Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Erion Isaj rikthehet pas 10 vitesh në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, por këtë herë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” për të ftuar një person mjaft të rëndësishëm në jetën e tij, pasi diçka ka ndodhur me marrëdhënien e tyre, që i ka distancuar.

“Personi që unë kam thirrur është i rëndësishëm për jetën time. Nuk bëj dot pa të, ndaj çdo gjë me të, kemi patur si kanal besimin absolut, kemi patur kuptimin qoftë edhe me sy të njëri – tjetrit, nuk vinim në diskutim çfarë më thoshte e çfarë thoja dhe besonim e ndanim çdo gjë bashkë. Kjo s’ka ndodhur më! Një moment personi e ka ndërprerë këtë gjë dhe ka bërë diçka që përveçse s’më ka vënë në dijeni, përveçse nuk më ka bashkëftuar ta ndajmë, e ka bërë më vete, pa më thënë gjë dhe fakt të kryer.”

Erioni tregon se është vënë në dijeni të kësaj “tradhtie” nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ky person është Bes Kallaku, i cili ka ndërtuar një biznes pa i thënë Erionit, kolegut të tij prej 10 vitesh. Një restorant ky që quhet “Arditi fisherman”, për të cilin Erioni fajëson Ardit Gjebrean.

“Punojmë bashkë prej 10 vitesh. Njeri më të hallakatur nuk do gjesh. Rrenacak i paparë mo vlla! Dhe kulmi i kulmit është shoferi më skandaloz në Shqipëri! Por këto s’janë asgjë!”

Në studion e “E Diela Shqiptare” vjen stafi i restorantit të Bes Kallakut, si dhe miku i tij i fëmijërisë, Landi, i cili është menaxheri i “Arditi fisherman”.

Landi tregon se Besi i qeras gati të gjithë në restorant, duke i nxjerrë me “këpucë të kuqe”.

Kuzhinieri Niku thotë se Besi preferon të hajë vetëm domate dhe djathë. Ndërsa Shpëtimi thotë se ai është pronari më i mirë nga të gjithë restorantet që ka punuar.

“Besi thotë gjithmonë që ju e dini! Nuk është nevoja t’ia marrësh fare porosinë. Vetëm bëja gati domaten me djathin të marinuara dhe pak bukë misri të thekur”,

 shprehet Shpëtimi.

Bes Kallaku pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion “E Diela Shqiptare”. Sipas tij, nuk i ka lënë shkas njeriu për ta sjellë në këtë rubrikë, por mendon se është Ija ajo që e ka ftuar sepse është shumë e rëndësishme për të.

“Xhensila nuk është, se më hekurosi këmishën para se të dilja”,

 shprehet ai me humor.  

Besi shikon në ekranin e murit ndarës një person, duke mprehur dy thika dhe më pas në planin e plotë stafin e tij të restorantit.

Landi – 

Shumë shkurt, se e ka marrë me të qeshur ky sot. Nëse do që ne të ecim para me restorantin më mirë mos hajde më fare atje! Se me ato faturat, qeras një çik këtë, çoji një verë atij etj. Ose mbaj faturën në fund të muajit dhe jemi në rregull. S’po ia dalim dot me ty, na ke nxjerrë me këpucë të kuqe. Mendoje mirë, ose mos hajde fare ti atje ose mos të vijmë ne.

Besi – Ça të bëj unë tani o vëlla. Unë s’kam as kërkesa, bukë djathë e domate dua. Ju kërkoj falje, s’vij më!

Stafit të restoranit i bashkohet Erioni, për të cilin Besi shprehet se është dashuria e skenës dhe se bashkëshortet e tyre janë bërë xheloze për marrëdhënien e tyre.

Erioni – 

Kemi 10 vjet në shkenë bashkë? I shkruajmë materialet bashkë? Dalim në skenë bashkë etj? I kemi bërë të gjitha bashkë këto?

Besi – Po, këto.

Erioni – 

Restorantin pse e more vetëm, pa mua? S’është vetëm kjo!

Arditi – Pse e more dhe pa mua?

Besi 

 Aq herë sa vjen ti, unë i kam lënë porosi kamarierëve të sjellin një dyshek, një batanije, një jastëk …

Arditi – Pse s’e mora unë, po e more ti, se ka dhe emrin tim?! Tani nuk të ka sjellë ai, por unë!

Studion e “pushtojnë” batutat dhe humori, ku Erioni dhe Arditi i kërkojnë Besit t’i bëjë bashkëpronarë, duke iu dhënë nga 25% të aksioneve.

Besi –

 Unë ju fal zemrën e jo më restorantin. Jam dakord, do jua jap.

Ankesa juaj është ankesë shumë e bukur në fakt! Kështu më çoftë zoti gjithmonë, që njerëzit të ankohen për zemërgjerësinë e tjetrit dhe për dashurinë që tregon karshi të tjerëve.

E në mesin e gjithë kësaj atmosfere, Ardit Gjebrea zbuloi surprizën e edicionit të 19-të të Këngës Magjike. Ai do ta prezantojë së bashku me Bes Kallakun dhe Erion Isajn, por nuk i zbulon moderatoret shoqëruese, duke e lënë surprizë për të gjithë publikun e gjerë shqiptar.

Erjoni shprehet se në skenë nuk ka gjetur një partner, por skena i ka sjellë një vëlla. Të gjithë takohen, duke na treguar se miqësia dhe dashamirësia është unike!

Rasti II

Zakonisht ndodh që vartësit t’u bëjnë surpriza shefave, por këtë herë një drejtor ka ardhur për t’i bërë një mesazh një mësueseje. Por për çfarë? Një mësuese frymëzuese.

“GJYSHJA NGA…”

Voskopoja e bukurive natyrore. Voskopoja e kishave. Voskopoja e turizmit dhe e kultures… Por si cdo vend tjetër, edhe Voskopoja ka një traditë gatimi. Ndaj edhe dietologia jonë, Blerina Bombaj, ka udhëtuar drejt kësaj “parajse tokësore”… për të realizuar rubrikën aq të dashur “Gjyshja nga Fshati” dhe për t`ju përcjellë të gjithëve, pak shije Voskopoje. Cfarë kanë gatuar gjyshet? Petkat nuk mund të mungonin! Jo vetëm kaq…të tjerat zbulojini vetë…

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Megjithëse kanë kaluar pothuajse 22 vite nga koha kur janë divorcuar, si Fiqiretja edhe Kamberi vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti që në kohën që jetonin bashkë.

Rubrika “Shihemi në Gjyq” sjell sot një çiftin e divorcuar më shumë se dy dekada më parë, por një problematikë i ka sjellë ata përballë njëri – tjetrit.

Juristja Eni Çobani e cilëson këtë rast si një nga ato që të lejnë pa fjalë dhe tregon se ka qenë shumë e vështirë për të që të sjellë protagonistët në këtë seancë ndërmjetësimi.

“Unë quhem Fiqerete Malka, mbaj mbiemrin e burrit, ish – burrit sepse mbaj mbiemrin e tre fëmijëve të mi. Jam divorcuar në ’96, por unazën e martesës nuk e kam hequr dhe i vura rreth kokës, do të ushqej fëmijët e mi, 35 vjeç, në lulen e rinisë! Nuk e kam hequr për 22 vjet sepse kam tre fëmijë, i kam në krahë, i kam në dorë! “

Fiqeretja tregon rreth njohjes, dashurisë, jetës së tyre sëbashku dhe për konfliktet, që nisën në vitin 1996. Ndërhyn Kamberi, i cili thotë se konfliktet kanë nisur në vitin 1995, pasi ajo i ka thënë që dashuronte një burrë, që quhej Zylo. 

Kamberi – I kam thënë je menduar?

Fiqeretja – Pse s’e mora?

Kamberi – Ta shpjegoj unë tani. I kam thënë je menduar, po. Je menduar mirë se unë po e nisa nuk do kthehem më mbrapsht? E di i gjithë fshati. Ka rënë në kanal me të!

Fiqeretja – Mund të marrësh një dëshmitar zonja Eni. Ça dëgjoni atë ju.

Kamberi – Pastaj kam bërë divorcin.

Fiqeretja – Turp! Ato gabimet e tua mbaji për vete.

Kamberi – S’kam bërë asnjë gabim. Jam bërë pishman se bëra 15 vjet burg? Jam krenar se të çova ty me shkollë.

Fiqeretja – Jo, nuk është aspak e vërtetë se unë kam 3 fëmijë dhe mund t’ju jap numrin e telefonit e kujt të doni për këtë që më akuzon ky mua. Këtë akuzë unë e kam denoncuar në prokurori, verifikojeni dhe çështja është akoma në prokurori.

Kamberi – Të la rrugës, të gënjeu, të la!

Arditi – E ke parë me sytë e tu?

Kamberi – Ishte infermiere, nuk ishte agronome që bridhte nëpër misra! E kam parë!

Fiqeretja – Infermiere, punoj në çdo familje …

Kamberi – Nëpër misra e nëpër kanale?! Mos e dëgjoni se janë gënjeshtra!

Fiqeretja – Nëse unë kam dashur tjetër njeri, siç thotë ky, e kam thyer këmbën, Zoti m’i theftë të dyja këmbët para gjithë shqiptarëve.  Nuk ka me çfarë të justifikohet se është i mbytur.

Fiqeretja rrëfen se punonte 24 orë në maternitetin e fshatit dhe se gjithë familjarët i ka rreth e qark punës. Ajo tregon se kur ishin në konflikt e sipër, Kamberi dashuron dikë tjetër dhe e sillte në shtëpi, fakt të cilin mund ta aprovojë dhe e bija e tyre. Kamberi është martuar në Patos të Fierit dhe nga kjo martesë ka ardhur në jetë një vajzë, e cila tani është 18 vjeç.

“E përshëndes! Ajo vajzë është viktimë e një babai të lig dhe do jetë motra e tre fëmijëve të mi!”,

 shprehet ajo. Por Kamberi thotë se nuk është e vërtetë, pasi ajo vepron ndryshe nga ato që thotë. Fiqeretja thotë se e ka gjetur bashkëshortin dorë për dore me këtë femër, një ditë pasi ata ndanin të njëjtin krevat. Ndërsa ai e kundërshton, duke thënë se kjo ka ndodhur 2 vite e gjysmë pasi ishin divorcuar.

Sipas Kamberit, ata u divorcuan në vitin 1996 sepse Fiqeretja dashuronte një person tjetër dhe vendosën që fëmijët do t’i mbante ai. Më pas ish – bashkëshortja e tij u rikthye dhe kërkonte shtëpinë e tyre. Kamberi më 16 Shtator 2010 u burgos për posedim lëndësh narkotike në Greqi dhe u lirua më 17 Nëntor 2015. Atëhrë disutuan edhe me fëmijët dhe vendosën që të “hapnin një faqe të re”, duke i dhënë familjes së tyre një tjetër mundësi për të funksionuar. Por pas pak kohësh Fiqeretja e ka nxjerrë nga shtëpia, me pretendimin se nuk e meriton të jetojë aty sepse nuk është burri i saj.

Në Nëntor të vitit 2016 Fiqeretja ka kërkuar një urdhër mbrojtje që Kamberi të mos i afrohet banesës, pasi ky i fundit pretendon se është e tij.

Kamberi i kundërpërgjigjet: 

“Nuk është e vërtetë! Gënjen! Më ke kërkuar 250 milionë dhe të kam thënë që i kam bërë rrush e kumbulla me atë që kam bërë, me heroinë dhe kokainë!”

Fiqeretja shpjegon se shtëpinë e kanë blerë bashkë, por ajo e ka rindërtuar në vitin 2005, kur kanë qenë të divorcuar.

“Mollë sherri është bërë ajo banesë. Unë kam 22 vjet që jetoj me fëmijët e mi në atë banesë. Zotëria ka shtëpinë e tij në qytetin e Patosit. Pasaportizimin në qytetin e Patosit. Gruan në qytetin e Patosit, bashkë me një fëmijë 18 vjeç.”

Por bashkëshortja e dytë u divorcua me mendimin se Kamberi nuk do të dilte më nga burgu. Ai tanimë vetëm, kërkon një banesë ku të jetojë.

Zyra e ALUIZM-it Fier, më datë 07.06.2016, ka marrë një aplikim nga Fiqeretja, si kryefamiljare. Por ende nuk ka një procedurë nga kjo zyrë që në këtë truall është rindërtuar, edhe pse sipas juristes Eni ky faktor nuk ndikon në kalimin e pronësisë në emër të Fiqeretes.

Sipas Kodit Civil, nëse vlera e banesës e kalon vlerën e truallit ajo kalon automatikisht si pronare e vetme. Por Kamberi pretendon se banesa është e njëjta, vetëm janë ndërruar disa pjesë të saj.

Mirëpo për këtë banesë nuk ka asnjë dokument sepse është marrë me mirëbesim. Trualli sot vazhdon të jetë në emrin e personit që ia kanë blerë, Mito Dores, i cili ka ndërruar jetë. 

Ndaj Kamberi nuk ka prova që është në bashkëpronësi me ish – bashkëshorten e tij, përveç fjalës së saj që e pohon këtë fakt. 

“Zotëria është ndarë me mua dhe gjykata i ka vendosur pension fëmijëve. Zotëria nuk i ka dhënë asnjë kontribut fëmijëve. Ka bërë rrugë droge, i ka lënë asaj zonjës së nderuar nja 200 milionë lekë, e futi dhe brenda ajo edhe e la pastaj, u martua me burrin tjetër. Ajo e dyta u martua, unë 35 vjeç nuk jam martuar!”  

Fiqeretja shpjegon se e ka kërkuar urdhrin e mbrojtjes sepse Kamberi e ka ofenduar. Por ai e kundërshton, duke thënë se e ka flakur jashtë shtëpisë pa asnjë arsye. Kamberi kërkon ekspertizë për shtëpinë e rindërtuar.

Publiku ka votuar dhe ka zgjedhur që në këtë seancë ndërmjetësimi të mbështesë Kamberin.

Juristja Çobani kërkon që zyra e ALUIZM-it Fier të përshpejtojë procedurat, pasi aplikimi është bërë që në vitin 2005. Duke qenë se urdhri i mbrojtjes ndaj Kamberit po përfundon, Fiqeretja frikësohet nga dhuna psikologjike ose fizike që ai do t’i ushtrojë.

Nëse Kamberi ndryshon dhe e pranon Fiqereten siç është dhe të mos dëgjojë fjalët e familjarëve të tij, kjo e fundit mundet që ta pranojë. Por Kamberi nuk e beson këtë fakt, pasi “ajo ka vetëm fjalë, nuk ka vepra”. Edhe pas shumë këmbënguljesh nga juristja Eni Çobani dhe publiku, Kamberi e Fiqeretja nuk ia dhanë dorën njëri – tjetrit, duke ia lënë në dorë kështu vendimit të gjykatës se çfarë do të ndodhë më banesën e tyre. 

“KËNGA MAGJIKE”

Grupi “Të Kualifikuarit”:

  • Blerina Brraka – “Mirëupafshim dashuri”
  • Gjergj Leka – “Ndryshojmë”
  • Stresi ft. Anxhelo ft. Flor Bana – “Sa herë e don”

Kategoria “New Artist”:

  • Albuena Jashari
  • Jurgen Cipi
  • Lissus Tila
  • Ergys Shahu