Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Mamaja e Drinit nuk ka patur shumë fat me martesat pasi mbas dy divorceve ajo po bashkëjeton me një person të tretë. Si po e përjeton djali këtë gjë dhe për kë është mesazhi i tij? Pa e njohur akoma, Drini e kishte paragjykuar Besimin dhe për këtë i kërkoi falje. Kur gjërat shihen me pozitivitet edhe marrëdhëniet bëhen më të mira.

Kronikë e zgjeruar:

Jo vetëm prindërit i kushtojnë kujdes fëmijëve, por ndonjëherë këta të fundit kur rriten i mbrojnë prindërit e tyre sidomos djali, nënën. E tillë është edhe historia e Drinit në emisionin “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Mamaja e Drinit nuk ka patur shumë fat me martesat pasi mbas dy divorceve ajo po bashkëjeton me një person të tretë. Drini tregon në studio për historinë e mamasë së tij me bashkëshortin e parë, i cili është edhe babai i vetë Drinit. Pas shtatë vish martesë çifti vendosi të ndahej, për shkak të dhunës që ushtronte babai i Drinit, kundrejt nënës. Ai ka qenë 5 vjeç kur prindërit e tyre u ndanë.

Edhe pas divorcit Drini me babain takon shpesh dhe ka një marrëdhënie të mirë. Djali nga Përmeti, rrëfen më tej në studion e “E Diela Shqiptare” se mamaja e tij pas katër viteve e ndarë, u njoh me një burrë tjetër. Nga kjo martesë e dytë erdhi në jetë motra e tij Laura. Bashkejetesa shkonte shumë mirë mes tyre, por vjehrra e mamasë së Drinit zihej shumë me nusen. Ajo shprehu dëshirën për të jetuar në Tiranë, si një formë për t’iu larguar sherreve, por  bashkëshorti i dytë Altini nuk ishte dakort për këtë gjë dhe janë ndarë me konsensus.    

Ne më pas erdhëm  Tiranë dhe na ka ndihmuar shumë dajë Petriti, që jeton  Urën Vajgurore. Ai më ka blerë gjithmonë librat e shkollës. Pas një periudhe 7-vjeçaremami u njoh me një burrë tjetër. Ai quhet Besim dhe e kam sjellë sot këtu  studio. Këtë histori të lidhjes së mamasë me Besimin, ma tregoi gjyshja. Kur e mora vesh nuk më erdhi edhe aq mirë sepse unë mendoja që ne ishim mirë ashtu, pasi po punonim dhe të ardhurat nuk na mungojnë. Një tjetër frikë që kisha ishte edhe se mos ky burrë e keqtrajtonte nënën time. Ato kanë gjashtë muaj që janë bashkë dhe e shikoj që mami është shumë e lumtur me të. Mua më bëhet qejfi shumë për këtë gjë. Unë sot Besimin e kam thirrur këtu studio, që t’i kërkoj falje se pse e gjykova dhe t’i kërkoj që të kalojë një jetë të lumtur me mamin dhe ta mbaj mirë.”  

Pa e njohur akoma, Drini e kishte paragjykuar Besimin dhe për këtë i kërkoi falje publikisht.  

“Besi, të më falësh që të kam paragjykuar më përpara, por unë nuk e dija se kush ishe ti. Që kur të kam njohur ty kam kuptuar që je një njeri i mirë, zemërgjerë dhe i sinqertë. Kërkoj nga ty që të kujdesesh për mamanë time dhe të falenderoj për gjithçka  ke bërë për ne.”

Kur gjërat shihen me pozitivitet edhe marrëdhëniet bëhen më të mira. Besmiri premtoi para të gjithëve, që ashtu siç po e mban mirë nënën e Drinit tani, ashtu do ta mbaj gjithmonë.

Floriani dhe Sonila i janë premtuar njëri – tjetrit që fëmijë. Mbas kaq vitesh martesë ai ka për ti thënë diçka asaj publikisht tek “Ka një mesazh për ty”…! Fuqia e fjalës “të dua” është e pakufijshme.

Kronikë më e zgjeruar:

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” erdhi historia e një çifti, të cilët kanë 15 vite bashkë, kanë dy fëmijë dhe janë shumë të lumtur. Por çifti Florjan dhe Sonila Jaupaj i janë premtuar njëri – tjetrit që fëmijë. Mbas kaq vitesh martesë ai zgjodhi “Ka një mesazh për ty”, për t’i thënë diçka asaj publikisht. Historia e Florjanit nis që në vitin 1984, kur ishte vetëm 6 vjeç dhe nusja e tij Sonila 2 vjeçe. Babai i tij ishte shok me babain e Sonilës. Një ditë teksa pinin raki në shtëpinë e babait të saj, Hajdari i thotë Sejdinit që vajzën do t’ia marrë për djalin kur të rriten.

Këtë gjë ia tha edhe vetë Florjanit, po atë ditë që e kishte biseduar me Sejdinin. Të gjithë e thërrisnin si dhëndrri i Sejdinit edhe pse ishte vetëm 6 vjeç. Babai i tij kishte premtuar se sapo djali të mbushë 16 vjeç do ta fejonte me Sonilën. Por historia e kësaj familje mori një tjetër rrjedhë. Motra e Florjanit humb jetën tragjikisht në një aksident dhe pas disa kohësh kur ai ishte 15 vjeç, humb edhe babanë.  

 vitin 2000 unë kam qenë  Itali për të punuar, pasi pas humbjes së babait m’u desh të punoja që  moshë fare të vogël. Gjatë gjithë kësaj kohe unë e ruaja nga larg Sonilën, kur ajo shkonte  shkollë, madje i kisha vënë edhe roje nga mbrapa  kohën kur isha  Itali. Një ditë më vijnë ndërmend fjalët e babait dhe dëshira që ai kishte që unë të martohesha me Sonilën. I them nënës, që të shkonte të pyeste tek shtëpia e Sejdinit për vajzën. Ndërkohë Sejdini i thotë se këtë amanet e ka ruajtur dhe priste që të kthehesha unë nga Italia. Unë më pas marr  telefon vjehrrin dhe i them që të bëhet fejesa ime edhe pse unë nuk isha i pranishëm.  dhjetor të 2001 është bërë fejesa ime, ndërkohë unë isha  Itali. Një muaj para se të bëhej fejesa, unë flas për herë të parë me nusen  telefon dhe i them: Sonilë ti hallet e mia i di shumë mirë, që kam një nënë të vjetër dhe një vëlla të sëmurë. Prandaj nëqoftëse ti do të pranosh të kalosh jetën me mua dhe i merr parasysh këto gjëra, me mua do të kalosh shumë mirë. Ajo pranon pasi vetë familja e saj kishte folur mirë për mua. Bëhet fejesa dhe unazën ia vendos mamaja ime. Më pas  vitin 2002 është bërë dasma ime, por nuk e di sesi ma dha  atë moment dhe nuk ia kam vendosur unazën Sonilës. Vjehrrës i ngeli merak kjo gjë, gjithashtu edhe kunatës time dhe sot kam vendosur që t’ia dhuroj unazën publikisht.”

Por nuk ishte vetëm kaq surpriza që do t’i bëjë Florjani, Sonilës. Ai është një natyrë disi e ftohtë dhe fjalët e ëmbla i mungojnë në fjalorin e tij, por dashuria që ka për Sonilën është e madhe. Gjatë gjithë këtyre viteve bashkëjetesë ai mund t’i ketë thënë asaj “të dua”, tre ose katër herë. Ato asnjëherë nuk kanë dalë vetëm të dy, por gjithmonë kanë pasur njerëz të afërt rreth vetes.  

Unë sot nusen e kam thirrur për atë që ka bërë ndaj meje, ndaj familjes time, për një amanet që u krye.” 

Stafi i “E Diela Shqiptare” kishte përgatitur një surpizë të bukur për Sonilën, që do ta mbaj mend gjatë në jetën e saj. Fjalë të ëmbla për të, dashuri pafund, të gjitha për Sonilën për ta bërë atë të ndjehej si një princeshë e vërtetë.  

“Të kam sjellë sot këtu, meqënëse nuk ta kam shprehur asnjëherë dashurinë ashtu siç duhet. Dua të  them që të dua me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt!” 

Sonilës i duket çdo gjë si në ëndërr nga ajo që pa në studion e “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Fuqia e fjalës “të dua” është e pakufijshme. Florjani i vë në gisht unazën Sonilës dhe ashtu siç e ka tradita, presin tortën dhe shijojnë shampanjën.

Egla është një nënë e re e cila po përballet me divorcin. Megjithse nuk e ka harruar dhunën fizike e psikologjike, frika e saj më e madhe është kujdestaria e djalit të cilën e ka fituar ligjërisht por pala tjetër po ia mbajnë larg. Kë ka ftuar sot ajo tek “Ka një mesazh për ty”? Avokate Stela ia dha premtimin publik Eglës se do të jenë bashkë deri në fund të kësaj beteje ligjore për të marrë sërish Argin e vogël.

Kronikë më e zgjeruar:

Egla është një nënë e re e cila po përballet me divorcin. Megjithëse nuk e ka harruar dhunën fizike e psikologjike, frika e saj më e madhe është kujdestaria e djalit të cilën e ka fituar ligjërisht por pala tjetër po ia mbajnë larg. Ajo ka vendosur të thërrasë avokaten e saj në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Ajo me vete ka edhe lodrën e të birit që e mban gjithmonë me vete, në mungesë të të birit.  

“Më duket sikur Argi im është gjithmonë me mua”– thotë Egla për lodrën e djalit.  

Ajo rrëfen në studio për historinë e saj dhe njohjen me bashkëshortin, ku janë njohur nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Pas kësaj njohje ata vendosën të krijojnë familje me shumë sakrifica, pasi burri i saj nga Saranda ishte pa punë, ndërsa vetë Egla punonte mësuese letërsie në qytetin e Kuçovës. Në muajin e katërt të shtatzënisë Egla merr vesh që bashkëshorti i saj luante kumar. Këtë gjë e kupton teksa në shtëpinë që kishin marrë me qira në Kuçovë, vjen pronari për t’i marrë qiranë. Egla është habitur, pasi mendonte se kjo qira ishte paguar nga Armando.  

“Marr Armandon për të biseduar  lidhje me këtë gjë dhe shikoj një shpërfytyrim të atij njeriu që deri dje unë e kisha dashur dhe e kisha adhuruar. Përveç fjalëve ofenduese, shikoj që ai kishte edhe dhunën. Para se kjo gjë të ndodhte, unë jam munduar të shkoja  Sarandë dhe të jetoja atje, por ishte e pamundur. Unë nuk gjeja dot një punë, por edhe familja e tij jetonte me qira dhe  shtëpi punonte vetëm kunata. Nga ana tjetër Armando është shumë i lidhur me nënën e tij, një marrëdhënie që nuk di çfarë emri t’i vendos. Ajo ishte shumë posesive dhe ndërhynte  çdo gjë, tek veshja ime, tek mënyra sesi duhet të shkoja unë  shkollë, tek oraret e mia, pra  krah unë kisha më shumë vjehrrën sesa Armandon. Unë jam edukuar me dashurinë e të dy prindërve, ndërsa Armando jo. Duke qenë se familja është gjëja më e shenjtë, unë nuk doja që ta shkatërroja që  hapat e para. Por ishte e pamundur! Dhuna psikologjike dhe fizike më shkatërroi. Nëse unë isha  mësim dhe më binte telefoni duhet ta hapja me patjetër që ai të dëgjonte nëse unë isha  mësim. Nuk e di nga i buronte e gjithë ajo xhelozi!”

Egla rrëfen më tej në studion e “E Diela Shqiptare” se shqetësimin e kumarit e ka konsumuar edhe me nënën e Armandos, por kjo e fundit nuk i ka dalë në mbrojtje duke i thënë se “ai është mashkull dhe do  luaj edhe bixhoz”. Ajo justifikonte edhe dhunën e djalit të saj. Rastet e dhunës tek Egla kanë qenë të shumta, por ajo për të mos prishur familjen që sapo kishte ndërtuar justifikonte çdo shenjë dhune të tij. 

“Mbaj mend një të bërtitur dhe një ofezë shumë të madhe dhe pastaj e gjej veten tek fundi i shkallëve. Dëgjoj time motër që i bërtiste atij, “mos e godit”! Unë isha  muajin e nëntë të shatzënisë dhe falë Zotit, im bir është sot ishëndetshëm. Kushdo që e shikon, pohon që i ngjan babait  tipare. Uroj që  karakter mos t’i ngjaj atij.” 

Kjo lidhje e gabuar që Egla krijoi, do t’i mbesë peng për gjithë jetën pasi zhgënjeu babain e vet. Ky i fundit i kishte thënë që ky djalë nuk ishte i përshtatshëm për të, nuk kishte të njejtin formin dhe përgjegjësi për familjen. Por zgjedhjet e gabuara në jetë, bëjnë që të reflektojmë më tepër për vazhdimësinë e jetës dhe t’i dëgjojmë këshillat e njerëzve më të dashur. Ajo tashmë prej një muaji është larg djalit të saj të vogël. 

“Pas lindjes së djalit, shkëputemi  Sarandë. Bëj nëntë muajt e lejes së lindjes dhe duhet të kthehesha sërish  punë,  Kuçovë. Kam një dhimbje të madhe për tim bir, pasi hapat e parë nuk ia kam parë kurrë, as dhëmbët e parë. Bëja rrugë gati çdo javë nga Kuçova për  Sarandë për të parë tim bir. Kur unë i thashë Armandos që të vintë edhe ai Kuçovë të jetonte me mua, duke pasur parasysh kushtet  të cilat jetonim, vjehrra e kundërshton këtë ide, duke i thënë djalit të saj se nëse ti del nga kjo derë nuk ke për të qenë më kurrë djali im.  Unë nuk e mora me vete djalin tim, meidenë se do të filloja një punë  Sarandë, ose Armando do të vinte  Kuçovë. Por kjo gjë nuk u realizua kurrë dhe momentin që kam dashur të marr tim bir, kam gjetur vetëm një përplasje dere  fytyrë.” 

Një histori e cila nuk mbyllet me kaq. Në ditëlindjen e djalit të vogël. Egla shkon për të festuar këtë ditë të shënuar. Si çdo fëmijë edhe Argi i hidhet në qafë nënës së tij duke e përqafuar, pasi kishte shumë kohë pa e parë. Por ky moment i bukur nuk zgjat shumë, pasi vjehrra i thotë nipit “hajde tek mamaja jote, pasi unë jam nëna jote”. Sipas saj, ajo quhet nënë pasi Egla, nuk paska ditur të kujdeset për djalin. 

“Unë i them Armandos, që a mund ta marr djalin unë sot për ditëlindje? Ndërkohë ajo më thotë që: djali është i imi, ti e merr vetëm të vdekur. A ka ligj  botë t’i ndalojë nënës, fëmijën? Unë asaj i jam mirënjohëse se e do fëmijën tim, e ka rritur, por jo të kthehet  rolin e nënës.”   

Egla ka sakrifikuar shumë për këtë familje, ka marrë kredi për familjen e Armandos, por të gjitha paratë kanë shkuar në kumar. Të gjtihë dhunën psikologjike dhe fizike që kishte marrë gjatë kësaj periudhe, vendos t’i japë fund duke i kërkuar divorc. Armando në fillim nuk e pranoi një gjë të tillë duke i bërë presione  dhe kërcënime të shumta. Nga këto kërcënime Egla, mori një urdhër mbrojtje. Tani është në fazën e ndarjes, ku në Shkallën e Parë ka fituar të drejtën e kujdestarisë së djalit. Procesi ka shkuar në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë avokatja i shkon gjyqtares dhe i thotë asaj se çfarë do të bëhet me djalin, që t’i kaloj nënës, në bazë të urdhrit të parë. 

“Vjehrra që del bashkë me Armandon nga gjykata dhe thonë të njejtën gjë. Fëmija do vdesë  duart tona dhe ti s’ke për ta gëzuar kurrë. Unë nuk arrita ta merrja djalin  bazë të një mase sigurie, pra disa gjëra ligjore.”

Një nga mbështetëset e saj kryesore për të fituar djalin është avokatja Stela. Ajo kurrë nuk lodhet me këtë histori dhe i jep forcë, mbështeje morale e shpirtërore Eglës për të ecur përpara. Ajo sot kishte ftuar pikërisht avokaten e saj Stelën në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, pasi ka frikë se ajo mund t’ia lërë procesin përgjysëm.  

“E dashur Stelë të kam thirrur këtu, ku përveç falenderimit, që të jam mirënjohëse  këtë betejë që kemi marrë bashkë, doja të  pohoja edhe diçka. të lutem mos më braktis, qëndro me mua derisa të marrim Argin e vogël.”

Avokate Stela ia dha premtimin publik Eglës se do të jenë bashkë deri në fund të kësaj beteje ligjore për të marrë sërish Argin e vogël.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” përballen sot motër e vëlla. Petriti ka vite që emigron në Angli dhe shumat e parave që ai ka fituar i ka dërguar në familje. Po cfarë ka ndodhur me fitimet e tij? Përse e ka thirrur Petriti motrën Florinda në këtë seancë ndërmjetësimi?

“POWER KIDS”

Konkurentët:

Andis,

Rubin,

Loena,

Andrea,

Sagiona,

Enea