Ka një pjesë të konsiderueshme të njerëzve që i adhurojnë qentë dhe shumë prej tyre i mbajnë në shtëpi. Pavarësisht rrëmujës në shtëpi, qentë janë shumë të dobishëm.

Një studim ka zbuluar se kush mban qen në shtëpi ulet në mënyrë të konsiderueshme rreziku i sulmeve në zemër dhe i sëmundjeve të tjera fatale.

Sipas studiuesve, personat që jetojnë vetëm dhe kanë një qen kanë më pak shanse për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Ky rrezik ulet në 36%. Kurse tek njerëzit që nuk jetojnë vetëm me qenin, por edhe me anëtarët e tjerë të familjes, ulja e rrezikut nga goditja e sulmeve në zemër është disa më e vogël.

Ky studim është realizuar në Suedi dhe kanë marrë pjesë më shumë se 3.4 milionë njerëz. Individët që morën pjesë në studim ishin të grupmoshave 40-80 vjeç.

Studiuesit thonë se vetmia është e keqe për shëndetin e njeriut, po aq sa edhe diabeti. Megjithatë, studimi nuk mund të shpjegojë arsyen si ka mundësi që qentë kanë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut.

Gjithashtu, sa i përket mikrobeve të të pasurit qen në shtëpi, është arritur në konkluzionin se mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin tonë. Që do të thotë se jetesa në ambient shumë të pastër, pra pa qen apo mikrobe në mjedisin që ju rrethon, mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj alergjive. Në këtë mënyrë, duke pasur qen në shtëpi ju fitoni imunitet.

/tvklan.al