Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Dorentina ka humbur babain kur ka qenë e vogël por ka disa kohë që po e përjeton rëndë emocionalisht mungesën e tij. Kjo gjendje i ka shkaktuar probleme në shkollë dhe familje. Kë ka thirrur sot tek “Ka një mesazh për ty”? Për një këshillë profesionale kemi kërkuar mbështetjen e psikologes Denada Toçe. Ndonjëherë, pa e kuptuar, murin më të madh e kemi me veten. Dorentina po mundohet ta mposhtë dhimbjen shpirtërore dhe kjo gjë është lumturia më e madhe për mamin e saj.

Kronikë më plotë:

Situatat rreth nesh janë ato që shpeshherë mund të ndikojnë në humorin tonë. Në këtë të diel emisioni “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty” solli rastin e një vajze adoleshente, e cila ka humbur babanë e saj kur ka qenë e vogël. Ajo po e ndjen shumë mungesën e babait saqë ka filluar të ketë probleme me shëndetin, ku mjekët kanë konstatuar se ajo ka alergji nervore. Dorentina është 17 vjeçe dhe që prej 13 vitesh atin e saj nuk e ka në krah.

Ajo nuk mban mend shumë gjëra nga babai, madje as fjalën “baba” teksa i thërriste. Mungesën e tij ka filluar ta ndjej së tepërmi gjatë adoleshencës, sidomos në shkollë dhe mes miqsh kur flitej për familjen dhe figurën e prindit në shtëpi, sidomos babait. Shoqet dhe shokët e saj fjalën “babi” e kishin lajtmotiv, ndërsa për Dorentinën kjo fjalë kishte mbetur në të shkuarën. Gjëndja e saj emocionale rëndohej më tepër kur në mbledhjet e prindërve në shkollë, shoqet e saj ishin të shoqëruara nga baballarët. Dorentina tregon se nga mësuesit nuk ka pasur përkrahje duke i thënë që shkolla nuk është spital psikiatrik. Por Dorentina në studio ka thërritur mamin për t’i premtuar që do ta vazhdoj shkollën pavarësisht fjalëve.

“Mami do të më shikojë në majat më të larta të jetës si çdo nënë. Mësuesit filluan të ankoheshin për mua, jo i bie të fikët në shkollë. Por fjalët ndonjëherë vrasin më shumë se plumbi. Mua më ka rënë në kokë fjala “nuk jemi spital psikiatrik këtu”. Kam qenë duke bërë vrap dhe u ula të pushoja pak, ndërsa mësuesja fillon edhe më bërtet me një ton të lartë duke më trajtuar keq.” 

Shoqëria ka qenë një mbështetje për të duke i dhënë një kurajo të madhe për të kaluar këtë stres. Dorentina tregon më tej se në çdo faqe libri shkuan pavetëdije fjalën “babi” dhe kur i rikthehet të lexoj atë libër i rikujtohet babai i ndjerë.

Nëna e Dorentinës, Liria vjen në studion e “Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty” për të dëgjuar mesazhin e vajzës së saj.

“Ma, ka një vit që ju kam lodhur, por nuk është diçka që e bëj nga qejfi. Nuk është mirë kur ta drejtojnë gishtin si e sëmurë ose nuk është mirë se, a do të mundesh të qëndrosh dot në këmbë apo jo… Shpesh kam dëgjuar fjalën “spitali psikiatrik”, “e sëmura e shkollës” me pak fjalë ia kam ulur vlerat vetes. Por unë kam ardhur këtu për të premtuar se do ta vazhdoj shkollën, do plotësoj ëndrrën tënde, do të bëj krenare ty, babin edhe vëllain. Doja të të kërkoja falje për çdo lot që ke derdhur për mua.”

Dorentina ka gjetur forcat për t’ia dalë mbanë, për të kaluar këtë situatë të dobët në jetën e saj. Ndërkohë që në fillim të programit e pranishme në publik ishte psikologia Denata Toçe, e cila dëgjoi të gjithë historinë e Dorentinës dhe problemin që ajo ka. Sipas psikologes të gjithë ata mësues dhe psikologë të shkollës duhet të jenë krenarë për Dorentinën, të kujdesen për të në këtë fazë të adoleshencës.

Prej një muaji, Ruzhdia është braktisur nga bashkëshorti i saj si pasojë e ndërhyrjes së të tjerëve në marrdhënien e tyre. Kë ka ftuar sot tek “Ka një mesazh për ty” dhe çfarë ka për t’i thënë? Secili merr përgjegjësitë e tij në jetë… Një vendim i vështirë por i menduar mirë nga ana e Ruzhdies.

Kronikë më e zgjeruar:

Historitë shqiptare janë nga më të ndryshmet. E tillë është edhe historia e Ruzhdies në emisionin “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, e cila na tregon për jetën e saj. Prej një muaji ajo është braktisur nga bashkëshorti, si pasojë e fjalëve të të tjerëve.

Që në moshën 10 vjeçare ka humbur babain për shkak të një aksidenti në Itali. Nga ky aksident nëna e saj përfitoi dëmshpërblim, paratë e të cilave i shfrytëzoi për të pasur një shtëpi të mirë dhe fëmijëve të mos i mungonte asgjë. Në moshë fare të re Ruzhdia fejohet me djalin në katin e sipërm të pallatit. Për shkak se ishte vajza më e madhe dhe periudha që mamaja e saj kishte kaluar më së shumti qëndronte tek komshinjtë, por asnjëherë tek familja ku u fut nuse. Familja e djalit me të cilin u martua i kërkon paratë e babait për të ndërtuar edhe ata shtëpi, pra e donin nusen e djalit për t’i marrë paratë.

Ruzhdia: “

Kur unë pashë kushtet e shtëpisë, mendova që do të blej shtëpinë time dhe do të jetoj bashkë me burrin. Ndava ditën e dasmës dhe iu them prindërve të Vinit, që unë kam blerë shtëpinë dhe do të shkoj të jetoj direkte me Vinin, pasi të mbaroj dasma. Pas një muaji martesë Vinin e heqin nga puna. Ai punonte me babain e vet me aksesorë mobilerie. Vjehrri nuk sigurohet te puna ku ishte pasi ishte në pension dhe me siguracione ishte vetëm burri im. Vjehrri arrin dhe merr një shumë prej 16 milion lekësh. Në shtëpinë ku ne jetonim prindërit e tij nuk vinin kurrë, vetëm pse e kisha blerë unë shtëpinë dhe pse nuk ia dhashë lekët atyre që të ndërtonin ata shtëpi, ku një kat të ishte i Vinit, një kat për kunatin dhe një për prindërit e Vinit. Nga ana tjetër Vini ishte një djalë i urtë, i varur nga familja vet dhe nuk dëgjonte asnjëherë fjalën time. Vjehrri im me ato para që mori bëri shtëpinë e kunatit, një shtëpi të madhe ku mund të jetonin edhe ata vetë. Ata i thonin Vinit që ke vajtur kollovar tek nusja dhe unë i thoja që, meqënëse ju mendoni kështu le të rrimë ne tek shtëpia e vogël dhe ju jetoni tek kjo e reja. Por atyre nuk iu pëlqente kjo gjë. U detyrova dhe u ktheva tek shtëpia e prindërve të Vinit, pasi çdo gjë që unë mund të thoja iu dukte sikur i thoja që je në shtëpinë time.”

Ruzhdia ngelet shtatzënë, ku lind një djalë. Ajo asnjëherë nuk e ka kuptuar se çfarë kërkonin prindërit e ish – bashkëshortit nga ajo. Ata asnjëherë nuk e linin të qetë të jetonin jetën e tyre. Kur Vinin e hoqën nga puna nuk kishte më të drejtë të punonte në asnjë punë tjetër, pasi borxhi që babai i tij kishte marrë duhej shlyer.

Ruzhdia: 

“Të gjithë kanë probleme, por edhe durimi e paska një kufi. Pasi Vinin e heqin nga puna dhe nuk kishte mundësi punësimi më, pleqtë merrnin vetëm 120 mijë lekë të vjetra pension dhe çfarë do të bëja më unë me ato para, sepse nuk isha në punë se sapo kisha lindur djalin. Vjehrra nuk ma mbante kurrë, që të thonte ik ti në punë se ta mbaj unë çunin. Më pas djalin e lë tek mami, që të shkoja të punoja sepse nuk doja t’i kërkoja para mamasë. Shkoj edhe punoj pastruese nëpër shtëpi, vetëm e vetëm që të mos i kërkoja më lekë mamasë, apo Vinit dhe prindërve të tij. Të gjithë këtë gjë e kam bërë për të mos shkatërruar familjen.”

Ruzhdia merr vesh nga persona të tjerë që Vini do të nisej drejt Gjermanisë dhe ai nuk i kishte thënë asgjë.

Ardit Gjebrea: A duhet të kurorëzojë një çift dashurinë e tyre, kur prindërit e njërës palë nuk duan?

Ruzhdia: 

Unë kam kuptuar që ata më kanë dashur vetëm për interes, për hir të atyre lekëve që unë nuk ua dhashë dhe të gjitha këto për atë vijnë.

Ardit Gjebrea: Nëse do ta ktheje kohën pas a do të martoheshe me Vinin sërish?

Ruzhdia: 

Jo, pasi ai asnjëherë nuk dëgjoi fjalën time. Ai vendosi të ikte pa më pyetur mua, pa pyetur as zemrën e vet, pa pyetur te vetja se çfarë jam duke bërë?! Sot unë nuk kam asnjë kontakt me të. Nuk ka marrë më kurrë në telefon, që të flasi me djalin e tij. Nga disa miqtë e tij kam dëgjuar që ka thënë se nuk do të kthehem më kurrë. Le të mos kthehet, unë pasurinë më të madhe kam djalin tim.  Unë kam shembull mamanë time dhe kur djali të rritet dhe të pyesi që pse nuk jemi një familje si gjithë të tjerët, le ta gjej ai përgjigjen për të.

Ardit Gjebrea: Ta kanë thënë ndonjëherë pse nuk të donin ata?

Ruzhdia: 

Nuk ma kanë thënë asnjëherë, thjesht sillnin gjithmonë probleme dhe nuk e kuptoj se pse i sillnin. Ata thonin që e dimë ne se çfarë bëjmë me djalin tonë. Nuk e kuptoja sepse djalin ato e kishin martuar dhe ai do të pyesi prindërit, por deri diku vendimet do t’i marrë me mua, ai ka një fëmi. Ata prindër përfituan nga dobësia e atij si mashkull sepse ai nuk ishte nga ata që të mbante familjen.

  

Ruzhdia në këtë studio ka thirrur nënën e vet Fluturën, për t’i thënë që ta mbaj kokën lart pasi nuk është faji i vajzës në të gjithë këtë histori.

Flutura:  Unë e kuptoj shumë qartë pse ajo ndodhet sot këtu. Bija ime, mos u mërzit se unë jam mbështetja jote.

Ardit Gjebrea: Kur të pyeta që vajzën e madhe e paske të sistemuar më the po, por a është e sistemuar vajza? 

Flutura:  Në shpirt jo, Ardit.

Ardit Gjebrea: Mendon që Ruzhi do të kthehet tek Vini?

Flutura: Është një dashuri e lindur mes këtyre dy të rinjve e rritur bashkë me to.

Ardit Gjebrea: Si do të ishte më mirë për ty, që Ruzhi të kthehej tek Vini në Gjermani, të vinte ai këtu apo mos të ketë të bëj më fare?

Flutura: Le ta zgjedhë vetë jetën e saj. Dhe unë kam një mesazh për të gjithë nënat që t’i lënë fëmijët e tyre ta jetojnë jetën si të duan. Unë për atë djalë nuk kam asnjë vërejtje. Është një dashuri e lindur, rritej dalëngadalë me përkrahjen dhe mbështetjen tonë.

Ardit Gjebrea: Ruzhi sot ka ardhur për t’iu thënë diçka, dëgjojeni!

Ruzhdia: “

Mami sot të kam thërritur këtu për të të thënë që ti ta kesh kokën lart nga unë se ti e di shumë mirë arsyen se pse kam ardhur deri këtu. Me vendimin që unë kam marrë për jetën time, pa mbështetjen tuaj unë nuk bëj dot asgjë. Jeni ju ata që më plotësoni aty ku unë dua ose aty ku unë e shikoj jetën time. Bashkë me ju unë do ta rris çunin tim, do ta bëj si këta fëmijët e Power Kidz-it. Siç ti e ke kokën lart me mua, do të vij dita që edhe unë do ta kem kokën lart me çunin tim. Unë sot vendos përfundimisht që Vini të shikoj jetën e vet dhe unë të shikoj jetën time vetëm me djalin tim, pavarësisht se dëshira juaj nuk është kjo. Pasi gjatë gjithë kohës të ka vrarë kjo pjesë duke thënë, që pse ta bëri në këtë moshë kaq të re. Por jeta kështu është duhet t’i pranojmë në fund të fundit. Unë sot përpara të gjithë publikut, heq unazën pa pyetur Vinin, pasi as ai nuk pyeti kur iku, pa pyetur zemrën time.” 

Ardit Gjebrea: Po mami është dakort me këtë gjë?

Flutura:  Bëj siç të thotë zemra jote sepse vjen një ditë dhe durimi mbaron. Jetën jetoje për vete, jo për të tjerët. Mami do të jetë kudo me ty, ndaj ngrije kokën lart se nuk ke bërë asgjë për turp. Turpin ta mbajnë ata që e bëjnë, se jeta e fëmijës është e shtrenjtë.

Ruzhdia: 

Unë Ardit do t’i heq këto unaza tani dhe çdo fjale që ata thonë nuk do të ma ulin kokën, pasi unë të vërtetën time e thashë.

Ardit Gjebrea: A je e sigurt për këtë veprim që po bën?

Ruzhdia: 

Po jam shumë e sigurt sepse e di se çfarë prindi kam dhe çfarë mbështetje kam unë, por ata nuk ia ditën kurrë vlerën familjes time. 

Ardit Gjebrea: Nëse Vini do të vij një ditë këtu me ato dy unaza dhe të ti vendosë përsëri në gisht çfarë do të bësh?

Ruzhdia: 

Jo! Ai të përgjigjet fëmijës së vet, pasi unë e di se çfarë kam hequr me një javë nga ikja e tij. Unë kam hequr çdo foto në shtëpi, pasi thoshte ku është babi dhe çfarë t’i thoja unë që iku, na la, nuk na pyeti ne? Ai nuk e vlerësoi dhe përderisa nuk kam një vlerësim nga ai, pse unë ta mbaj?

“NE JEMI ÇFARË HAMË”

Këtë javë rubrika e dietologes sonë, Blerina Bombaj, na e shndërron E diela Shqiptare në E Diela Orientale. Atmosferë dhe ushqim nga kontinenti aziatik. Mos i humbisni këshillat se si të ndjekim dietën aziatike, e cila njihet si dieta e jetëgjatësisë. Çfarë mund të mësojmë ne nga zakonet e këtij populli?

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Të dashurosh nuk është mëkat, por të zhgënjehesh nga dashuria është vuajtje e madhe. Sot Laureta, motra nga Elbasani ku 3 javë më parë ishte me motrat e saj në seancë ndërmjetësimi për një prokurë, është e thirrur nga bashkëshorti i saj Iliriani, i cili do shprehë indinjaten e tij ndaj saj për disa probleme familjare. Do jemi sëbashku në një seancë të rrallë ku lajtmotivi i burrit është krenaria e tij ndërsa e gruas është familja dhe dashuria ndaj fëmijeve të saj.

“POWER KIDS”

Konkurentët:

Enea,

Milena,

Ejnor,

Andis,

Tea,

Rubin