Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Ka 15 vite që Vitorja nuk e takon babain e saj Martinin. Ajo ka ardhur për t’i kërkuar falje e të rikthejë kohën pas…! A do arrijnë të bashkohen babë e bijë tek “Ka një mesazh për ty”?…. Njëlloj si përpara 15 vitesh, Vitorja gjendet sërish e vetme megjithse e hodhi hapin e parë drejt pajtimit me babain. 

Kronikë e zgjeruar:

“E Diela Shqiptare” që vjen në ekranin e Televizionit Klan çdo të diel, solli në rubrikën “Ka një mesazh për ty” historinë e një vajze me babain e saj, të cilët kanë humbur 15 vite nga jeta e tyre pa u takuar, për shkak të një zakoni në një fshat të Tropojës. Vitoria na rrëfen historinë e saj në studio dhe ka ardhur për t’i kërkuar falje të atit, pasi i ka thyer zemrën.

“Unë kam 15 vite që jam martuar dhe nuk shkoj tek familja sepse kam marrë burrin me dëshirën time dhe familja ime nuk e donte. Ne kemi qenë komshinj, pra jemi lindur dhe rritur aty dhe mbajmë të njejtin mbiemër. Arsyeja që babait tim nuk ka pëlqyer kjo lidhje e imja është se jemi rritur në një vend, pasi tradita e zonës së Tropojës kështu e ka.”

Ajo më pas rrëfen në studio për njohjen me bashkëshortin e saj. Që në moshë të vogël ajo u dashurua me djalin e lagjes dhe për një kohë shumë të gjatë e kanë mbajtur të fshehtë dashurinë e tyre. Papritur një ditë u larguan nga shtëpia dhe erdhën në Tiranë. Nga kjo dashuri lindi një djalë, por kanë kaluar kaq vite dhe prindërit e Vitores ende nuk e kanë parë djalin 8 vjeçar. Ajo kurrë nuk e ka marrë guximin që të shkoj të takoj me babain e saj gjatë këtyre viteve. Pas dy viteve që u largua nga shtëpia lidhi sërish kontaktet me familjen dhe personi i parë ishte nëna, të cilën prej gjashtë muajsh nuk e ka më, pasi ka ndërruar jetë.

“E kam takuar në qytet në Bajram Curri, fshehurazi babit. Ajo më pranoi për këtë lidhje, por kishte frikë babin.” 

Kur në jetë erdhi djali i Vitores, asnjë nga familjarët e saj nuk ishin të pranishëm për t’i qëndruar pranë në momentet më të bukura të jetës. Ata e kanë marrë vesh kur vetë Vitorja i ka njoftuar nëpërmjet telefonit, që është bërë me djalë. Gjatë këtyre 15 viteve në familjen kur Vitorja është lindur dhe rritur deri në moshën 16 vjeçare kanë ndodhur shumë gëzime ku vëllezërit dhe motrat e saj janë martuar dhe ajo nuk ka mundur dot të gëzojë bashkë me to. Ajo nuk ka mundur të jetë as edhe në ceremoninë mortore të nënës, për ta përcjellë drejt banesës së fundit. Një kalvar mundimesh e kanë mbërthyer Vitoren gjatë këtyre 15 viteve edhe pse me Kujtimin, bashkëshortin e saj ka një marrëdhënie të shkëqyer, por prindi kurrë nuk mund të harrohet pavarësisht zgjedhjeve që bëjmë në jetë.

Ajo kërkon babain, që ta fali dhe e pranon që ia ka thyer zemrën, por dashuria për të është shumë e madhe. Janë 15 vite që nuk kanë asnjë kontakt me njëri – tjetrin vetëm për shkak të zakonit, që Vitorja e theu. Çdo ditë e më tepër ia ndjen mugesën saqë edhe në gjumin e trazuar e sheh nëpër ëndrra, por ai edhe aty i largohet. Ajo zgjodhi këtë format si formën më të mirë për ta parë babain e saj, për ta përqafuar, për t’i kërkuar falje për “rregullin që theu”, për t’i thënë se sa shumë e do, por Martini zgjodhi të mos ishte i pranishëm në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Njëlloj si përpara 15 vitesh, Vitorja gjendet sërish e vetme edhe pse e hodhi hapin e parë për tu pajtuar me babanë. 

Albana, një bullgaro-shqiptare që ka ëndërr të bëhet police vjen në emision për të thyer murin prej “akulli” që e pengon realizimin e dëshirës së saj. Kë ka ftuar sot tek “Ka një mesazh për ty”?… Asgjë nuk ka më shumë rëndësi për Albanën se sa dashuria dhe ngrohtësia e mami Razijes. Nga sot gjërat do jenë më ndryshe mes tyre. 

Kronikë e zgjeruar:

Albana, një bullgaro-shqiptare që ka ëndërr të bëhet police erdhi në emisionin “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty” për të thyer murin prej “akulli” që e pengon realizimin e dëshirës së saj. Ajo është 17 vjeçe dhe në familje ka 11 anëtarë, pra një familje e madhe në ditët e sotme. Albana sot vendosi të ftojë në emision mamanë e saj, për t’i dhënë një mesazh.

Mami është shumë tip i ftohtë me mua, sa herë që unë i them për diçka ajo ndryshon gjithmonë temë, pra nuk më dëgjon deri në fund. Ajo është një person që ka vuajtur shumë për të arritur këtu ku është sot dhe ndoshta kjo e bën të jetë disi e ftohtë me mua. Unë me të nuk është se kam shumë dialog siç mund të flasë një nënë me bijën e saj.  Ajo në fakt kështu sillet me të gjithë. Është shumë e ftohtë.”

Ajo do ta dëshironte mamanë e saj që ta dëgjonte për çdo gjë, ta kuptonte të bijën për dëshirat, gabimet dhe problemet që mund të hasë në jetën e saj dhe aq më tepër një vajzë që është ende adoleshente. Albana nuk mund ta konsiderojë dot shoqe mamanë për shkak të karakterit që ajo ka. Si çdo e re që ka ëndrra për jetën edhe Albana e ka një të tillë. Ajo dëshiron të bëhet police, por mamaja nuk e pëlqen fare këtë fakt. Ka zgjedhur të bëjë një sakrificë për të, por me një kusht… Nëse heq dorë nga ëndrra e saj për tu bërë police, i kërkon mamasë të jetë më e ngrohtë dhe më e afërt me të.

“Unë nuk është se i kërkoj shumë mamit, thjesht të sillet sa më ëmbël me mua dhe të më dëgjoj deri në fund për atë që kam për t’i thënë. Unë ia kam thënë gjithmonë asaj, që pse sillesh kështu me mua, por ajo ose ndërron temë ose largohet nga dhoma tjetër.”

Mamaja e Albanës, Remzia vjen në studion e “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty” për të dëgjuar mesazhin që i ka bërë vajza e saj.

Mami, e di që çuditesh që më sheh sot këtu, por unë kam ardhur për të kërkuar që të sillesh sa më mirë me mua dhe të më dëgjosh deri në fund, atë që kam për të të thënë dhe jo të më anashkalosh. Të lutem nëse mundesh ta bësh këtë gjë! Të lutem pranoje edhe ëndrrën time për tu bërë police. Unë të jam mirënjohëse për jetë dhe më fal që nuk të kam kuptuar më përpara të gjitha ato që ke bërë për mua, por sot që u rrita i kam kuptuar të gjitha dhe të kërkoj shumë ndjesë.”

Asgjë nuk ka më shumë rëndësi për Albanën se sa dashuria dhe ngrohtësia e mami Razijes. Nga sot gjërat do jenë më ndryshe mes tyre, pasi Razija premtoi në studion e “E Diela Shqiptare” se do të dalë më shpesh me vajzën për shëtitje dhe do ta ketë më shumë shoqe sesa vajzë.

Është e vështirë që një klasë e tërë të jetë në një mendje por kur vjen puna për profesorin, këto nxënëse nuk kanë dyshime. Mësuesi i tyre nuk është si të tjerët… Përse kanë ardhur ato tek “Ka një mesazh për ty”? E gjithë jeta është një provim. Profesor Mustafai e kaloi një testim me sukses! 

Kronikë e zgjeruar:

Është e vështirë që një klasë e tërë të jetë në një mendje, por kur vjen puna për profesorin, këto nxënëse nuk kanë dyshime. Mësuesi i tyre nuk është si të tjerët. Ada, Adriana, Isara, Silvia dhe Elisa kanë ardhur në programin e “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Këto vajza vijnë nga kolegji Mehmet Akif dhe janë në klasën e dhjetë. Motivi i tyre që ishin të pranishme në studio është profesori i turqishtes Mustafai, pasi sipas tyre është një mësues shumë i çuditshëm.

Mënyra sesi ai e shpjegon mësimin nuk është si të gjithë profesorët e tjerë. Sapo futet në klasë na mahnit me ndonjë surprizë apo gallatë për shembull në mëngjes na thotë “mirëmbrëma”.

Në studio ishin të pranishëm edhe një pjesë e stafit pedagogjik të këtij kolegji. Profesori Mustafa nuk është tipiku i mësuesve që jemi mësuar të shikojmë. Ai ka një metodikë ndryshe të mësimdhënies, duke ia bërë orën e mësimit më argëtuese saqë nxënësit harrojnë nëse janë në klasë apo janë duke parë një shfaqje në teatër. Por çdo e mirë e ka një të keqe dhe sipas vajzave edhe profesori Mustafa e ka një anë negative të karakterit të tij.

“Ai na bën provime çdo javë dhe janë tmerrësisht të vështira. Gramatika është shumë e vështirë dhe ai duke qenë se na e shpjegon mësimin aq mirë ka edhe kërkesë llogarie. Provimet janë shumë të vështira, por edhe detyrat që na jep janë shumë voluminoze.” 

Vajzat kishin përgatitur një plan për profesorin e tyre në studio. Ato kishin përgatitur një provim për të, për t’i marrë “hak” dhe të testojnë shqipen e tij.

Profesor Mustafa Bej erdhi në studion e “E Diela Shqiptare” për të dëgjuar mesazhin dhe për të parë se kush ia ka bërë këtë në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Batutat e tij nuk munguan as në studio. Edhe pse ka marrë nënshtetësinë shqiptare në tetor të 2016, shqipen nuk e flet edhe aq mirë. Vajzat i tregojnë në lidhje me problemin që hasin me profesorin e tyre, kur i jep shumë detyra. Por profesor Mustafa thotë se: “

Shkolla pa detyra është si çaji pa sheqer.”

Profesori i nënshtrohet provimit të gjuhës shqipe dhe detyra e tij ishte të gjente në shqip fjalën turke.

“Unë do të them fjalët në turqisht e ti do të më përkthesh në shqip”

Kirmizi – E kuqe

Akilli – I zgjuar 

Inek – Lopë

Pjesën më të madhe të fjalëve që Ardit Gjebrea i kishte përgatitur profesor Mustafait, ai e kaloi me sukses testimin, duke marrë notën 10. Nga ana tjetër vajzat kanë ngelur pa fjalë nga profesori i tyre i dashur.

Ne jemi shumë të kënaqura, por do t’i bëjmë edhe kërkesën e fundit dhe më të rëndësishmen. Profesor ne kemi dëgjuar që ju nuk do të na mbani tre vjet, pra nuk do të na jepni mësim tre vjet. Dhe ne nuk e duam këtë gjë.

Nga ana e drejtoreshës, e cila ishte e pranishme që në fillim të programit në studio thotë se do të bëjë të pamundurën për t’i kënaqur nxënësit me dëshirat që kanë.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Kur njerzit i konsideron si vetja, i mban në krah, ju jep mundësinë të flasin hapur dhe me dorë në zemër ata të befasojnë me mirësinë e shpirtit te tyre. Nga Fieri sot vijnë kushërinjtë Buzi të cilët tokën e shitën, parate u dhanë por metrat nuk e dinë ku janë. Kjo është Shqipëria e 2017 ku ligjet i kemi të shkruara por fatkeqësisht si lexon njeri.

“POWER KIDS”

Konkurentët:

Rubini,

Kaltrina,

Sagiona,

Tea,

Aroni,

Joni