Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Zemria vjen në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, moderuar nga Ardit Gjebrea, sepse ka një mesazh për vajzën e saj, Linditën.

Zemrie Neziri nga Burreli tregon se familja e saj, të përbërë nga gjashtë persona, katër fëmijët dhe dy prindërit. Vajza e saj e madhe, Lindita ka qenë gjithmonë një nxënëse e mirë dhe ndihmonte familjen, kur u detyruan të punonin si shitës ambulantë.

Në vitin e fundit të gjimnazit, Lindita i thotë të ëmës që dëshironte të vazhdonte shkollën e lartë jashtë vendit, edhe pse kushtet e tyre ekonomike nuk ishin të mjaftueshme. Zemria rrëfen se nuk ishte dakord që e bija të largohej, por pas aplikimit ajo u pranua të vazhdonte studimet në Moskë.

Më datë 4 Nëntor Lindita u largua, duke lënë pas trishtim në familje. Ajo filloi dhe punë për të siguruar të ardhura, vetëm e vetëm që të mos shqetësonte familjen.

Lindita këmbënguli shumë që të merrte dhe të motrën, Anitën, në Moskë për të studiuar, por Zemria i frikësohej klimës së ftohtë dhe ushqimit. Anita ishte gjithmonë nën përkujdesjen e Linditës, e cila punonte për t’i mundësuar gjithçka të motrës. Lindita qëndroi për rreth 7 vite në Rusi dhe u rikthye në Shqipëri për t’u paragjykuar nga njerëzit se edhe pse studioi jashtë vendit, ende nuk ishte e punësuar.

Por pas pak kohësh Lindita mundi të punësohej në Ministrinë e Jashtme dhe të shpërngulej e vetme në Tiranë.

“Gjithmonë nuk e kam trajtuar si fëmijë të vogël, e kam trajtuar si të madhe, sikur ta kisha moshatare. Vetë i merrte përsipër detyrat, por unë asnjëherë … sepse ishin të tre të tjerët të vegjël dhe mendoja që kjo kërkon shumë, po këta?”

Lindita pranoi ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion “E Diela Shqiptare”. Ajo rrëfen rreth arsyes së largimit të saj drejt Rusisë dhe rikthimit në Shqipëri.

E gjendur para imazhit të nënës së saj në ekran, Lindita shtanget dhe pohon se nuk e priste sepse faktikisht duhet të ishte ajo që duhet t’i bënte surprizë prindërve të saj.

Zemria – Mami të kërkon ndjesë! E di që nuk i ke qejf këto surpriza dhe daljet. Por s’mund të rrija, shumë herë dhe në shtëpi kam dashur të ta them dhe ti më ke thënë që cc’është e kaluar është e kaluar. Ti je një motër shembullore për dy motrat e tua dhe vëllain tënd. Ti ke qenë një mbështetje e madhe edhe për ne, prindërit. Ne të falenderojmë shumë! Por të kërkoj edhe falje, të kam mërzitur.

Lindita – 

Asnjëherë, mami.  Nuk ke pse të kërkosh falje. Unë nuk gjej prindër më të mirë. Unë kam lindur në një krahinë … iu jam mirënjohëse prindërve të mi se unë jam rritur e lirë dhe me dashuri, pavarësisht ekonomisë dhe vështirësive.

Unë u thoja që dua të iki, kurrë nuk më kanë penguar. Pastaj rrezikova, të vijë dhe Nita, të studiojë, të jemi bashkë, do të mbështesim njëra – tjetrën, do t’ia dalim sido që të jetë. Ata përsëri kanë patur besim. Studimi në Moskë është një nga periudhat më të bukura të jetës sime, pavarësisht se kam studiuar e punuar. Është gjë e zakonshme kur je studente, por mami i përjeton pak më shumë se është prind e ne ishim larg.

Kështu që mami s’ka pse të ndihet në faj. Ne aty ia kemi kaluar mirë. Nuk ka punë pa lodhje, por kur e shikon që po e arrin qëllimin, nuk e ndien lodhjen. Unë nuk gjej fjalë ndoshta për t’u thënë prindërve të mi për sakrificat që kanë bërë. Mami nuk duhet të ketë asnjë ndjenjë faji sepse unë jam shumë e lumtur këtu ku jam.

Lindita përqafon të ëmën, duke na treguar se një prind që ndihet krenar për fëmijën e tij është një shembull frymëzimi për të gjithë.

Rasti II

Nexhmia jeton prej 20 vitesh në emigracion dhe kthehet sot në Shqipëri për të ftuar motrën e saj, Lumturien në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, sepse dëshiron ta bëjë për herë të parë të lumtur.

Ajo rrëfen rreth martesës së motrës së saj në vitin 1971 me shkesi dhe se bashkëshorti i saj kishte probleme me alkoolin. Familja e tij e përbuzte, nuk kishin të ardhura ekonomike, ndaj të gjithë i thonin të divorcohej prej tij, por atëherë konsiderohej turp.

“Kur ishte me djalin e tretë, motra nuk i mbante dot. Atëherë nuk bëheshin kështu gjërash si tani, nuk e do fëmijën dhe e heq. I rekomandon njëra, i thotë bëj një gjilpër kafshësh që të heqësh fëmijën. E bëri këtë gjilpërë, por fëmija nuk u hoq. Fëmija u sëmur, është 35 vjeç tani, me të meta mendore. Ajo këtë e ka shumë pikë të dobët sepse thotë:’ Jam unë ajo që e bëra këtë djalë kështu.’ Ndoshta s’ka qenë dhe ajo, ka qenë fati i tij.”

Nexhmia tregon se Lumturia dhe katër fëmijët e saj rriheshin e torturoheshin, duke e bërë të pamundur jetesën. Këshilli i lagjes mundi ta divorconte, pasi familja e tyre nuk funksiononte më. Ish – bashkëshorti mori dy fëmijët e mëdhenj, ndërsa Lumturia djalin e sëmurë dhe vajzën.

“Ishte shumë e re, nuk e çante dot jetën vetëm. U martua. Sikur të mos mbaronte kjo histori e saj, pijanec dhe ky tjetri. Torturë e jashtëzakonshme.”

Në vitin 1997  humbi jetën një prej djemve të saj, duke e detyruar të kthehet në atë shtëpi që ishte përbuzur, vetëm e vetëm për të varrosur të birin. Me kalimin e viteve fëmijët u stabilizuan dhe vazhduan jetën e tyre, por ajo ende ndihet e dhunuar dhe e torturuar, duke menduar se asnjë nuk e do.

“Ajo ka arritur deri sa ka thënë: ‘Kur të vdes dua të më hidhni sheqer në varr se e kam gjakun të helmuar’.

Megjithëse Nexhmia dhe familja e saj kanë këmbëngulur që Lumturia të shkojë të jetojë me ta në Gjermani, ajo nuk ka pranuar.  

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” për Lumturien nuk ka ardhur vetëm motra e saj, por edhe djali i madh, Arturi. I pyetur nga Ardit Gjebrea nëse e ka parë ndonjëherë të ëmën të lumtur, ai e mohoi. Gjithashtu në studio janë shoqja e Lumturies, vëlla Kujtimi me bashkëshorten, si dhe nipi i saj 5 – vjeçar, që ka marrë emrin e djalit të vdekur, Kastriot.

Lumturia pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “E Diela Shqiptare”. E pyetur nga Ardit Gjebrea për të treguar ditën më të lumtur të jetës së saj, ajo hesht dhe më pas shprehet se nuk di kë të thotë si dhe që është zënë ngushtë.

Lumturia shikon në ekranin e murit ndarës motrën e saj dhe përloten të dyja.

Nexhmia – 

Zemra e motrës je ti! Më fal që të gënjeva parmbrëmë, isha duke ardhur këtu. Në rradhë të parë kam ardhur këtu që të të them të mendosh më shumë për veten tënde. E dimë shumë mirë se sa ke vuajtur ti në jetë. Për mua je një mbretëreshë, nuk je motër! Edhe nëse je rënduar gjëkundi, nuk ke thënë kurrë një fjalë. Të duket vetja sikur je e papërfillur nga ne, sikur nuk të do asnjëri.    

Motra ka ardhur këtu të të thotë dhe një gjë tjetër, që ti do më japësh fjalën sot përpara gjithë këtij publiku të mrekullueshëm. Ti do vish në Gjermani të rrish ca ditë. Të shikosh dhe ti njëherë Gjermaninë, të shikosh dhe ti ditë të bardha, që s’ke parë kurrë në jetën tënde.

Arditi – Lume, unë dua të të bëj të lumtur sot, do t’i lemë lotët!

Lumturia – Shumë faleminderit! S’ma merrte mendja kurrë që do vinte.

Nexhmia – 

Motra për ty e bën natën ditë, ti e di shumë mirë! 

Do më kthesh përgjigje se ke 5 vite e gjysëm që më thua që do vish.

Lumturia – Do vete …

Nexhmia – 

Mos e mendo që ne nuk të duam, motra të do shumë! Unë jam në Gjermani dhe mendjen e kam këtu te ty.

Shoqja – Mos kujto se të do vetëm Nexhi! Unë të dua shumë, jam gjithmonë me ty. Dua të të shoh gjithmonë të lumtur, të qeshur.

Vëllai – Lume, e mban mend ditën e parë që më çove në shkollë? Atë dorë nuk do të ta lëshoj kurrë! Të dua shumë!

Djali – Nënë të dua shumë! Ke qenë dhe do mbetesh mbreterësha e jetës sime!

Nipi – Nëna Lume të dua shumë!

Të gjithë njerëzit e saj të zemrës shkuan dhe e puthën, duke na treguar se kur je i rrethuar me dashuri jeta të bëhet më e lumtur dhe më e bukur.

“GJYSHJA NGA…”

Këtë javë Blerina ka udhëtuar në Mirditë. Është ndalur në qytetin e Rubikut, ku ka vizituar kishën e vjetër të këtij qyteti, e cila qëndron mbi një kep të bardhë. Nuk mund të mos bëhej pjesë e  kësaj rubrike edhe lugina e mrekullueshmë e Katunit të vjetër dhe sekreti se si zihet rakia e thanave. E më pas për t`u ngjitur në gji të

Guvës së Rubikut, tek Pali dhe bujtina e tij unike. Ajo ç`ka është më e rëndësishmaj dhe qëllimi i vërtetë i ëktij udhëtimi është njohja me “Gjyshen nga Mirdita”. Veshjet e traditës dhe ushqimi tradicional i zonës. Traditë dhe shije!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Babë e bijë janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq”. Brikena ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi babain e saj Faikun. Ajo nuk pranohet në shtëpinë e prindërve për shkak të një lidhjeje dashurie të saj,

pa miratimin e prindërve. Brikena sot ka edhe një vazjë 3-vjeçare dhe gjyshërit nuk pranojnë në shtëpi as vajzën dhe as mbesën… A do të bindet Faiku t`i pranojë ato në gjirin e familjes?

“DUKE PRITUR KENGA MANGJIKE”