea: Ti në fakt doje t’i jepje një mesazh mamit tënd, por pastaj ndyshove mendim…

Eriglisa: 

Jam menduar disa herë do shkoj do shkoj, mami im e meriton që unë t’i jem mirënjohëse, por kisha shumë ndrojtje. Por kam gjetur një arsye shumë të fortë që jam sot këtu.

Ardit Gjebrea: Cila është?

Eriglisa: 

Unë punoj prej dy vitesh në një organizatë që ka në fokus komunitetin egjiptian. Prej një viti jam edukatore me fëmijët romë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç janë fëmijët?

Eriglisa: 

Ata janë 3-4 vjeç dhe ne i përgatitim për më vonë. Unë e dua shumë atë punë.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për ata?

Eriglisa: 

Ata janë në gjendje shumë të mjerueshme dhe më vjen shumë keq. Mund të vijnë dhe zbathur. Duke qenë se jemi në fundvit doja të bëja diçka. Prindërit e tyre i nxjerrin pasdite për të lypur. Edhe pse ne paradite përpiqemi që t’i kapim nëpër shtëpitë e tyre, pasi organizata i merr me furgon. Por për ata nuk është festa të mbushin tryezë me ushqime, por të kenë një dhuratë.

Ardit Gjebrea: Nuk marrin ata lodra për Vitin e Ri?

Eriglisa: 

Absolutisht jo. Unë kam një muaj që më vjen keq të shkoj në punë, pasi ndihem keq se presin të marrin ndonjë dhuratë.

Ardit Gjebrea: Ju i siguroni ushqim dhe veshëmbadhje, kaq vështirë është për lodra? Kujt i jeni drejtuar?

Eriglisa: 

Ne i jemi drejtuar bizneseve që e dimë se mund të na ndihmojë, por asnjë përgjigje, as negative nuk kam marrë. Një ditës rrugës kur po shkoja në punë mendova t’ju shkruaja ju, pasi e di formatin. Doja të ftoja dikë dhe sikur babagjyshi të shfaqej në ambientet tona kjo do ishte dhe për mua dhurata më e bukur për këtë vit.

Ardit Gjebrea:  Si e kaloni ju ditën e fundit të vitit?

Eriglisa: 

Mund të them për fëmijërinë time, pasi kanë ndryshuar festat. Më përpara ishte arsyeja e ardhjes së fundvitit që të mblidhemi bashkë dhe të shohim televizion. Kurse sot duhet të mbushet tavolina. Edhe pse prindërit e mi janë munduar, nga pak.

Ardit Gjebrea: Sot ku studion?

Eriglisa: 

Unë studioj në Universitetin Europian të Tiranës dhe e dua shumë degën që studioj, mësuese. Për këtë më është dashur të futem në borxhe, kam marrë një kredi për të studiuar.

Ardit Gjebrea: Si e shlyen këtë kredi?

Eriglisa: 

Me rrogën që marr shlyej kredinë, paguaj qiranë dhe marr dhe dy abone, ndërkohë mami sakrifikon akoma për mua dhe më ndihmon. Dua të them dhe diçka tjetër, mami im prej 10 vitesh ka një sëmundje të keqe në trup dhe ajo vazhdon ende të jetë e fortë. Jemi bërë gati për operacion dhe kemi marrë shumë borxhe dhe nga tezet, por ajo nuk pranonte pasi thoshte se vajza ka provimet dhe për shkollën time ka sakrifikuar. Ajo ka ndenjur në të ftohtë në acar dhe gjithmonë ka sakrifikuar për ne. Kam dashur të punoj dhe në qytetin tim të Laçit, por e vetmja punë që më është ofruar ka qenë që të fshija në bashkinë e qytetit, edhe pse unë jam me shkollë të lartë. 

Kur ishte Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale, unë kam punuar 6 muaj në shkollën time 8 –vjeçare, si mësuese dhe bëra stazh me pagesë dhe aty kam veshur përparësen e bardhë. 

****

Historia e dytë: Angjela rrëfen historinë e djalit të saj Leo që nuk mund të ecë

Angjela: 

Isha 19- vjeç kur vendosa të martohesha me bashkëshortin tim. Pak kohë më vonë morëm vesh lajmin që do bëheshim me djalë. Ditët kalonin dhe kur erdhi momenti që do të lindja, gjithçka mori kthesë për jetën tonë, por edhe për djalin tonë. Morë vesh që ai vuan nga një sëmundje e rrallë kockash dhe ajo sëmundje nuk e lejonte që ai të ecte.

Ardit Gjebrea: Kur e more vesh këtë gjë?

Angjela: 

Që në momentin që ka lindur dhe ka ndenjur për 7 vite me allçi sepse ishte deformimi i këmbëve dhe kocka ishte shumë e dobët.

Ardit Gjebrea: Si i kishte këmbët?

Angjela: 

Ai i kishte këmbët e zhvendosua nga pas. Ai i është nënshtruar operacionit pas dy muajsh kur lindi. Ai ka qenë gjithmonë nëpër spitale. Është një fëmijë shumë i fortë dhe shumë inteligjent. E adhuron shkollën dhe është shumë i dashur. Jam krenare që kam një fëmijë të mrekullueshëm si Leo. Ai është forca ime.

Ardit Gjebrea: Sa ndërhyrje ka bërë Leo?

Angjela: 

Ai ka bërë 14 operacione. Kemi shkuar dhe në Greqi, u ndez një dritë jeshile për Leon. Doktorët na garantuar se do shërohej, por duhet të paguanim shumë para dhe të jetonin atje. Leo i është nënshtruar operacioneve nga 12 orë.

Sa vjeç është Leo sot?

Angjela: 

Ai është 9 vjeç, tani është bërë dhe me motër. Kjo gjë e ka gëzuar shumë.

Ardit Gjebrea: Shkon në shkollë Leo?

Angjela: 

Po shkon, e çoj unë çdo ditë më karrocë. Këmbët e tij tani janë zhvilluar disi pas operacioneve. Leo do të bëhet futbollist si Lionel Messi. Në shkollë e duan të gjithë dhe ai ndihet shumë mirë.

Gjebrea ka ftuar në studio Leon dhe i ka kërkuar nënës së tij që të mos qajë, por të buzëqeshë.

I pyetur nga Gjebrea se cila është dëshira e tij, vogëlushi u shpreh që të ngrihet sa më shpejt në këmbë.

Leo i ka dërguar një letër Babagjyshit këtë fundvit, edhe pse i ka çuar dhe herë të tjera letra, ai përsëri nuk është i mërzitur. Gjebrea mes emocionesh dhe lotësh ka lexuar letrën që Leo i ka dërguar Babagjyshit. 9-vjeçari i ka treguar për mësimet, motrën e cila ka ardhur në jetë, por nuk ka harruar dhe kërkesat.

Ai i ka kërkuar babagjyshit një makinë për të ikur në shkollë dhe një kukull për motrën. Më pas Gjebrea ia ka dhënë letrën Leos dhe ai e ka përfunduar letrën.

Më pas Gjebrea ka ftuar dhe Eriglisën, e cila i është bashkuar atyre.

Në studio u bashkua dhe Kryeministri Edi Rama, i cili ishte maskuar si Babagjyshi i Viti të Ri.

Rama: Si je? Kam marrë letrën tendë, më ke shkruar mua. E mban mend çfarë më ke kërkuar?

Leo: Një makinë që të shkoj në shkollë dhe një kukull për motrën.

Rama: Ditën e parë kur të shkosh në shkollë do të të presë taksia poshtë. Do të të marrë dhe do të çojë e do të sjellë në shtëpi prap, çdo ditë derisa të mbarosh shkollën. Por ndërkohë ne duhet të bëjmë çmos që t’i të ngrihesh në këmbë, kështu që duhet që të sjellim edhe fizioterapistin që t’i të fillosh stërvitjen. Tani do t’i jap edhe kukullën motrës.

Rama-Erit: Do të shkojmë bashkë para vitit të ri tek fëmijët. Kurse për ty do t’i çoj një mesazh Edi Ramës, që të bëhesh këshilltare e Ministrit për Çështjet Sociale.

Me sytë e përlotur dhe zërin që i dridhej, Eri u shpreh se është e pamundur, pasi sipas saj duhet të ketë shumë eksperiencë. Por ‘Babagjyshi’ u shpreh se e gjithë eksperienca që i duhej ishte në zemrën e saj.

Pas kësaj, Kryeministri Edi Rama ka hequr maskën e Babagjyshit.

Rama: Kij Besim Leo, sepse do t’i bëjmë të gjitha ato që thamë. Edhe ti do të fillosh punë këshilltare tek ministri. T’i japësh mësim Ministrit nga zemra jote.

Gjerbea i kërkoi Kryeministrit që t’i japë një mesazh të gjithë fëmijëve në këtë fundvit.

Rama: 

Kur shikon nga afër njerëzit që kalojnë në këto vështirësi të jashtëzakonshme dhe unë kam parë plot, kupton se sa shumë ka për të mësuar nga këta njerëz dhe ka për të mësuar edhe një aspekt që është themelor besoj për të gjithë ne si prindër dhe si njerëz me përgjegjësi publike. Kjo vajza i ka pasur të gjitha justifikimet e botës për të mos shkuar në shkollë, për t’iu dorëzuar jetës, ashtu siç jeta i erdhi në kundërshtim me ëndrrat e saj, por nuk ka zgjedhur të justifikohet, por të luftojë me përpjekjet e saj të bëjë të mundur atë që jeta i thoshte është e pamundur për ty. E njëjta që është edhe për nënën e Leos dhe Leon vetë. Leo ka një ëndërr që do të çohet në këmbë dhe unë jam i bindur që Leo do të çohet në këmbët, sepse fuqia e tij për të luftuar me atë që jeta i thotë kjo nuk është e mundur për ty, është më e madhe sesa kundërshtia që i ka vënë jeta përpara. Unë besoj se ne të gjithë kemi shumë për të mësuar nga këta njerëz, ashtu sikundër edhe vetë Shqipëria sot, është një shtëpi që brenda ka një familje me shumë probleme, por i takon anëtarëve të familjes që të bëjnë zgjedhjen e tyre. Nëse do t’i dorëzohen kundërshtive, apo nëse do të luftojnë së bashku siç ka luftuar familja e vajzës për t’ia dalë që gjenerata tjetër ta kenë jetën më të lehtë dhe perspektiva e tyre të jetë më e sigurt. Ky është mësimi më i madh që mund të marrim nga njerëzit që nuk bëjnë lajm dhe është vërtetë momenti për t’ju shprehur respektin më të madh që u jepni zë e figurë këtyre njerëzve, që të tillë ka plot. Shqipëria reale është kjo është këtu sot.

Dua ta mbyll aty ku e nisa me vajzën, e cila tha që nuk ka eksperiencë. Në fakt vajza ka shumë më tepër eksperiencë, sesa kam unë, ose sa kemi të gjithë ne që jemi në qeveri, sepse ka eksperiencën e zemrës, të shënjuar çdo ditë të luftës me varfërinë dhe zemra e saj është një këshilltar i shkëlqyer që nuk ka të paguar. Ne sigurisht që do t’ia marrim shërbimin dhe me pagesën do të bëjmë të mundur që të mos paguajë më kredi, por të vazhdojë normalisht masterin dhe pastaj të bëhet pjesë me dinjitet të plotë, të atyre që janë shërbëtorët fisnikë të këtij vendi.

 

“DHURATA E FUNDVITIT, BIBLIOTEKA LEZHË”

“Sot është dita e surprizave, mbi të gjitha në këtë studio kur ne japim premtime duhet t’i mbajmë ato. Pikërisht rasti që do të rikujtojmë nga “Ka një mesazh për ty” lidhet me një nga premtimet që në kemi mbajtur dhe si e kemi mbajtur do ta ndjekim në vijim. Le ta ndjekim së bashku rastin dhe më pas aksionin që kemi bërë”.

Një nga kërkesat më të veçanta të “Ka një mesazh për ty” ishte dhe ajo e nxënësve të klasës së pestë nga fshati Blinisht i Lezhës.

Të shpallur kampionë të leximit, pasi për një muaj, secili nxënës i klasës kishte lexuar 24 libra, ata kishin ardhur për të thirrur në program drejtoreshën e bibliotekës së qytetit të Lezhës. Me një makinë të vogël të përshtatur si një bibliotekë lëvizëse, drejtoresha shpërndante libra artistikë në të gjitha shkollat rurale të Lezhës. Por për disa muaj, librat u kishin munguar të vegjëlve të fshatit të Blinishtit.

Realizimi i premtimit filloi që në studio, duke qenë se programi përkoi me fushatën kombëtare të leximit “Takohemi për një libër”. Ministria e Kulturës dhuroi libra, por ende një sfidë e madhe mbetej përpara.

E për ta çuar deri në fund këtë ëndërr, Ardit Gjebreas i erdhi në ndihmë një tjetër mik i mirë, biznesmeni Samir Mane.

Ardit Gjebrea: Suela na hodhi dorashkën, na sfidoi, kërkoi libra dhe mendoi që ndoshta do të ishte një mision i pamundur që të siguroheshin mbi 2600 librat që ajo kërkoi. Por për ne nuk ka asgjë të pamundur, sidomos kur ke miq të mirë, nga ata të cilët janë sensibilizuar jo vetëm një herë në program, ja ku jemi së bashku me mikun, biznesmenin aq të suksesshëm Samir Mane, në makinë duke udhëtuar drejt Lezhës për të çuar 2600 libra. Jam shumë kureshtar, i dashur Samir, në momentin që më more në telefon si të lindi dëshira për të realizuar këtë dëshirë që do të thoje se është një ndër më të mëdhatë që ne kemi bërë dhe kemi realizuar në programin “Ka një mesazh për ty”?

Samir Mane: Me të thënë të drejtën dëshira më lindi duke parë emisionin, pashë Suelën (drejtoreshën), e cila me shumë dashamirësi dhe me shumë përkujdesje dhe me shumë çiltërsi kërkoi këtë lloj ndihme dhe donacion për bibliotekën e Lezhës, mendova që të financoj të gjithë projektin e zonjës Suela.

Ardit Gjebrea: Cili është raporti juaj me librin? Sepse dhe që jeni sensibilizuar, besoj dhe mendoj që duhet të keni një raport specifik me të, ndërkohë që sot libri është në zhdukje e sipër, le ta pranojmë edhe këtë gjë.

Samir Mane: Ne fakt unë lexoj shumë, mundohem të gjej kohë për të lexuar. Kryesisht lexoj gjëra që kanë të bëjnë me profesionin tim, literatura, biografi të njerëzve të cilët janë të suksesshëm në ato fusha ku jam edhe unë. Pa dyshim lexoj dhe literatura të tjera sidomos Montefjoren, ato që janë përkthyer në shqip. Këto dhe jo vetëm i kam lexuar të gjitha, kështu që dashuria për librin është dashuria për librin, është një nga ato që më ka ngelur, besoj do e kem edhe për gjatë dhe ky rast specifik më intrigoi që të marr pjesë vetë që t’ju marr në telefon për të shprehur gatishmërinë time për të qenë pjesë e këtij donacioni.

Ardit Gjebrea: A ka ndonjë libër specifik që ka ndikuar në suksesin e biznesit tuaj?

Samir Mane: Pa dyshim që ka shumë të tilla

Ardit Gjebrea: Jam kurioz sepse po të thonit titujt do fillonin të gjithë t’i lexonin që të bëheshin si ju.

Samir Mane: Dy nga më të rëndësishmit në drejtim të profesionit janë: një biografi e Sam Wollton dhe një libër i Jack Wellsh CEO i General Electric. Tani gjithashtu lexoj dhe literaturë të Fridmanit.

Ardit Gjebrea: Le të kalojmë pak tek ky momenti i donacionit. Nuk është hera e parë, se dhe unë vetë drejtohem tek ju, besoj se shumë njerëz drejtohen tek ju. Si i përballoni të gjitha kërkesat sepse Shqipëria ka shumë nevoja? Së pari të falenderoj që nuk më ke thënë jo.

Samir Mane: Pa dyshim që jemi bërë të përgjegjshëm për përgjegjësinë sociale që kemi, natyrisht e dimë që nuk i rregullojmë dot hallet e Shqipërisë dhe shqiptarëve me ato donacione që kemi. Sikur pak të bëjmë, prap është shumë mirë. Për vitin e kaluar kemi shpenzuar 200 milionë lekë dhe në vitin 2018 kemi një fondacion prej 500 milionë lekësh vetëm për donacione të tilla. Natyrisht përzgjedhjet nuk i bëjmë ne sepse hallet janë shumë më të mëdhaja, por ne kemi një sistem që përzgjedh ato që ne kemi mundësi të bëjmë dhe ato që ne mendojmë se janë brenda kuadrit dhe ndihmave që ne japim për njerëzit në nevojë. Shpresoj që ata biznesmenë që më dëgjojnë, me ato mundësi që kanë, të japin sa më shumë donacione, sipas mundësive, që të mund të rregullojmë edhe copëza të vogla.

Ardit Gjebrea: Nga çfarë ju kanë ardhur ju kërkesa?

Samir Mane: Varfëria për vende si ne është diçka shumë e prekshme prandaj ne mundohemi të fokusohemi tek plotësimi i gjërave më të nevojshme: shkollime, bursa, spitale, pagesa operacione, rregullime shtëpiash. etj. Ky është rasti i parë i një donacioni disi të veçantë, për librin dhe rëndësinë e shkollimit, prandaj e pashë si specifikë që të vij vetë.

Ardit Gjebrea: Të falenderoj. Përpara se ne të mbërrijmë edhe pak në Lezhë, me qenë se jemi ne datën 31 dhjetor, cili do të ishte urimi për shqiptarët dhe për Shqipërinë?

Samir Mane: Një vit të ri sa më të bukur dhe të gëzuar dhe 2018-a ti gjejë sa më të lumtur dhe me sa më pak halle dhe më shumë prosperitet dhe dashuri për njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: Para se të mbërrijmë në Lezhë më lejo që të uroj më të mirat për ty dhe familjen tënde dhe Zoti ta shpërbleftë për të gjithë të mirat që ti bën për komunitetin ku ne jetojmë. Tani do të mbërrijmë në Lezhë dhe mezi pres reagimin e zonjës Suela.

Samir Mane: Në fakt ka dhe diçka tjetër. Dikush më tha pse nuk i çon tek biblioteka e Korçës, por i thashë këtë radhë po i bëj respekte Sandrit:

Ardit Gjebrea: (Duke qeshur) Po, Sandrin e kemi nga Lezha.

Samir Mane: Por natyrisht ne do të jemi pjesë aktive edhe gjatë vitit 2018 për të parë të tilla gjëra nëse mund të plotësohen apo jo interesa të ndryshme të njerëzve në raport sidomos me librin.

Ardit Gjebrea: Kur ka kërkesa të tilla janë edhe frymëzuese.

Samir Mane: Pa dyshim…

Gjebrea dhe Mane mbërrijnë në ambientet e bibliotekës së Lezhës, ku priten nga Drejtoresha e cila i falenderon për këtë dhuratë kaq të vyer.

Ardit Gjebrea: Po tani çfarë do të thuash?

Suela: Tani do të them një faleminderit të madhe.

Samir Mane: Ja ku erdhën librat.

Ardit Gjebrea: Se ishe skeptike pak.

Suela: Isha sepse e dija çfarë po kërkoja, unë e di sa e vështirë është që të mbërrish në atë sasi librash edhe në ato tituj librash, por më zhgënjyet pozitivisht.

Pas prezantimit me drejtoreshën e bibliotekës së Lezhës, ata u njohën dhe me ambientet e brendshme të këtij institucioni.

Gjebrea dhe Mane u mahnitën nga mirëorganizimi i kësaj biblioteke, pasi u informuan që kjo shtëpi e dijes ishte e vetmja në Shqipëri e ndërtuar me projektin për të qenë bibliotekë.

Në tërësi përbëhej nga sektorë të ndryshëm, nga salla e Albanologjisë e cila përmbante një fond të plotë të Gjergj Fishtës dhe shumë ndarje të tjera të rëndësishme të cilat i shtonin larminë e kësaj biblioteke.

Ndarje të veçantë kishte dhe fondi i bibliotekës personale të humanistit italian Domenico Massa, i cili ka shërbyer për 16 vite në Lezhë.

Drejtoresha e bibliotekës u tregoi dhe rregullat e ndryshme të huazimit të librave. Gjebrea dhe Mane u kthyen përsëri në fëmijërinë e tyre, në momentin që vizituan ndarjen e librave për fëmijë duke vëzhguar dhe kartelat e tërheqjes së librave nga të vegjlit.

Me impresione nga më të mirat, u bë dhe shpërndarja e librave të rinj që tashmë do të ishin në funksion të bibliotekës së qytetit të Lezhës. Zonja Suela falenderoi Gjebrean dhe Manen duke treguar mirënjohjen e saj dhe rëndësinë që kishte ky investim për fëmijët dhe të gjithë lexuesit e asaj biblioteke.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Seanca e fundit e ndërmjetësimin e “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, nuk ka qenë aspak e lehtë për Eni Çobanin.  Kalvari i shqetësimeve të Majlindës nisi që natën e parë të martesës me bashkëshortin e saj, i cili pretendon se ajo nuk ishte e virgjër. Nga ku nisën dhe të gjitha problemet. Majlinda ngelet shtatzënë, por Dritani (ish-bashkëshorti) nuk ka pranuar ta njohë fëmijën që ajo lindi. Në fillim të pranishëm në studio kanë qenë motër e vëlla dhe më pas ka ardhur dhe Dritani.

Majlinda: 

Sot do them të vërtetë time, edhe pse as familja ime s’më beson akoma sot pas 4 vitesh, le më tutje, opinion publik. Sot në këtë karrige do doja të ishte babai i fëmijës ose pjesëtarë të tjerë të familjes të ish-burrit.

Valdeti:  

Kam ardhur sepse më ke thirrur ti zonja Eni, jo nga motra ime. Kam 4 vite që e ndjek motrën time nga pas.

Eni Çobani: 

Kam folur disa herë me pjesëtarët e familjes së ish-bashkëshortit të Majlindës, kam kontaktuar me prindërit dhe kanë shprehur dëshirën për të ardhur, por ata nuk janë sot të pranishëm.

Majlinda: 

Unë kërkoj besimin e familjes.

Valdeti: 

Të kam ndjekur 4 vite, nëpër spitale dhe gjykata. Me lek të jam përgjigjur.

Majlinda: 

Unë jam martuar në 24 Mars të vitit 2013 jam martuar me djalin e Esat Mushës, Dritanin dhe jam martuar me shkesë dhe kanë qenë familjarët e tij. Këmbëngulëse ka qënë ish-vjehrra ime, Hazizja, e cila nuk ka lënë hoxhë pa shkuar për të bërë që familja ime të pranonte që unë të martohesha. Ne në origjinën tonë të thellë në Kukës kemi qenë bashkëfshatarë dhe kemi 30 vite që jemi ndarë. Ne jetojmë në Durrës, ata kanë shkuar më parë atje. Babai im dhe ish-vjehrri im kanë qenë shumë shokë. Tre muajt e parë unë kam shkuar në Greqi, pasi ai jetonte në Greqi. Në 24 Mars jam martuar dhe në 11 Prill ika në Greqi, deri në atë kohë ndenja tek familja e tij. Gjatë tre muajve kam ngelur shtatzënë. Jam kthyer në Shqipëri në 5 Korrik sepse ai nuk donte që unë të digjja pasaportën. Unë pretendoja se do më bënte dokumentet. Në Korrik kam shkuar tek familja e tij dhe kam menduar se do bëja një jetë normale, por ato ishin të gjitha mashtrime. Në 20 Korrik të vitit  2013  shkova dhe bëra një eko dhe rezultonte se isha 10 javëshe shtatzënë. Në fillim i tregova vjehrrës se isha shtatzënë.

Eni Çobani: Këtu filloi kalvari i shqetësimeve tuaja?

Majlinda:  

Për momentin jo, por në  gjatë gjithë shtatzaninë  unë isha me rrezik dështimi. Dhe në Shtator u shtrova dy javë në spital.

Valdeti:Për çfarë re në rrezik dështimi? Thuaje këtu, tani?

Majlinda: 

Të lutem vëlla se unë këtu të kam thirrur që të më ndihmosh dhe të më besosh. E di pozicionin tënd shumë mirë se në çfarë vështirësi je.

Eni Çobani: Unë e kuptoj që ju e keni ndjekur Mjalindës gjatë gjithë kohës, por kur kemi qenë vetëm më keni thënë disa momente kur ndiheni dyshues?

Valdeti: Unë kur dal në kafe nuk mund jam i zoti të rri në një kafe, pasi opinioni i njerëzve të tjerë që flasin për motrën time më ve në sedër. Ne jemi me tradita malësorësh dhe unë nuk rri dot në një vend.

 Majlinda: 

Më e rëndësishëme është familja ime, më pas opinioni dhe ligji. Unë kam qëndruar në regjim shtrati deri në fund të Tetorit. Më pas vjehrra, pasi problematika ime dhe shkaktarja e të gjithë kalvareve ka qenë vjehrra.

Eni Çobani: Bie pak në kontradiktë me atë që the më parë se të pëlqente shumë dhe bëri gjithçka që të të merrte nusen e djalit!

Majlinda : 

Po moj zonja Eni po ajo më donte mua si shërbëtore dhe më pas më mori dhe më tha hajde çohu bëj punët se është bërë shtëpia për tu pastruar. Ajo dhe bukën që haja ma ka bërë haram.

Eni Çobani: Këto që po thua janë shumë të rënda, Majlinda.

Majlinda:

 Janë të vërteta të gjitha të betohem.

Valdeti: Motër sa kohë ke ndenjur dhe kë bërë sherre me atë dhe nuk na ke treguar ne?

Majlinda: 

Po nuk doja t’ju shqetësoja.

 Eni Çobani: Si kam mundësi që ka lindur gjithë kjo kontradiktë, kur ata kanë dashur të të marrin nuse?

Majlinda:

 Problematika më e madhe ka qenë se ajo, se më ka thënë se jam duke bërë hile dhe sherre.

Në studion e “Shihemi në Gjyq” ka mbërritur ish-bashkëshorti i Majlindës, Dritani.

Majlinda: 

Më në fund të nxjerri kokën ky zotëri, sepse ska pranuar të vijë në ansjë seancë ndërmjetësimi.

Eni Çobani: Ju e keni ditur që Majlinda ka qenë shtatzënë kur ka iku nga Greqia?

Dritani: 

Unë nuk e kam ditur që ka qenë shtatzënë kur ka ikur nga Greqia.  E kam marrë vesh vetëm në 5 Qershor. Në datë 19 Korrik ka ardhur dhe ka bërë ekon e parë. Për pamundësi dhe në gjyqe janë bërë sipas dëshirës.

Majlinda: 

Pse nuk erdhe në gjyqe, pse nuk ke marrë pjesë?

Eni Çobani: Nuk është faji i gjykatës që nuk ke marr pjesë.

Dritani: 

Për arsye financiare nuk kam marrë pjesë, largësia, puna e vëshirë.

Majlinda: 

Ti përbuzë fëmijën tënd.

Dritani: 

Në Korrik i ka dalë në eko që e ka djalë. Nëse e beson kush se fëmija mund të shihet së çfarë gjinie është këtë se beson askush. Askush nuk e beson. Ajo shkoi dhe e hodhi ekon në kosh të mbeturinave. Asnjë nënë  nuk e hedh ekon e parë të fëmijës, por e mban gjithë jetën. 

Eni Çobani : Sa vjet ke pa e takuar Dritanin?

Majlinda: 4 vite, pa e parë.

Dritani: 

Nuk ka 4 vite, ka 2 vite pasi jemi parë tëk Gjykata e Apelit.

Majlinda: 

Pse më injoruan njerëzit e këtij, nëna e tij ka qenë shkaktarja e martesë dhe e ndarjes. Por ky nuk ka ditur të më respektojë mua dhe ti tregonte nënës së tij vendin si dhe vendim tim. Dritani është martuar dhe njëherë më parë. Dhe debati ka hyrë për punë shtëpie.

Mes Dritanit, Valdetit dhe Majlindës ka nisur një sherr i madh, pasi është përmendur nëna e Dritanit. Ky i fundit nuk ka pranuar që t’i përmendet emri. Është dashur ndërhyrja e Ebi Ccobanit dhe Arditit në mënyrë që të qetësohen.

Eni Çobani :Keni ardhur për ndërmjetësim, apo për tu zënë. Hyr tek thelbi i problemit, lindi djali me shumë vështirësi. Dritani ke qenë i pranishëm apo jo?

Dritani: 

Nuk kam qenë në Shqipëri, fola me doktoreshën kam ardhur në Tetor, nëse do ishte data fikse do të vija.

Arditi: Cili është thelbi i kësaj kontradikte? Ta lemë Dritanin të na tregojë thelbin.

Dritani: 

Kemi bërë 4 ADN, pasi unë nuk jam i bindur. Natën e parë të martesës kemi pasur debate për virgjërinë.

Eni Çobani :Pse nuk e ktheve këtë zonjën në shtepi, kur e ke problem virgjërinë?

Dritani: 

Nuk e ktheva për hatër të familjeve.

Eni Çobani : 

Atë herë veri kapak këtij muhabeti, sepse nuk është e ndershme.

Dritani: Kemi bërë 4 AND, një ka dalë që nuk është, një që është, dhe një tjetër që është 47% që është për mu. Dhe një tjetër që është 53% që është i imi. Në të gjitha analizat nuk kam dalë unë i njëjti.Unë nuk besoj që është fëmija im. I kam thënë që të ikim Itali dhe Gjermani.

Dritani i ka vënë Majlindës një kush që të shkojmë dhe të ikim jashtë shtetit të bëjmë analiza.

Majlinda: 

Nëse ky nuk beson, për çfarë e ka mbyllur gjyqin?Ky e ka bërë analizën fshehurazi.  Kemi shkuar tek privati dhe ky e kishte bërë para dy javësh.

Dritani: 

Kjo ka qenë fshehurazi dhe më tha doktori hajde se dua të të takoj.

Majlinda dhe Dritani janë ndarë që në vitin 2014 dhe martesa e tye ka marrë fund.

Eni Çobani: Pse e keni pushuar gjykimin?

Dritani: 

Këtu nuk ka drejtësi, prandaj e kam pushuar. Kjo më mori në telefon për me vënë firmën për të hequr fëmijën, pasi ka marrë ilaçe shumë. Ka dashur me heq fëmijën.

Majlinda: Nëse nuk do e doja fëmijën tim, do ta kisha lënë në mes të rrugës siç ta ka lënë gruaja e parë.

Valdeti: Ky zotëria tha që më ka gjetur përpara spitalit, por dy javë para e ka gjetur vetë doktorin dhe ka bërë analizën e parë që e ka marrë fshehurazi motrës sime. Dhe nuk ja fal motrës sime që e kanë lënë fëmijën me i bo analiza.

Majlinda dhe Dritani janë martuar në Mars të vitit 2013 më dëshirën e madhe të dy familjeve. Dritani vinte nga një divorc shumë i vështirë dhe më tre fëmijë dhe familja e saj e dinte për të gjithë historinë.

Dritani: 

Doja të thoja dhe diçka, pasi kemi bërë analizat kanë ardhur dy specialistë dhe i kanë kërkuar gjykatëses dhe se ne nuk bëjmë me këto analiza që shikojmë, nëse nuk ka prokuror.

Në vitin 2014 vjen në jetë djali dhe më pas nisi divorci.

Eni Çobani: Të nxori nga shtëpia apo ike vetë?

Majlinda

Unë e kisha vendosur se ose do jetoja me atë që ta shikonte se sa punoja dhe kush isha, ose do largohesha fare, pasi ky nuk kishte plan për të ndenjur afër meje.

Dritani: 

Unë e kam çuar për 10 ditë tek shtëpia dhe kam shkuar me makinë për ta marrë por nuk ka pranuar. I kam thënë hajde të shkojmë në Greqi, por nuk ka pranuar. Në tetor kur kam ardhur i thashë hajde me lind në Greqi dhe nuk pranoi me ardh.

Majlinda: 

Nuk është e vërtetë, ai është duke shpifur. Më tha do futim pasaportën e djalit.

Dritani:

 I premtova se do ja nxjerr pasaportën dhe djalit dhe do vinte me mua në Greqi, por nuk ka ardhur.

Dritani është betuar dhe i ka thënë zonjës Eni se nëse merret Majlinda, fëmija dhe një pjesëtar i familjes së saj të shkojnë në çdo shtet të Europës ku shkon pasaporta greke dhe të bëjnë analizat dhe të heqë të gjithë shpenzimet. Dhe Majlinda tha se nuk është kundër analizave, por nuk do të shkojë më pas Dritanit.

Majlinda: 

Unë e kam vërtetuar atësinë e djalit dhe kur i kam thënë fut pasaportën e djalit më tha se nuk e pranin atësinë e djalit dhe ka fut kundërshtimin e atësisë.

Eni Çobani: Nga momenti kur jeni ndier e fyer në personalitetin tuaj nga mospranimi i atësisë i jeni drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Keni marrë një vendim në të cilin të është njohur dëmshpërblimin pasuror dhe jo pasuror. Ndërkohë Gjykata e Apelit e ka prishur këtë vendim dhe me të drejtë i jeni drejtuar Gjykatës së Lartë sepse duhet të marri zgjidhje kjo gjë. 

Ju do e vazhdoni këtë dëmshpërblim edhe nese del fëmija i Dritanit dhe ai kërkon falje publike, pasi më ka premtuar se do të vijë përsëri në emision të kërkojë ndjesë publike?

Majlinda: 

Po unë do e vazhdoj gjyqin.

Po e them unë fjalën e fundit, nëse ky paguan të gjithë shpenzimet së bashku me vëllain tim, që të paguaj të gjitha shpenzimet unë do shkoj.

Dritani: 

Unë jam i gatshëm të ikim që nesër.

Arditi: Si ka mundësi që analizat të mos dalin njësoj?

Majlinda: 

Sepse herën e parë është dërguar gabim gjaku, i kemi bërë në doktorë të ndryshëm.

Në përfundim të kësaj seancë ndërmjetësimi Majlinda pranoi që të shkojmë dhe të bëjë analizat e AND në një shtet të Europës së bashku me djalin, vëllain e saj dhe Dritanin. Valdeti gjithashtu pranoi që të shoqërojë motrën e tij.