Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

“PËR DREKË ME MUA”

Ka art në skenë, por ka edhe art në kuzhinë. Këtë do të na e tregojë më së miri, këngëtarja Olta Boka. Kush do t`i shijojë aromat ndjellëse të gatimeve të Oltës, përvec Blerina Bombajt, me të cilën ajo ka gatuar? Në shtëpinë e Oltës do të ketë, jo dy, por tre mysafirë, pasi tashmë e dini që Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj janë “paketë”. Vec tyre është edhe sipërmarrësi, Adi Haxhiymeri. Batuta dhe shije fantastike serviren në këtë drekë!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Agimi dhe Selvia janë një cift bashkëshortësh, të cilët tashmë janë në konflikt me njëri-tjetrin. Ata kanë blerë një banesë, e cila ka qenë pa dokumenta dhe nuk dihet cili është pronari i vërtetë i saj. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ka sjellë ciftin në këtë seancë ndërmjetësimi të rubrikës “Shihemi në Gjyq”. Një e afërme e Selvies ka qenë ajo që e ka gjetur këtë mundësi për blerjen e banesës, ndaj edhe Agimi akuzon bashkëshorten e tij Selvien, duke i kërkuar deri edhe ndarjen nëse nuk zgjidhet kjo situatë. Po cili është pronari i vërtetë i shtëpisë?

“EDHE UNË KËNDOJ”

Konkurentët:

Violeta Çipi,

Kristaq Binjaku,

Liljana Tare,

Luljeta Sula,

Abil Nurçe,

Zhulieta Zefi