Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Menka ka ardhur të bëjë një kërkesë që e mundon prej shumë vitesh. Për cfarë bëhet fjalë dhe kë do të ftojë sot në rubrikën tonë? 

Shpesh herë prindërit duan të dinë gjithçka për jetën e fëmijës së tyre, pra ata kërkojnë që fëmija i tyre të ndajë çdo gjë me prindërit. Por ndonjëherë adoleshentët dhe të rinjtë kanë sekrektet e tyre që nuk ia besojnë askujt. Ndaj këtë të diel në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea vjen një nënë, e cila çdo ditë e më tepër shqetësohet se pse vajza e saj është tepër e mbyllur dhe vishet si djalë.

Menka është e divorcuar dhe ka dy vajza Poalën dhe Joanën. Ajo rrëfen për jetën e saj dhe shkaqet pse u nda nga kjo martesë shumë vjeçare. Për shkak të ndërrimit të sistemin në vitet 90’ bashkëshorti i Menkës nuk punonte dhe kjo situatë e çoi në divorc. Nga kjo ndarje, vajza e vogël Joana e përjetoi më së shumti, duke qenë edhe më e vogël. Tashmë prej tre vitesh të treja sëbashku jetojnë në Tiranë, por edhe pse janë bashkë Menka nuk di shumë gjëra për vajzën e vogël. Kur Ardit Gjebrea i bën pyetjen se çfarë pëlqen Joana, cilat janë hobet dhe dëshirat e saj, ajo ngre supet pasi këto dëshira nuk i ka mësuar ende. Ndaj ka zgjedhur pikërisht këtë studio për të ftuar bijën e saj, që t’i tregoj më tepër për botën e vet dhe në çfarë prizmi e sheh ajo jetën e saj. Ndër të tjera tregon për Joanën se që në moshën 5 – vjeçare nuk ka dashur kurrë të vishej me fustan, preferencat e saj në veshje ishin vetëm rroba djemsh. Asaj i pëlqente të rrinte me djem, të luante futboll madje edhe në klasë të parë, qëndronte me djem kur mësuesja ndante klasën në dy grupe, pra vajzat dhe djemtë, Joana bashkohej gjithmonë me grupin e djemve. Më tej Menka tregon se kjo e sjellje e Joanës filloi të binte në sy tek të gjithë, por ishin me idenë se kur të rritet do të ndryshojë.

Vajti në klasën e tetë dhe do të bëhej mbrëmja. Më thotë që mami do të shkoj në festë. Dakort, dalim bashkë dhe të blej ndonjë fustan. Si për dreq në atë ditë unë duhej të shkoja në një vdekje dhe i them ish- bashkëshortit dhe Paolës, që merrini këto para dhe blijini diçka vajzës. Ata i kishin blerë pantallona çunash të bardha me kuadrate, një këmishë dhe një palë atlete. Më pas shkon në shkollë të mesme dhe po i afronte matura. I them Joana do të shkosh në mbrëmje dhe të të blej ndonjë palë pantallona vajzash? Jo, më tha! Mua më erdhi shumë keq dhe i thashë: merri këto para dhe ble çfarë të duash. Kur erdhi kishte blerë një palë xhinse të bukura vajzash, një palë këpucë dhe një këmishë çunash. Kjo gjë vazhdon ende edhe sot.

Mendon që ajo është e mbyllur se ti nuk pranon këtë mënyrë të saj të konceptuari dhe sesi do ta jetojë ajo jetën?

Si çdo nënë që ka merak.

Ka ndonjë shok?

Shokë edhe shoqe ka, por për më tepër nuk më hapet.

Por çfarë do ti thuash Joanës sot që e ke thirrur?

Sot dua t’i them vetëm për këto dy probleme, për veshjen dhe të hapet sa më shumë, jo me mua të paktën me motrën e vet.

Joana me natyrën e saj sportive dhe pak si djalosh, pranoi ftesën për të qenë në programin e “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Ajo beson se nga ana tjetër e murit është nëna e saj, por Ardit Gjebrea fillon ta ngacmojë duke e pyetur për ndonjë të dashur. Ajo shprehet se për momentin nuk e ka një të tillë dhe pyetjes se ku e shikon ti veten në të ardhmen, Joana i përgjigjet në Kanada. I pëlqen për dy arsye, pasi ka tezen atje, por edhe sepse të rinjtë janë të lirë në jetën e tyre. Sa i përket stilit të të veshurit, ajo shprehet se kështu i pëlqen të vishet gjithmonë.

Nëna e saj i shpreh mesazhin Joanës, për të cilën e ka thirrur. Nga ana tjetër Joana thotë që ky është tipi im.

Disa gjëra dua t’i bëj vetë sepse disa gjëra nuk thuhen. Çdokush ka sekretet e veta, jo çdo gjë mund të thuhet në shoqëri.

Po me motrën mund të thuhet gjithçka dhe ti i ke thënë çdo gjë?

Po motrës mund t’i thuhet gjithçka, por unë nuk i kam thënë çdo gjë.

Cila është pyetja më e sikletshme që të kanë bërë ndonjëherë?

Pse vishesh kështu…Është diçka normale, por jo çdo person mund ta presë mirë. Unë them që kjo është jeta ime.

Meraku i Menkës është se vajza e saj po rritet dhe cili do të jetë ai person që mund ta marrë dhe ta pranojë vajzën e saj kështu siç është.

Iliada po përjeton shtatëzaninë që e kishte dëshiruar aq shumë. Por i fejuari i saj, për një arsye shumë të fortë i kërkon ta ndërpresë. Ajo zgjodhi programin “E Diela Shqiptare” dhe rubrikën “Ka një mesazh për ty” për të rrëfyer këtë shqetësim të saj dhe ka ftuar pikërisht të fejuarin në këtë studio. Që në moshën 2-vjeçare prindërit kanë kuptuar që Iliada kishte lindur me probleme në zemër. Nga ekzaminimet e shumta doli që ky problem nuk ishte i një shkalle të lartë. Shqetësimet për këtë problem ndodhin gjatë periudhës së shtatzanisë. Ajo vetë ka mbaruar studimet për infermieri dhe di shumë gjëra për problemin e saj.

“Pasi kisha lexuar literaturën, shkoj tek kardiologu im për ta pyetur më konkretisht. Ai më thotë pse do t’i ndërlikosh gjërat? Ai më thotë që është shumë e vështirë në rastin tënd, në mënyrë kategorike ta ndaloj.”

Kur doktori kardiolog i thotë këto gjëra, ajo i tregon nënës në lidhje me këtë problem. Nga ana e saj nëna e inkurajonte, që sot për të pasur një fëmijë nuk është e vëshirë edhe mund të birësosh një të tillë.

Kur në jetën e saj u shfaq Klodiani, sot i fejuari, zgjodhi t’i tregojë çdo gjë për veten duke përfshirë këtu edhe defektin që kishte në zemër. Ai e pranoi ashtu siç ishte dhe nuk përbënte aspak problem një gjë e tillë, pasi dashuria mbi të gjitha. Në korrik të 2016 Iliada humbi nënën në moshën 59-vjeçare. Sakaq, në tetor të po këtij viti, pikërisht në muajin e ditëlindjes së nënës, brënda trupit së saj po rritej një krijesë e vogël.

Për mua kjo do të thotë shumë, është si një bekim. Shkova tek mjeku kardiolog për t’u konsultuar dhe të nesërmen më kthen përgjigje negative, që të ndërpres shtatëzaninë.

Po Klodi do?

Jo nuk do, sepse do jetën time pikë së pari. Më pas ndodhën disa gjëra tjera, pasi unë isha në kërkim të një mjeku që të thoshte se do ta marr unë përsipër këtë rast. Mjeku kardiolog më orienton në një mjek tjetër, që të bëja një konsultë, por pa asnjë shpresë. Ky mjek më thotë që studimet e 2015 kanë treguar, që personat si ti mund të bëjnë një jetë normale dhe ka pasur shumë nëna që i kanë përballuar shtatëzanitë madje kanë bërë edhe lindje natyrale. Kur më tha këtë gjë, m’u duk sikur kisha të gjithë botën në dorë. Doktori konsultohet me kardiologun dhe ky i fundit më thotë, që do të jemi gjatë gjithë kohës në kontakt dhe në rast se has probleme, ose mund të bëhet lindje e parakohshme, ose lindje në kohën e duhur.

Po Klodi çfarë thotë për të gjithë këtë histori?

Në fakt Klodi është problemi kryesor tani. Në fakt mjekët thanë që do të bëhen këto vizita, por kostot janë shumë të larta dhe si unë, si ai nuk jemi të përgatitur për këtë gjë sepse edhe shtatëzania ndodhi fare papritur. Unë e kuptoj shumë sepse Klodi në plan të parë vë jetën time, por një forcë e brendshme më thotë që atë veprim mos ta bëj, por as unë vetë nuk e mendoj një gjë të tillë. Jam shumë e vendosur për ta çuar përpara këtë shtatëzani.

Ti sot ke thirrur Klodin?

Po! Sepse shpeshherë ka pasur edhe debate, pikërisht për këtë gjë.

Klodi merr mesazhin dhe pranon të jetë i pranishëm në studio. Ai kishte një parandjenjë që ana tjetër e murit ishte pikërisht dashuria e tij Iliada. Ajo i rrëfen mesazhin dhe i kërkon që të mos e pengoj në këtë shtatëzani, pasi për çdo gjë do t’ia dalin të dy bashkë.

Entela, 10 vite më parë lindi një djalë me Sindromën Down. Vetëm pak vite më pas humb bashkëshortin. E mbetur e vetme me Dhimitrin përpiqet ta regjistrojë në shkollë, por s’ia pranojnë. Ajo nuk e di që ne kemi ftuar ministren e Arsimit për të dëgjuar historinë e saj. Por pret me ankth nëse do të vijë personi që ka thirrur nga ana tjetër e murit… Një mësuese frymëzuese, Aida. Surprizat për të voglin Dhimitër ende s’kanë filluar… Një ditëlindje e mbushur me dhurata dhe premtime për Miçon.

“NE JEMI ÇFARË HAMË”

Blerina sot na flet per intolerancën ushqimore.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Nga Librazhdi vijnë dy vëllezër. Ymeri dhe Shkelqimi përballen me njëri-tjetrin për çështje pronash. Si do të vijojë seanca e ndërmjetësimit? Ndiqni rubriken “Shihemi në Gjyq”.

“POWER KIDS”

Konkurentët:

Andrea,

Lorna,

Devin,

Biora,

Joni,

Joeli