Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Tetëmbëdhjetë vite më parë, ajo ishte një foshnjë e braktisur në maternitet. Pasi birësohet, brenda pak kohe humb edhe babanë e saj. Kë ka thirrur sot Ada? Ajo ka thirrur mamanë e saj, atë që e ka rritur dhe që ajo me plot gojë e quan NËNË. Më në fund fati i buzëqeshi Adës , asaj i dhurohet nga produksioni edhe një bursë studimi për të vazhduar shkollën dhe për të pasur një të ardhme më të mirë…

“Ka një Mesazh Për Ty” në “E Diela Shqiptare” vjen me dy histori paralele që nisin 18 vite më parë. Një çift që dëshironin kaq shumë të kishin një fëmijë dhe nga ana tjetër, një foshnje e braktisur në maternitet. Kjo foshnje e braktisur është Ada, e cila sot është 18 vjeçe. Ajo vjen nga qyteti i Durrësit për të rrëfyer historitë paralele në të cilat u ndërthur fati i saj.

Ada rrëfen se u braktis që në momentet e para të lindjes nga prindërit e saj biologjikë, por fati deshi që ajo të mirëpritej nga dy prindër të mrekullueshëm siç i cilëson ajo, të cilët e birësuan.

“Braktisem që në momentet e para pas lindjes edhe gjendem e pambrojtur dhe një foshnje e pafajshme e vetme atje tek befotrofi i Durrësit. Ndoshta Zoti kishte menduar diçka tjetër për mua, prej 7 vitesh prindërit birësues përpiqeshin që të kishin një fëmijë që të kishte gjakun e tyre, por nuk ja dolën. Zoti kishte menduar që unë të bëhesha pjesë e trungut të tyre familjar. Vijnë aty dhe momenti i takimit mes babit edhe meje ka qenë shumë i veçantë, nga sa më tregon mami se unë kam qenë shumë e vogël, isha 8 muajshe kur filluan takimet e para, po kisha filluar të ecja shpejt, isha shumë e shkathët. Mami thotë se ai takim për të ka qenë më i lumturi, sa më kishte parë për herë të parë mes gjithë atyre fëmijëve kishte thënë kjo do jetë bekimi jonë, kjo do të jetë vajza jonë.”

Për Adën gjithçka ishin nëna dhe babai i saj, pasi njerëzit nga ana e babait nuk e kishin pranuar, siç edhe nuk e kishin mbështetur në asnjë formë dhe kjo gjë u theksua edhe më tepër kur babai i saj ndërroi jetë kur ajo ishte vetëm 4 vjeç. Pas traumës familjare nëna e saj e kishte rritur e vetme me mbështetjen vetëm të dajës së saj invalid, për të cilin Ada është shumë mirënjohëse, pasi sipas saj vetëm njerëzit e nënës e donin dhe e pranonin pavarësisht se ajo nuk kishte lidhje gjaku.

Lajmin se prindërit që ajo kishte nuk ishin prindërit e saj biologjikë, Ada thotë se e ka mësuar nga nëna e saj.

“Ishte muaji Qershor, profesori im kujdestar ka qenë një mbështetje shumë e madhe në shkollën 9-vjeçare, bisedon me mamin dhe i thotë pasi Ada të mbarojë provimet do t’ia themi gjithçka që ajo mos të stresohet. Mami vendos që të dalim të dyja për kafe dhe me thotë shiko, unë kam diçka për të të thënë. Unë thotë jam mami jot birësues edhe unë që shtangem, i them ndoshta e kisha parandjerë pak, ndoshta diferenca e moshës, por jo që unë s’do isha vajza jote, edhe ishte një bisedë mes lotësh. Nga ai moment i premtova se edhe nëse ato do të shfaqen, ato janë të panjohur dhe një i panjohur nuk mund të bëhet kurrë pjesë e jetës time sepse nëse nuk më kanë dashur në fillim, as unë s’do i dua nëse do më kërkojnë një ditë tjetër.”

Në studion e “Ka një mesazh për ty” Ada ka ardhur pikërisht për këtë, me një mesazh të veçantë, pasi ajo ka një peng në zemër.

“Unë prandaj jam këtu sot sepse kam një peng. Mendoj që mami ka frikë se ato do të shfaqen dhe unë do e lë pas dore dhe do e harroj atë. Unë nuk do t’i pranoja në asnjë moment nëse ato shfaqen edhe nuk do e lë mamin pas asnjëherë dhe sakrificat që ka bërë, çdo gjë vetëm për të më rritur mua e vetme.

Askush nuk kishte provuar më parë të ma thonte se isha e birësuar, vetëm një ditë kur shikoja emisionin që kërkonin prindërit që kishin braktisur fëmijët e tyre, shikoj një rast ishte një vajzë që prindërit e kërkonin pas shumë vitesh, ishte 6 Janar, më është ngulitur dhe po shikonim, mami filloi të qante shumë ishte një histori e ngjashme me tonën. Prindërit që e kishin braktisur atë vajzën, ktheheshin për t’i kërkuar falje edhe mami mendonte veten në ato moment se si do të ndjehej nëse do të përballej një ditë me këtë gjë. Edhe i them që unë e kisha menduar pak a shumë, por jo që do të ishte e vërtetë.”

Ajo thotë se edhe nëse do të shfaqeshin në jetën e saj prindërit biologjikë, tashmë ajo nuk do pranonte t’i takonte.

Zonja Adivie, e mbërritur në “E Diela Shqiptare” pas mesazhit të dërguar nga programi “Ka një mesazh për ty” është shfaqur tepër e emocionuar, por këto emocione nuk kanë njohur limit, kur përballë saj është shfaqur vajza e saj që për të është gjithçka, arsyeja e ekzistencës së saj.

Mes lotësh Ada i ka dhënë edhe mesazhin nënës që e ka rritur me shumë sakrifica dhe me një dashuri të pamasë.

 “Nëse me vete mendon nëse prindërit që më kanë braktisur do të shafqen, disa të panjohur s’bëhen pjesë e jetës time, unë nuk do t’i pranoj kurrë ata dhe nuk do të lë kurrë pas dore ty.”

Por surprizat nuk munguan këtu, pasi në fund të programit Adës, e cila pavarësisht jetës së saj të vështirë ishte një vajzë e shkëlqyer në mësime, ju mundësua një bursë studimi nga UET.

 

Suada ka ardhur sot të “ankohet” për gjyshin. Ajo është mbesa më e madhe në familje dhe i ka rënë barra të përballet e para me kërkesat e ekzagjëruara të tij. Si do e përballojë gjyshi lojën që i kemi përgatitur?

“PËR PESHK”

Rubrika për peshk me Blerinën, na çon në një shëtitje shplodhese në liqenin e Pogradecit, fshatin e këndshëm të Tushemishtit dhe një rrugëtim matanë kufirit, për të shijuar një nga peshqit më të rrallë në vend, koranin.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Dy gra të mira, punëtore të thjeshta si në shpirt dhe në sjellje të ulura përballë njëra-tjetrës tregojnë me durim dhe emocion gjithë problematiken e tyre që jeta e përbashket në një pallat i bashkoi dhe u futen si padashje në një konflikt që deri sot nuk arrijnë dot ti japin një zgjidhje.

“KENGA MAGJIKE”

Grupi “Të Kualifikuarit”:

  • Mariza Ikonomi – “E vetmja jam” 
  • Kujtim Prodani – “Taksi sonte s’dua”
  • Eliza Hoxha – “Vendi im”

Kategoria “New Artist”:

  • Joan Mezini – “Zemrën ma ndal”
  • Anaid – “Bemi jem”
  • Reinaldo Gaçi – “Ndjenjë si uragan”
  • Irena Metalla – “Mi amore”
  • Hit Man & Rrolla