Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Ky baba ka humbur 8 djem. E vetmja që ka mbijetuar është vajza, të cilës s’ia ka thënë kurrë fjalën “Jo”. Por pesë vite më parë mes tyre ka ndodhur dicka e cila e ka sjellë këtë baba këtu. A do pranojë Eva të kthehet në Korçë? As sot Niko nuk arriti t’i thoshte “Jo”, vajzës së tij. Ndonjëherë të thuash “Jo” të jep fuqi! 

Bandon ka lindur 5 minuta më vonë nga vëllai i tij binjak, ndaj i bindet cdo urdhri të tij. Por këtë herë është ai që ka një kërkesë ndaj e ka sjelle tek . Dashuri binjakësh…  Vini do e mbajë fjalën që do bëhet ashtu sic thotë ai “burri i shtëpisë”.

Kronikë më e zgjeruar:

Brandon ka lindur 5 minuta më vonë nga vëllai i tij binjak, ndaj i bindet çdo urdhri të tij. Por këtë herë është ai që ka një kërkesë ndaj e solli atë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”. Brandoni është 11 vjeç dhe vjen nga qyteti i Elbasanit.

“Ai jep shumë urdhra si mua, por edhe të tjerëve. Prindërit tanë janë divorcuar që kur ishim fare të vegjël dhe ne kemi qëndruar me gjyshërit dhe mamin. Venjamini e do shumë gjyshen dhe nuk bën dot pa të. Kur jemi te gjyshja ai më jep shumë urdhra, duke i bërë detyrat, i bëj për të ngrënë. Ai është inteligjent, por në fakt është pak dembel. Më thotë mua që kam më shumë talent, por ai për momentin pëlqen futbollin dhe rri gjithë ditën duke luajtur “playstation”. Duke qenë se jam më i vogël unë i respektoj urdhrat e tij. Por edhe ai më respekton mua, kur unë shkoj në koncert më jep kurajo për çdo gjë. Ne kemi një vit që kemi blerë shtëpi të re dhe ai nuk rri dot pa gjyshen. Ne bëjmë luftë që të vij në shtëpi sepse ai përton, lodhet. Unë i them që nuk rri dot pa ty dhe ai nuk më shikon kur unë qaj për të. 

Binjaku i Brandonit i pëlqen të japë urdhra, madje këtë gjë e bën edhe tek puna e gjyshit. Ai është lider në çdo gjë edhe pse është vetëm 11 vjeç. Shef Vini vjen në studion e “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty” për të dëgjuar mesazhin.

Atij nuk ia merr mendja se kush është nga ana tjetër e murit. Stafi ka përgatitur një shaka për Vinin ku nëpërmjet një inserti punëtorët e mobilerisë së gjyshit të tij, ankohen për të nga urdhrat e shumtë që jep. Ai mendon se në studio ishin pikërisht punëtorët që ta gjykonin për këtë sjellje të tij. U habit shumë kur pa vëllain e tij nga ana tjetër e murit dhe nuk nguron të dëgjoj mesazhin.

Ti më ke thënë shpesh herë mua, që je burri i shtëpisë dhe unë e di që ti i mban premtimet. Ndaj edhe këtë premtim që do ta kërkoj këtu para të gjithëve dua ta mbash. Të lutem eja në shtëpi sepse unë ndihem bosh pa ty, filloj edhe qaj pasi nuk mund të rri dot pa ty. Do të vish në shtëpi dhe të ma mbash premtimin?

Po! Të premtoj!

Gjyshja e Klevisës ka 20 vjet pa dalë nga shtëpia. Klevisa ka ardhur sot për t’i bërë një kërkesë, por a do e pranojë nënë. Merushja ftesën për të ardhur në program? Nëna e Klevisës erdhiiii! Surpriza e tyre nuk mbaron këtu, por vazhdon në Telebingo!

Kronikë më e zgjeruar:

Gjyshja e Klevisës ka 20 vjet pa dalë nga shtëpia. Mbesa erdhi rubrikën “ Ka një mesazh për ty” për t’i bërë një kërkesë gjyshes së dashur Merushes, që të vij në programin e “E Diela Shqiptare”. Gjyshja e saj është rritur jetime, por edhe bashkëshorti i saj po ashtu. Në moshën 23 vjeçare Merushja humb njërin nga djemtë e saj.

Pas kësaj ngjarje ajo u mbyll në shtëpi, u vesh me të zeza dhe nuk diti të buzëqeshë më. Vitet kaluan dhe u martua xhaxhai i dytë. Një muaj më pas u martua edhe babi im. Por jeta nuk donte që gjyshja ime të buzëqeshte, ku xhaxhai im ndërron jetë. Ai la një vajzë 3 – muajshe dhe kjo ndarje nga jeta për nënë Merushen ishte e trefishtë, pasi nusja bashkë me vajzën u larguan nga ajo shtëpi. Për 20 vjet ajo nuk ka dalë nga shtëpia dhe e vetmja lumturi që ajo ka pasur në jetë ka qenë lindja ime. Ajo më thotë gjithmonë se ti Klevisa më ke mbajtur mendjen deri tani. Unë jam shumë fanse e juaja në faqet zyrare që keni në rrjetet sociale dhe i tregoja gjithmonë për komentet që bëja dhe ju më kthenit përgjigje. Ajo më thoshte gjithmonë se nuk dua të vdes pa të parë ty njëherë në televizor. Gjyshja më ka dhënë shumë forcë për zgjedhjet e mia dhe shpresoj të ketë ardhur sot. Ajo do të më bëj të lumtur nëse ka ardhur, pasi kjo do të jetë një ditë shumë e veçantë. Ajo duhet të jetojë për ne se edhe ne nuk jemi mirë kur e shikojmë atë ashtu.”

Pas shumë përpjekjesh nga ana e produksionit të “E Diela Shqiptare” nënë Merushja del nga “ngujimi” 20 vjeçar dhe nga qyteti i Lushnjes ka udhëtuar drejt Tiranës, për të parë se kush i ka bërë mesazh. Ajo e ndjek çdo javë emisionin “E Diela Shqiptare”. Ardit Gjebrea e pyet rreth jetës së saj, një jetë e cila ka qenë e vështirë për nënë Merushen.

“Unë jetën time e kam kaluar shumë të hidhur.Nënës po i ikën fëmijët para, rron kot. Mua më kanë ikur dy djem dhe kam qenë e hidhur në vetvete. Edhe bashkëshorti më iku pas djemve. Sot kam vetëm një djalë bashkë me nusen.

Më trego pak për jetën tënde tani, ku shkon?

Ku të shkoj, s’më bën zemra të dal.”

Ardit Gjebrea e falenderon nënë Merushen që ka ardhur në shtëpinë e “E Diela Shqiptare” pasi është e vetmja dalje pas humbjes së djemve të saj. Ajo i është shmangur çdo feste që ka pasur në jetë.

Cili është motivi që erdhe sot këtu? Kush mendon se mund të jetë?

Përveç mbesës nuk mendoj se është njeri tjetër.”

“Të keqen nëna, e dija që ti do ma bëje këtë surprizë. Shpirti i nënës ti!

Nëna unë të falenderoj shumë që ke ardhur për mua. Kjo që ke bërë sot është një hap shumë i madh për ty, por gjithashtu edhe për ne. Unë erdha këtu, që të bëj realitet ëndrrën tënde që të më shikoje njëherë në televizor. Gjithashtu dua që të bëhesh pjesë e gëzimeve tona familjare, të jesh pjesë e fotografisë së familjes sonë dhe jo të jetë montazh ajo foto. E di që jeta nuk është treguar e bukur, por ti ke një shpirt të fortë që më bën edhe mua të eci përpara.”

Ardit Gjebrea i propozon nënë Merushes që të qëndrojë edhe gjatë Telebingos Shqiptare, për ta ndjekur atë drejtpërdrejtë në studio. Ajo pranon dhe ka parë nga afër të gjitha performancat e balerinëve të Telebingos Shqiptare dhe atmosferës së bukur të krijuar aty.

“NE JEMI ÇFARË HAMË”

Teprica apo mungesa e një elementi në organizmin tonë sjell pasoja. Një prej këtyre elementëve është edhe hekuri. Si pasojë e mungesës së tij, shkaktohet anemia; ndërsa teprica e hekurit sjell toksicitetin. Dietologia jonë, Blerina Bombaj Troci, sjell për ju disa këshilla dhe sekrete se si të luftojmë apo parandalojmë secilin prej rasteve të mësipërm. Kujdes hekurin!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Shqipëria nëse nuk arrin akoma sot të respektoj gruan kjo shoqëri nuk do quhet kurrë demokratike dhe e lirë. Duajeni gruan që të buzëqeshni më shumë të ndiheni të dashuruar pafund dhe të jetoni shpirtërisht më mirë duke dhuruar mirësi në krahët e saj.

“POWER KIDS”

Konkurentët:

Regi,

Devi,

Roni,

Loena,

Biora,

Fiori