Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Keti u martua dhe krijoi familje në moshë shumë të re pa e ditur se e ardhmja e saj do të ishte e vështirë. Ajo familje u shpërbë dhe vajza e saj Rejnada nuk e takon babain prej vitesh. Vendim i Ketit apo rrethanat e jetës? Keti kaloi përtej inateve të saj dhe i dha të drejtë Rejnadës që të takojë babain përpara se të mbushë 18 vjeçe. Takim mbreslënës babë e bijë mbas shumë vitesh. Megjithse e emocionuar dhe me fjalët që nuk i dilnin, kjo ishte një ndër dhuratat më të veçanta që Rejnada do marrë ndonjëherë për ditëlindje.

Kronikë e zgjeruar:

Martesa është një institucion, që mban gjallë familjen. Ajo është një lumturi e pafundme për të gjithë ata që kalojnë një jetë të lumtur, ndërtojnë një familje të bukur bashkë me fëmijët e tyre. Por shpeshherë martesat jo gjithmonë e kanë një fund të lumtur.

Sipas INSTAT nga 10 martesa, 2 përfundojnë në divorc. Ata që vuajnë më shumë nga ndarja e një çifti janë fëmijët. Edhe historia që u trajtua këtë javë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” moderuar nga Ardit Gjebrea kishte në fokus një çift të ndarë, por nga ajo martesë kishte ardhur në jetë një vajzë.

Keti është zonja që erdhi të rrëfejë historinë e saj. Ajo ka ftuar frutin e dashurisë Rejnadën për t’i thënë që tashmë nuk e ndalon për ta takuar babain nëse ajo ka dëshirë. Keti tregon për jetën e saj, si u njoh me Nazmiun dhe më pas si lindën konfliktet, që e çuan atë të merrte vendimin për divorc.

Unë jam e divorcuar prej 13 vitesh. Ish bashkëshortin tim e kam njohur me shkes, i cili ishte xhaxhai im që ma prezantoi. Unë isha 17 vjeçe në atë kohë, dolëm gati dy javë më pas bëmë fejesën dhe pas disa kohësh martesën. Unë mbeta shtatëzanë. Ai punonte dhe gjërat shkonin shumë mirë. Pasi lindi vajza në vitin 2000, ai filloi alkoolin. Ndoshta ndikoi edhe shoqëria që ai të shkonte në atë gjendje ku vinte në shtëpi i dehur. Kjo gjë filloi të bëhej rutinë dhe e lodhshme.”

Më pas Keti tregon në “Ka një mesazh për ty” që kjo histori me ish bashkëshortin ishte e njejtë edhe pasi ata dolën në shtëpi me qera me idenë se mund të ndryshonte. Gjendja filloi të vështirësohej edhe më shumë, sa arriti të mos paguante as qeranë e shtëpisë.

Linda vajzën dhe ne u rikthyem sërish në shtëpinë e prindërve të tij. Mendova që me lindjen e vajzës do të ndryshonte diçka. Por historia ishte e njejtë. As familja ime nuk më ndihmonte duke më thënë se ai ishte fati yt.

Çfarë të çoi në divorc?

Ai filloi alkoolin pothuajse në çdo natë. I vura kusht vetes që do të punoja. Vajzën e kisha të vogël dhe më duhet ta çoja çdo mëngjes në çerdhe, të bëja gati burrin me pak fjalë punët që bën çdo grua. Vajza u bë dy vjeçe dhe me fitimet që kisha tek puna i thashë burrit që rrogën që ke mos e prek, sepse na dalin ato që punoj unë me aq mundësi sa kemi. Ideja e ruajtjes së këtyre parave ishte për të bërë një shtesë në shtëpinë ku jetonim, pasi kishim vetëm një dhomë. Atë shtesë ta përdorja për t’u larë pasi laheshim jashtë. Kaluan disa muaj dhe i them që a je gati ta nisim shtesën, por ai më tha prit. Më pas mora vesh gjatë gjithë këtyre muajve se ai nuk kishte ruajtuar asnjë lek për të ndërtuar atë shtëpi. Unë u shtanga. E pashë që nuk po shtyhej më kjo jetë kështu. Detyrohem shkoj te prindërit e mi për t’i treguar për situatën ku ndodhesha, por babai më thoshte mos u divorco se keni gocën. Kaloi një javë dhe marr babin, vjehrrin dhe vjehrrën në shtëpi dhe i tregoj që nuk mundem më nga kjo histori. Ik më tha burri se ishte edhe ai aty. Për vajzën mos u merakos se e rris vetë, i thashë.  Më pas iki te prindërit e mi në fshat bashkë me vajzën.

Kur ti ike vajza e kërkonte të atin?

Ajo ishte e vogël dhe unë vetëm dy javë kam ndenjur tek babi. Më vinte ish burri dhe më kërkonte falje, më thoshte të kthehesha.

Ti nuk e lejoje që ta takonte vajzën?

Jo, në fakt u bëra pak egoiste. Në atë kohë kisha kapur një avokat për divorcin dhe hera e parë që u takonte me vajzën ishte në gjykatë.

Çfarë ndodhi si ishte reagimi i të atit dhe i vajzës?

Vajza sikur po takonte dikë, jo babain e vet. Ai kishte tre vjet pa e parë vajzën dhe e kishte marrë malli shumë se e donte. Gjatë asaj dite, gjykata vendosi pension ushqimor që e kishte si detyrim i ati. Ai tha nuk mundem. Unë jam i martuar dhe kam një djalë. Kam familjen time dhe nuk mundem. Më pas ndërhyra unë, nëse nuk ka pension ushqimor nuk do të ketë as takime. Kaluan shumë kohë dhe rastësisht u takuam në rrugë dhe i thashë Rejnadës, që shko takoje babin.”

Gjatë 11 viteve Rejnada kishte takuar vetëm dy herë me babain. Gjatë kësaj periudhe Keti asnjëherë nuk i ka folur keq vajzës për të. “Kushti” që Keti i ka vënë vajzës është që deri kur të mbushi 18 vjeçe nuk do ta takojë të atin. Por duhet se këtë “kusht” ajo kërkon ta thyej.

Nga ana tjetër produksioni i “E Diela Shqiptare” ka ftuar Nazmiun, ish bashkëshortin e Ketit për të qenë i pranishëm në këtë studio.

Unë sot kam ftuar babain e Rejnadës dhe meqënëse Ada është 16 vjeçe, unë do të kërkoja lejen tuaj që në momentin që Ada do të jetë në studio ne të ralizojmë takimin me babain.

Nuk është problem.

Ju na e jepni këtë leje?

Patjetër.

Unë u takova me Nazmiun dhe ai është shumë i emocionuar që do të takojë me vajzën. Shpresoj që për të të jetë edhe si një dhuratë për ditëlindje.  E shikoj që u tensionuat pak?

Hallin më shumë e kam tek vajza se ajo tani është e rritur, por emocionohet shpejt. Ardit kjo më ka bërë që unë jam e fortë sot dhe falenderoj Zotin që e kam afër, më dëgjon shumë, më kupton. Ajo është ëmbëlsi.”

Rejnada e pranishme në studio pret me padurim se kush e ka thirrur në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

“Kush mendon se mund të jetë atje?

Mendoj se është mami sepse ka shumë qejf të më bëjë surpriza. Mund të jenë edhe kushërirat, por them që është mami.”

 

Zemra e mamit ti sapo mbushe 16 vjeçe dhe të uroj edhe 100 të tjera. Arsyeja që kam ardhur sot këtu është që shumë herë të kam thënë që pa mbushur 18 vjeç nuk do të kesh mundësi ta takosh babin. Por të kam thënë edhe nga ana tjetër që kurdo që të jesh gati më thuaj. Kur të dojë zemra jote më thuaj të shoqëroj për ta takuar” –

i thotë Keti vajzës së saj në studio

.

Mami, ti për mua ke qenë mama, baba, motër, vëlla, shoqe, shok. Më ke plotësuar çdo gjë, ke qenë gjithmonë pranë meje në çdo kohë, ke luftuar në shumë gjëra pavarësisht gjithçkaje nuk të ka penguar asgjë për të vazhduar këtë jetë duke më bërë mua kjo që jam dhe të falenderoj shumë. Ti më ke thënë që mund ta takosh kur të duash. Unë nuk dua ta mohoj si baba, por ai nuk është munduar asnjëherë për të më takuar. Mund të jem gati ta takoj por jo si të gjithë fëmijët që mund të duan të takojnë babain e tyre”

– shprehet Rejnada.

Më pas në studio vjen Nazmiu për t’i bërë këtë surprizë vajzës së tij për ditëlindje. 

Ky është babai yt dhe unë e ftova këtu për t’i bërë këtë surprizë. Kur e pyeta që a do të takosh me vajzën tënde, mu përgjigj që mezi e kam pritur këtë takim. Çfarë do t’i thuash babit që po të sheh nga ana tjetër e murit?

Se di, nuk e prisja. E falenderoj që ka ardhur.

Si ndihesh tani që e ke përballë?

Se besoj akoma që është këtu.

Vajza sapo ka mbushur 16 vjeç Nazmi, çfarë i uroni?

I uroj më të mirat në jetë.

E di që edhe për ju është e vështirë kjo situatë.

As vetë nuk di çfarë të them.

Të ka marrë malli?

Po!”

Boshllëku i gjithë këtyre viteve do kohë që të rikuperohet, por ky ishte një takim mbreslënës babë e bijë pas kaq kohësh. Megjithëse e emocionuar dhe me fjalët që nuk i dilnin, kjo ishte një ndër dhuratat më të veçanta që Rejnada do të marrë ndonjëherë për ditëlindje.

Armanda do martohet dhe do largohet drejt Amerikës këto ditë. Kushërira e saj ka menduar që t’i bëjë një surprizë duke e ftuar tek “Ka një mesazh për ty”. Pamela nuk e di që Armanda është fshehur mes publikut në studio dhe do e ndjekë gjithë rrëfimin e saj…Dy kushërirat e kësaj familje të madhe tashmë do bëjnë një lojë. Do u kërkojnë prindërve të tyre që të ndajnë shtëpitë dhe ekonominë më vete secili. Por si do e presin ata këtë kërkesë që deri më tani as nuk e kanë diskutuar ndonjëherë? Të paktën edhe për shumë vite duket se kjo familje do vazhdojë të jetë e madhe, e bukur dhe e bashkuar si tani.

“ME BLERINËN”

Sot do ju shëtisim në Prezë, sa afër edhe larg Tiranës. Një fshat shumë interesant që ruan traditën e ullirit dhe vreshtave.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Kemi miq nga Elbasani sot dhe me ta së bashku do ndajmë një shqetësim, që jo pak shqiptarë e kanë mes tyre. Thuhet se me moshë njerëzit bëhen më të gjerë, por në fakt rasti i sotëm tregon të kundërtën.

“KENGA MAGJIKE”

Pas debateve dhe zhurmës që shkaktoi deklarata në “Facebook” e Endri Priftit për këngën “Mirëmëngjes Dashni” të kënduar nga Artiola Toska dhe Bruno, Ardit Gjebrea nuk ka dashur që artistët të largohen me inat ndaj njëri- tjetrit.

“Nuk do doja ta mbyllja me këtë shije, por do ta bëj si Eni Çobani, a mund t’i japim dorën njëri-tjetrit, do doja një përqafim të Artiolës me Brunon dhe Endrit me Stefin. Pra një përqafim mes ju të katërtëve” ka thënë Arditi përpara se të mbyllej emisioni “E diela Shqiptare”. Gjithashtu, Ardit ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë artistët, por në veçanti për ata që ishin të pranishëm në studio.

Mesazhi i Arditit:

Ne bëjmë debate, kemi dhe hatërmbetje, ndonjëherë dhe nxitohemi dhe ndonjë fjalë na del nga goja, por nëse ne, ju artistë finalistë të “Këngës Magjike” ju që e mbani tregun shqiptar. Nëse do ikim me këtë atmosferë dhe ne nuk e mbajmë njeri- tjetrin fort, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, kjo nuk do të thotë të kemi mëri dhe t’i thellojmë gjërat. Çfarë mund të pretendojmë nga të tjerët kur shembullin duhet ta japim ne? Kemi mendime të kundërta dhe kush nuk do që të fitojë, por fituesi një ka. Nuk do doja të iknim me këtë shije. Ne nuk duhet të merremi me gjëra të vogla

”, shprehet Arditi për të gjithë artistët dhe fton këngëtarët të përqafohen me njëri-tjetrin.