Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Kur njerëzit janë sipërfaqësorë dhe nuk arrijnë të njohin pasurinë shpirtërore të dikujt, lind paragjykimi. Jetmira e ka ndierë këtë tek motra e saj dhe për këtë arsye ka ardhur tek “Ka një mesazh për ty”. Duajeni veten tuaj. Është me rëndësi të jeni pozitivë sepse bukuria vjen së brendshmi.

Ani është një djalë “mistrec” që ndonjëherë gabimet e tij bëhen shumë shqetësuese për familjen. Çfarë ka vendosur të bëjë sot tek “Ka një mesazh për ty”? Ai është gjithë surpriza. Edhe kërkesën për falje Ani e bëri sipas stilit të tij. Motra Medina e tregoi se në çdo rast ka një dashuri të pa kushtëzuar për vëllain.

Ardit Doku ka patur një fëmijëri shumë të vështirë në Dibër, me varfëri dhe mungesë arsimimi. Por këto nuk ishin asgjë përballë tronditjes që pësoi në moshën 14 vjeçare kur mori vesh se të dy prindërit e kishin braktisur dhe ai ishte rritur nga gjyshërit… Si do vijojë historia e tij dhe kë ka ftuar sot tek “Ka një mesazh për ty”? Arditi tashmë e ka një familje dhe është i lumtur me të fejuarën e tij Meritën. Po nëna në Maqedoni a do reagojë pas këtij mesazhi apo do vazhdojë t’i kthejë kurrizin gjithë jetën djalit të saj? Nuk është asnjëherë vonë për të rrëfyer të vërtetën.

“NE JEMI ÇFARË HAMË”

Shqetësimi i këtyre ditëve ka qënë padyshim situata gripale që ka përfshirë vendin. Ndaj vëmendja jonë duhet të jetë e drejtuar ndaj  ushqimeve më të mira për të forcuar imunitetin. Mos i humbisni këshillat e dietologes sonë, Blerinës mbi ushqimet veçanërisht të dobishme në këtë stinë.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Drita vjen sot nga qyteti i Elbasanit me miken e saj Teutën, marrëdhëniet e të cilave janë përkeqësuar për shkak të një problematike financiare që është krijuar mes tyre. Pikërisht për të zgjidhur këtë problematikë ato janë sot në studion tonë.

“POWER KIDS 3”

Konkurentët:

Ron,

Lorest,

Regi,

Dankan,

Kaltrina,

Tom