Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Oriola i ka plotësuar të ëmës çdo dëshirë, përveç njërës: të zgjedhë njeriun e jetës. Kësaj kërkese të përditshme ka ardhur ti japë sot një përgjigje . Fatin nuk e ka në dorë por ajo që mbush çdo boshllëk tek Oriola është dashuria e pakufijshme e nënës së saj Lumturie.

Orjola, 35-vjeçarja nga Tirana, ka ftuar të ëmën, Lumturien në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i kërkuar të mos vazhdojë insistimin që ajo të gjejë njeriun e jetës. Orjola rrëfen se mëngjesi i saj nis me Lumturien, e cila vazhdon të insistojë që Orjola të gjejë “princin e kaltër”. Para 15 viteve, një djalë, i “pagëzuar” nga Orjola me emrin Beqir, ka takuar Lumturinë dhe i ka thënë që dëshironte që të merrte Orjolën për nuse, por duke qenë se ata u shpërngulën në një shtëpi tjetër, asaj i ka ngelur peng që nuk u njohën. Por, Orjola shprehet se kanë kaluar 15 vjet dhe ai mund të ketë vazhduar jetën e tij e të ketë krijuar familje. Lumturia pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “E diela shqiptare”. E pyetur nga Arditi se kush mund të ketë një mesazh për të, ajo përgjigjet se mund të jetë vajza ose djali. Lumturia shprehet se vajzën e saj e kanë kërkuar shumë djem, por njëri ishte i veçantë dhe e ka fjalën për djalin që na rrëfeu Orjola. Lumturia shikon në ekranin që ndodhet te muri ndarës Orjolën dhe shpreh gëzim.

Orjola – Mami, je mbretëresha ime dhe të dua pafund. Të lutem, mos ma përmend më këtë muhabet sepse jeta është kaq e bukur, ne do të kemi Zotin përpara që të dyja dhe do t’i realizojmë të gjitha ëndrrat e tua.

Lumturia – Faleminderit, por unë doja sepse mosha kalon dhe ikën shumë shpejt. Kjo duhet të vendosë për një person, për një të mirë si puna e Beqirit që thatë ju.

Lumturia rrëfen historinë e takimit me djalin dhe thotë se si çdo nënë, ajo do më të mirën për vajzën e saj. Arditi thotë se problemi i vetëm në këtë histori është se nuk dinë emrin e djalit dhe nuk kanë si ta gjejnë. Për këtë arsye, ai fton në studio piktoren Ilda Arshiaj, e cila do të pikturojë portretin e Beqirit sipas përshkrimit të Lumturies, për ta shfaqur publikisht, në mënyrë që ta gjejnë dhe ta martojnë me Orjolën.

Lumturia, e ngacmuar dhe nga Arditi, përshkruan me pak detaje djalin dhe thotë se nuk e mban mend mirë. Kur portreti përfundon, Lumturia shprehet se i ngjan, vetëm se duket më i madh, ai është 37 vjeç.

Arditi shprehet se ai djalë mund të jetë duke i parë dhe nëqoftëse nuk është martuar, të kontaktojë në “E diela shqiptare” dhe dasma të bëhet në studio. Lumturia shspreh entuziazëm, ndërsa Orjola afrohet për ta përqafuar  dhe për të parë “burrin e saj të ardhshëm”.

Orjola – Jo, është shumë serioz. Nuk shkojmë.

Lumturia – Po mir, serioz duhet njeriu. Shkoni mi.

Na mbetet vetëm të presim që Beqiri të bëhet i gjallë që të nisim përgatitjet për dasmën!

Marseli është në prag të ndarjes me bashkëshorten dhe për këtë fajin më të madh e gjen tek vetja. Përpara se të kërkojë një tjetër mundësi, ai ka diçka për ti thënë nënës së fëmijëve të tij. Nikoletës i duhet kohë për të marrë një vendim përfundimtar sepse ngjarjet e së shkuarës kanë lënë gjurmë tek ajo. Marselit, tashmë i penduar, i duhet të presë.

Marseli ka ftuar bashkëshorten, Nikoletën në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i kërkuar falje për çdo shqetësim që ka i sjellë, pasi e kanë detyruar atë të largohet nga shtëpia së bashku me fëmijët.

Marseli rrëfen se e ka njohur Nikoletën në shkollë, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç dhe se e ka rrëmbyer sepse janë martuar pa miratimin e prindërve të tyre, pasi ai ishte pak “i lëvizur”. Ai shprehet se edhe pse kanë sjellë në jetë dy fëmijë, ka vazhduar të jetë problematik dhe se nuk ia ka shprehur dashurinë Nikoletës. Marseli thotë se për shkak të impulsivitetit që e karakterizon, bashkëshortja e tij është larguar dy herë nga shtëpia dhe premton se nëse ajo e fal ai do të bëjë gjithçka për ta bërë të lumtur. Nikoleta është larguar nga shtëpia prej 3 javësh dhe ka marrë fëmijët me vete, kjo gjë e mërzit shumë Marselin, i cili preket dhe thotë se e ka marrë shumë malli për ta.

Nikoleta pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “E diela shqiptare”. E pyetur nga Arditi se kush mund të ketë një mesazh për të, ajo shprehet se vetëm ish-bashkëshorti mund të jetë, edhe pse ende nuk është ”ish”. Kur sheh Marselin në ekranin e murit ndarës, nënqesh dhe thotë se e dinte, por është shumë i dukshëm emocioni që ka edhe pse mundohet të mos e shprehë. Nikoleta rrëfen se Marseli e ka detyruar të largohet nga shtëpia sepse ka treguar mungesë respekti, dashurie dhe kujdesi, jo ndaj saj, por ndaj fëmijëve të saj.

Marseli –

Sot të ftova në emision që para gjithë shqiptarëve të të kërkoj falje për të gjithë ato që të kam bërë dhe që ta dish që do të jesh gjithmonë në zemrën time! Nuk do të lëndoj më kurrë ta premtoj

!

Nikoleta – Mbarove?

Marseli – Ta dish që të dua shumë!

Marseli rrëfen se gjatë periudhës që Nikoleta dhe fëmijët nuk kanë qenë, ai ka reflektuar shumë dhe ka kuptuar që para familjes nuk duhet të vendosë asgjë. Ai thotë se do t’ia tregojë Nikoletës ndryshimin e tij nëpërmjet veprave dhe se do të bëjë gjithçka që ajo të jetë e lumtur. Ndërsa Nikoleta thotë se ajo ka ikur shumë herë nga shtëpia dhe ai shkonte, qante dhe i thoshte po të njëjtat fjalë, por kur çdo gjë normalizohej ai i rikthehej avazit.

“Jam 22 vjeç, më ka marrë që 16 vjeç dhe nuk di të them një herë që kjo ditë është e bardhë dhe e mbaj mend nga kjo martesë, në daç për mua në daç për fëmijët e mi. Unë Marselit nuk i them as jo as po. Nuk i jap dot një shans, kam nevojë vetëm që ai të më tregojë, që andej nga është, që ka reflektuar dhe e do familjen ”

Nikoleta thotë se ajo nuk mund t’i japë një shans tjetër që më vonë të përfundojnë po prapë në të njëjtën situatë, ndaj ajo do të qëndrojë në Tiranë me fëmijët, ndërsa Marseli duhet të gjejë një punë, pra të qëndrojnë për pak kohë larg njëri-tjetrit për të kuptuar se si mund të funksionojë kjo familje. Ajo rrëfen se familja e saj nuk e ka mbështetur në vendimin e saj për t’u larguar nga shtëpia, ndaj është detyruar të shpërngulet së bashku me fëmijët në Tiranë dhe t’ia dalë mbanë e vetme.

Marseli premton se do të shpërngulet në Tiranë, do të gjejë një punë, do të marrë një shtëpi me qera dhe do të përmbushe çdo premtim që i ka bërë. Nikoleta refuzon t’i japë dorën Marselit, por me këmbënguljen e publikut dhe të Arditit ajo i jep dorën me kokën poshtë.

Shpresojmë që Marseli këtë herë t’i mbajë premtimet e tij dhe familja e tyre të ribashkohet dhe të jetojnë së bashku të lumtur.

“PËR DREKË ME MUA”

Radha e Joni Peçit për të gatuar në rubrikën “Për drekë me mua”. Batutat e tij, në dy javët e kaluara, karshi gatimeve të Rozi Radit dhe DJ Sardit janë shoqëruar me paaak spec djegës. A do marrin hak Rozi dhe Sardi? Apo Joni gatuan po aq bukur sa edhe stilon dhe do t`i lërë pa fjalë ata!? Presim edhe komentet e dietologes Blerina Bombaj… Kujdes! Sot vendoset se cili prej të treve ka qënë kuzhinieri më i mirë! Ju për kë votoni?

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” është një çift bashkëshortësh nga Vlora. Brikena dhe Viktori po kalojnë momente të veshtira familjare. Një testament është bërë “molla e sherrit” në familjen e tyre. Për çfarë testamenti bëhet fjalë dhe çfarë pë

rmban ai?

“EDHE UNË KËNDOJ”

Konkurentët:

Miriana Idrizi,

Hair Kalemaj,

Flora Zenuni,

Gjeto Gojçaj,

Merjeme Liço,

Maliq Bici