Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Stelina dhe Irena kanë disa vërejtje dhe kërkesa për baballarët e tyre që janë aq të lidhur me njëri-tjetrin saqe bëjnë pakt bashkë dhe i pengojnë të bëjnë shumë gjëra të moshës. Por sot ato do u bëjnë një rreng baballarëve. Vajzat janë pika e dobët e baballarëve!

Stelina dhe Irena Doda tregojnë se nuk kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën, por janë vetëm shoqe shkolle.

“Para shumë vitesh, kur baballarët tanë ishin 20 vjeç, janë njohur dhe janë bërë shokë shumë të ngushtë. Gjyshja ime ka 5 çuna dhe para se të vdiste i ka lënë amanet babit, që bashkë Bujarin, babin e Irenës të ketë 6.  Ata kanë kryer ritualin e pirjes së gjakut të tyre, për t’u bërë vëllezër gjaku.”

Stelina shprehet se i ati është shumë fanatik dhe nuk e lejon të vishet me xhinse të grisura, ndaj ajo sot ia ka marrë borxh shoqes dhe i ka veshur për ta “tronditur”.

Irena rrëfen se para tre vitesh lindi motra e saj, por ishte shtatëzani e rrezikshme dhe mjeku pyeti të atin e saj, Bujarin, se kë donte të shpëtonte, bashkëshorten apo fëmijën. Bujari i gjendur në vështirësi humbi ndjenjat dhe fatin e tyre e mori në dorë i ati i Stelinës, Hamzai, i cili tha se duhej të shpëtonin të dyja. Fëmija lindi me sindromën “Down”  dhe mjekët propozuan që t’i bënin një gjilpërë, që të vdiste, sepse përndryshe do të vuanin gjithë jetën me të.

“Babi u gjend në dilemën e dytë, ai e donte atë fëmijë. Por ishte sërish babi i Stelinës ai që vendosi se fëmija duhej të jetonte, nëqoftëse do të ishte e shkruar që do të vdiste, le të vdiste kur të ishte e shkruar. Falë Zotit, ajo jeton dhe na ka sjellë shumë gëzim në shtëpi.”

Stelina dhe Irena kanë ftuar Hamzain dhe Bujarin në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi duan t’u thonë që të kenë më shumë besim në to dhe t’i lejojnë të sillen si bashkëmoshataret e tyre. Vajzat kanë menduar t’u bëjnë një lojë, ku Stelina do të kërkojë të lyejë flokët dhe Irena do t’u shfaqet me flokët e lyer, në mënyrë që të marrin një përgjigje pozitive prej tyre e t’i lejojnë t’i lyejnë me të vërtetë.

Stelina shprehet se mentaliteti i fshatarëve ndryshon nga ai i qytetarëve, sepse ato jetojnë në Lekaj të Kavajës dhe kjo është arsyeja se pse ata nuk i lejojnë vajzat të dalin, të lyhen, etj. Kjo vjen kryesisht nga Bujari sepse është ai që ndikon edhe te Hamzai.

Bujari dhe Hamzai kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vijnë në studion e “E diela Shqiptare”.

Arditi i ngacmon të dy, duke iu thënë se kanë ardhur dy djem për t’u kërkuar dorën e vajzave.

Hamzai

Nëqoftëse janë djem nga familje të mira, patjetër që do të pranojmë.

Arditi – Po nëse vajzave nuk iu pëlqejnë?

Bujari

Varet nga vajzat, nuk është në dorën tonë

.

Hamzai

Vajzat e zgjedhin vetë rrugën, mentalitetin e prindit dhe do të jenë në një mendim me mua.

Bujari dhe Hamzai shikojnë në ekranin që ndodhet në mur, Stelinën, e cila ka një mesazh për ta.

Stelina – Unë dua t’ju kërkoj që të keni më shumë besim te ne dhe të na lini pak më të lira të bëjmë edhe ne si të gjithë moshataret tona. Babi unë e di që ti nuk ma ke prishur asnjëherë qejfin dhe mendoj se as për këtë rast nuk do e bësh. Dua t’i them xhaxhi Bujarit se edhe pse babi ma jep gjithmonë lejen, ai ia kthen gjithmonë mendjen, duke i thënë që Hamzai u jep liri vajzave dhe babi ndryshon mendim pastaj.  

Bujari – Stelina është edhe vajza ime.

Stelina – Kjo ndodh sepse unë me Irenën duam të bëjmë të njëjtat gjëra.

Arditi – Vajzat do vishen pak, do lyejnë pak flokët. Do keni ndonjë kundërshtim ju?

Hamzai – Për mua personalisht, do t’ia lejoja sepse nuk ia kam prishur ndonjëherë dhe as nuk do ta bëj.

Bujari – Ajo nuk është e vogël, di të eci në jetë vetë.

Në ekran shfaqet edhe Irena me flokët e lyer dhe Bujari në siklet thotë se i pëlqejnë.

Stelina – Si kjo dua t’i bëj dhe unë.

Hamzai – Ma kërkon publikisht? Unë nuk do t’ia prish vajzës sime.

Arditi u rrëfen se Stelina është veshur me rroba të marra borxh dhe se Irena nuk i ka lyer vërtetë flokët.

Pjesa e parë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” përfundon me një përqafim.

Vera prej katër muajsh ka lënë pas hekurat e burgut dhe tani është gati për të nisur një jetë të re. Por në këtë rifillim ajo do të ketë pranë dy djemtë e saj të cilët jetojnë me ish-bashkëshortin. A do i përgjigjen ata thirrjes së saj? Alfredi dhe Arlando kanë ende nevojë për kohë.

Vera Canaj, nga Shkodra, rrëfen se është martuar me shkesi, kur ishte 18 vjeç, edhe pse ajo e dinte që atëherë që bashkëshortit të saj, Pal, i kishte dal nami si pijanec, rrugaç e bixhozxhi.

“Për 18 vite nuk kam kaluar asnjëherë mirë, vetëm me dhunë, stres, vuajtje, skamje… Kam kaluar një jetë si në burg. Kur i kujtoj ato ditë, as vetë s’e di si kam arritur deri këtu. Pas vitit të parë të martesës nisi gjithçka.”

Arditi – Pse nuk u ndatë pas tre viteve dhunë, por bëtë fëmijë me të?

“Thashë se do binte. Të ishte babi gjallë nuk do të kishte arritur deri aty. Vëllai është frikacak, nuk është as për vete e as për ne.”

Vera rrëfen se e ka denoncuar shumë herë ish-bashkëshortin, por asnjëherë nuk është rrespektuar e drejta e saj sepse ai i kishte miq.  Më datë 21 Janar 2013, Vera u detyrua të hidhej nga kati i dytë i banesës së saj për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit. Ajo tregon se lajmëroi policinë, e cila e mori Palin dhe më pas edhe atë për të dëshmuar.

“Më thanë që nuk kam shenja, ndërkohë që unë e kisha trupin copë-copë. Ai tha që “është rrëzuar dhe ka thyer brinjën”, por jo! Ishte goditja e tij! Çdo gjë ma ka bërë në sy të fëmijëve, të cilët ishin të vegjël e më thonin të duroja.”

Vera thotë se 18 vite burg i bëri duke jetuar me ish-bashkëshortin dhe 2 vite burg të vërtetë sepse pati një denoncim anomin kundrejt saj, duke e akuzuar se shfrytëzonte dikë për prostitucion. Ajo pretendon se gjithçka ishte një kurth për t’i marrë fëmijët. Prej 4 vitesh Vera është divorcuar dhe është shpërngulur në Tiranë për të jetuar e për të punuar.  

Arditi – Kur bëhet divorci, a pyeten fëmijët se me kë duan të jetojnë?

“U pyetën, por ai me presionin që u bëri fëmijëve në korridorin e sallës, bashkë me avokatin e tij, një çoban, ma hoqën të drejtën e fëmijëve të mi. Fëmijët i kam takuar pa dëshirën e tij dhe i kam thënë dhe do vazhdoj t’i them që sido që të bëhet unë fëmijët do t’i takoj deri në pikën e fundit. Një herë kam lindur, një herë vdes për ta!”

Ajo rrëfen se fëmijët e saj prej 4 vitesh nuk shkojnë në shkollë sepse nuk kanë kushte. Djali i madh ka mbaruar klasën e nëntë në burgun e Kavajës sepse ishte burgosur për plagosje pa qëllim, një muaj pas arrestimit të saj, ndërsa djali i vogël ka kryer vetëm 5 vite shkollim.

Vera ka ftuar djemtë e saj, Alfredin dhe Arlandin, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’u kërkuar që të largohen nga alkooli, duhani, droga dhe armët, e të fillojnë një jetë të re me kë të dëshirojnë ata.

Alfredi dhe Arlandi pranojnë ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vijnë në studion e “E diela shqiptare” për të parë se kush fshihet pas ekranit në mur. Ata buzëqeshin kur shohin të ëmën, Verën dhe rrëfejnë se i ka marrë shumë malli për të.

Vera – Shpirti i mamit, ju dua shumë! Ju lutem, ju ka mami zemër, lërini këto gjëra të këqija. Fredi të bëj thirrje të lësh punën që ke nisur, kthehu mbrapa. Ju çon mami në shkollë, ku të doni ju në botë, vetëm rrini larg këtyre gjërave! Nuk ju them të mos doni babin, xhaxhallarët, gjyshërit, t’i doni, por larg shoqërisë së keqe. Kur të doni e keni derën hapur tek unë. Jemi në rregull?

Alfredi dhe Arlandi – Po.

Arditi – Arland, ti pi cigare?

Arlandi – Po.

Arditi – Alfred, pse nuk shkon në shkollë?

Alfredi – Mbarova 9-vjeçaren dhe e lashë përgjysmë.

Arditi – Po çfarë ke ndërmend të bësh?

Alfredi – Të rri.

Arditi – Po ti je vetëm 17 vjeç, nuk mendon një jetë të bukur përpara teje?

Alfredi – …

Alfredi thotë se nuk e di çfarë do të bëjë, a do të vijë në Tiranë të jetojë me të ëmën, apo do të qëndrojë në Shkodër me të atin.

Vera – Jam e gatshme të përballoj çdo gjë për ju dhe nuk e kthej kokën pas sado të jetë jeta. Landi, kthehu dhe ti si Fredi, mos jeto më me frikë.

Edhe pse Arlandi thotë se është i lumtur aty ku është, Vera thotë se nuk është e vërtetë, pasi aty nuk qëndrohet dot as 5 minuta dhe se ajo shtëpi është si burg.

Arditi Keni ndonjë gjë për t’i thënë mamit?

Arlandi premton se do të lerë duhanin, ndërsa Alfredi se do të heqë dorë nga puna që është dhe se do të pranojë çdo ofertë që do të vijë në redaksinë e “E diela shqiptare” për punë.

Vera përqafohet me Alfredin dhe Arlandon, por në sytë e saj vërehet pikëllimi i një nëne që sërish nuk do t’i ketë fëmijët e saj pranë.

“PËR DREKË ME MUA”

E mbani mend treshen e kaluar në rubrikën “Për drekë me mua”? Radhën për të gatuar, bashkë me dietologen Blerina Bombaj, tashmë e ka Rozi Radi. Mysafirët e saj, stilisti Joni Peçi dhe DJ Sardi kanë bërë gati pirunet, por bashkë me to, edhe pikët që do t`i japin për gatimin. Çfarë pjatash ka zgjedhur të gatuaje Rozi? Mbani gati bllokun e shënimeve për të marrë recetat e saj! Ah po, përgatituni të mbani edhe barkun me dorë! Dhe të qeshurat nuk kanë të sosur!!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Një ngjarje mjaft e hidhur ka sjellë sot dy nëna nga Pogradeci në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Ato në fakt nuk kanë ardhur vetëm, por me shumë prindër të tjerë fatkeqë. Në vitin 1996 fëmijet e tyre humben jetën në një ekskursion në liqenin e Prespës. Por çfarë i ka sjellë këto nëna përballë njëra-tjetrës në këtë seancë ndërmjetësimi për një ngjarje të ndodhur 20 vite më parë?

“EDHE UNË KËNDOJ”

Konkurentët:

Leonora Shemuni,

Shahin Muraku,

Dhurata Avdi,

Alemsha Çekrezi,

Edoardo Milova,

Xhesika Doçi,