Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Sara dhe Jonela kanë ftuar Bleonën, një vajzë nga Fieri, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i bërë një surprizë të këndshme me spikerin e lajmeve të Televizionit Klan, Reis Çiçon.

Reis Çiço shprehet se profesioni i tij është shumë i vështirë, pasi mbi të rëndon përgjegjësia e rreth 2-3 milionë shikuesve në Shqipëri dhe mbarë botën, ku ndiqet Televizioni Klan.Ardit Gjebrea kujton një rast kur është detyruar të drejtojë edicionin informativ në një televizion, pasi spikeri mungonte dhe shprehet: “

Më dhanë lajmet, provova t’i jepja. Reis, isha një dështim i turpshëm i atij momenti dhe lajmet nuk u dhanë!”.

Ndërsa Çiço i thotë se nëse do ta provonte sërish do t’ia dilte mbanë shumë mirë, pasi ka lirshmëri në komunikim, duke qenë se është edhe moderator.

Jonela, kushërira e Bleonës, rrëfen se kjo e fundit është e apasionuar pas gazetarisë dhe botës së televizionit. Sara shton se idhulli i mikes së saj është Reis Çiço, pasi sipas saj, transmeton emocion në prezantimin e lajmeve.

Jonela dhe Sara menduan ta ftojnë Bleonën në Televizionin Klan për ta bërë pjesë të medias, duke qenë se vetë nuk arriti të fitonte degën e Gazetarisë.

Bleona pranon ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion “E Diela Shqiptare”. Ajo rrëfen ëndrrën e saj për të studiuar gazetari, të cilën nuk dëshiron ta lejë të mbyllur në sirtar. Bleona shton se dëshiron të bëhet spikere lajmesh, ndaj ka provuar shpesh herë të prezantojë lajmet para pasqyrës.

Në ekranin e murit ndarës shikon kushërirën dhe miken e saj, të cilat kanë një mesazh për të.

Jonela – 

Bleona, ne e dimë shumë mirë ëndrrën tënde për të qenë pjesë e televizionit dhe duke qenë se nuk t’u plotësua dëshira për t’u bërë gazetare dhe për t’u bërë pjesë e kësaj bote, atëherë ne vendosëm që të të sjellim këtu.

Bleona – 

Faleminderit!

Sara – Mos mendo se është vetëm kjo. Ne kemi menduar gjithashtu edhe për shkollat tona. Ti do rrish me një shoqe këtë vit, por mund të vij edhe unë.

Jonela – 

Por siç e di, vitin tjetër, duke qenë se ne të dyja jemi të pandashme, kemi thënë që duhet të vija unë. Ne po të lemë para një zgjedhje: me kë nga ne do të qëndrosh? Me mua apo me Sarën?

Bleona – 

Më dëgjoni që të dyja! Shtëpia është shumë e madhe, mund të vini që të dyja të rrini me ne.

Reis Çiço – Ardit! Jemi studio e lajmeve. Do të bëjmë një 

Breaking News

 (lajmi i fundit)

 për shkak të një ngjarjeje, e cila është në zhvillim e sipër dhe që ka pushtuar mbarë mediat botërore!

Zonja dhe zotërinj jemi në këtë lidhje të pazakontë për tensionet midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.

Reis Çiço – Unë do të jap një lajm tjetër, i cili është shumë më pozitiv. Ju e dini të gjithë që studioja e lajmeve është vendi më i shenjtë, ku jo çdokush mund të hyjë në një televizion, e aq më tepër këtu në Tv Klan. Sot do ta prishim këtë shenjtëri, pasi ndoqa gjithçka po ndodh atje.

Unë e ftoj Bleonën të vijë në studion e lajmeve!

Bleona i drejtohet studios së lajmeve të Televizionit Klan, ku do të takojë idhullin e saj, Reis Çiçon. Ai shpreh mirënjohjen për pasionin e Bleonës, pasi në ditët e sotme është e vështirë të gjesh të rinj që dëshirojnë të përfshihen në profesione kaq të vështira.

E pyetur nga Çiço se përse i pëlqen gazetaria, Bleona shprehet se përpos pasionit të saj, mësuesit e kanë inkurajuar, duke i thënë se ka intonacionin e duhur për të qenë një gazetare.

Reis Çiço – 

Të pëlqen të përfundosh në këtë tryezë?

Bleona – Është ëndërr! Si një magji!

Reis Çiço – 

Unë të them që duhet ta ndjekësh ëndrrën sepse po pate vullnet, nuk ka gjë që nuk arrihet në këtë botë. Të gjithë e kemi nisur nga 0 dhe kemi ardhur në profesionet ku jemi. Të uroj me gjithë shpirt të mos i ndahesh aspak ëndrrës, të vazhdosh të kërkosh të ndjekësh fakultetin, por një këshillë do të ta jepja. Nëse je edhe në Gjeografi, në televizionin lokal të Fierit duhet të fillosh të aktivizohesh sepse ajo është vërtetë një provë e shkëlqyer, e cila të hap dyert drejt televizioneve të mëdha.

Bleona – Shumë faleminderit për këshillën, patjetër që do e ndjek!

Të dy provojnë të drejtojnë një edicion informativ sëbashku. Çiço e mëson Bleonën se si të prezantojë lajmet, por habitet nga aftësia e saj dhe shprehet: 

“Çfarë të të them Ardit! Duhet të fillojë punë sot!”.

Reis Çiço i dhuron një stilolaps 

‘spikeres së ardhshme të lajmeve’

, duke i uruar sa më shumë sukses dhe që në një të ardhme të përfundojë në studion e lajmeve. 

Rasti II

Prej katër vitesh gjyshja e Kleas ka ndërruar jetë dhe ai që po e vuan së tepërmi humbjen e saj është gjyshi Mustafa. Çfarë kërkese do i bëjnë atij mbesa dhe vajzat? E kush nuk do ta donte një gjysh si Mustafai?

“GJYSHJA NGA FUSHË ARRËZI”

Destinacioni i rradhes per Blerinen eshte Fushe-Arresi, pikerisht atje ku rriten frutat e pyllit. Doni te dini per vetite magjike te boronices? Eshte kjo dita. Nga duart e gjyshes se Fushe Arresit, gjithashtu mund te mesoni disa nga recetat tradicionale te zones. Bjeshke dhe shije 🙂

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Burrë e grua kanë ardhur nga Greqia në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në “E Diela Shqiptare”, për të zgjidhur një problem të së shkuarës.

Entela Himaku rrëfen se 15 vite më parë familja e bashkëshortit të saj, Sajmirit nuk pranonte të celebroheshin në Tiranë, por në Bilisht, ku jetonin vetë. Prej këtij momenti nisën debatet e njëpasnjëshme mes tyre. Ajo shton se në të vërtetë konflikti ka nisur më herët për shtëpinë e familjes së Sajmirit, e cila u shit dhe atij nuk iu dha asnjë gjë.

Entela – Punën që ti e kishe filluar me shumë mundim, ty këta njerëz … pa qenë unë, jo se konflikti nisi tek unë!

Sajmiri – 

Jo, nuk vazhdoi tek ty. Unë prandaj kam ikur në Greqi se m’i shitën të gjitha gjërat në fshat.

Sajmiri thotë se ka punuar shumë në Greqi për të investuar në ndërtimin e një shtëpie në Bilisht, por pas vdekjes së të atit, e motra filloi të përfitonte nga largësia e tij. Entela ankohet se familja e bashkëshortit gjithmonë e ka shfrytëzuar këtë të fundit për para, pasi ato vetë nuk punonin, por dëshironin edhe makinë.

“Mua kjo më akuzon se unë kam punuar gjithë këto vite në Greqi dhe nuk kam një shtëpi akoma. Gjithë pengesa është motra ime, që nuk ka të drejtë që të rrijë në shtëpinë që kam paguar unë, kam fakte. Ajo më kërcënon mua nga telefoni. Nuk e di çfarë fuqie paska kjo si femër në Bilisht.”

Ai shton se punëdhënësi i tij në Greqi mund të provojë që Sajmiri i ka dhënë para prindërve të tij për ndërtimin e shtëpisë.

“Nëna ime është e kërcënuar nga ime motër, Valbona Himaku. Unë mbaj përgegjësi për të gjitha gjërat që them.”

Entela shprehet se vjehrra e saj në praninë e tyre e pranon faktin që shtëpinë e ka berë Sajmiri, por jo tek të tjerët, ndaj mendojnë se ajo dhunohet nga e bija.

Sipas Sajmirit, e motra, një ditë para se të firmosej shkresa e dhurimit të shtëpisë, ka telefonuar policinë me pretendimin se ai po e kërcënonte me thikë.

Juristja Çobani tregon se Valbona i ka thënë, nëpërmjet një lidhjeje telefonike, që Entela e ka kërcënuar me jetë. Por kjo e fundit thotë se ka qenë Valbona ajo që e ka kërcënuar në sy të vjehrrës dhe fëmijëve të saj me pushkë.

Sajmiri pretendon se policia nuk ka hetuar për denoncimin e së motrës, pasi ka qenë gjithçka për ta frikësuar, në mënyrë që të largohej. Ai thotë se sa herë shkon për të takuar të ëmën, Valbona thërret policinë.

Për sa i përket shtëpisë në Bilisht, Sajmiri tregon se është e gjyshërve nga e ëma dhe pretendon se ka paguar pjesëtarët e familjes së saj për ta blerë. Kjo banesë është vendosur në emrin e prindërve të tij, pasi ai jetonte në Greqi.

Juristja Çobani i rikthehet shqetësimit të Entelës, asaj çfarë i ka sjellë sot në këtë seancë ndërmjetësimi. Problemi i saj është që bashkëshorti është i shqetësuar nga e motra dhe e ëma, gjë që e reflekton edhe në familjen e tyre.

“Në familjen tonë kemi vetëm këtë problem, që është një stres shumë i madh. Një siklet i tmerrshëm edhe për fëmijët. Vajza ime e madhe kupton më shumë se i vogli, thotë: ‘Mama, gjithë ky stres i babait na shqetëson edhe ne!’ Nuk durojnë më dhe fëmijët. Unë dua që t’i zgjidhë këto gjëra sepse nuk ke më durim!”

Sajmiri vazhdon tregon për denoncimet e së motrës kur i afrohej shtëpisë, ndaj edhe ka 2 vite pa takuar nënën e tij. Kjo e fundit ka dëshmuar në polici se shtëpinë e ka blerë Sajmiri sepse përndryshe do të arrestohej. Për shkak të denoncimit të fundit që i bëri e motra, ai vendosi që t’i bënte edhe ai denoncim për “kallëzim të rremë”.

Juristja Eni Çobani shprehet se Sajmiri duhet të vërtetojë me fakte se sa ka paguar për banesën dhe se kush e ka mirëmbajtur gjatë këtyre viteve. Entela i kërkon për herë të fundit bashkëshortit të zgjidhë problemet me familjen e tij pa ndikuar në shtëpinë e tyre. Sajmiri i premton që nuk do të shkaktojë më shqetësime në familjen e tyre, duke e mbyllur këtë seancë ndërmjetësimi me sukses.

“KËNGA MAGJIKE”

Grupi “Të Kualifikuarit”:

  • Mishel – “E doja, s’e doja”
  • Mentor Haziri – “Plagë në zemër”
  • David – “Vetëm ne të dy”
  • Fifi – “Zhurmë”

Kategoria “New Artist”:

  • Gerhard Merdani
  • Jona & Noka
  • Xhon Jesku
  • Olti G
  • Adriano