Një burrë që besonte se gruaja e tij kishte vdekur dy vite më parë, zbuloi që ajo ishte ende gjallë, kur ajo u shfaq  në një program televiziv.

Ngjarja ka ndodhur në Marok, kur Abragh Mohamed nga një fshat i humbur i quajtur Azilal, mendonte se bashkëshortja e tij kishte humbur jetën në një aksident më makinë.

Gruaja ishte dërguar në një spital në Casablanca, ku mjekët kishin thënë se ajo nuk do të mund të mbijetonte, por që familjarët duhet të paguanin gjithësesi shpenzimet spitalore.

Abragh Mohamed kishte udhëtuar për orë të tëra nga fshati i tij për në spital, por atij i kishin thënë se gruaja kishte ndërruar jetë.

azilal

Vendi ku është varrosur gruaja

“Trupi i saj mu dorëzua në arkivol”, ka thënë ai në një intervistë dhe ajo u varros në vitin 2014 në vendlindjen e saj.

Por kohët e fundit miq të familjes, teksa ndiqnin një program televiziv që bashkonte familje që kishin “humbur”, i titulluar “Të zhdukurit”, kanë dëgjuar për një grua, për të cilën ishin të bindur se ishte zonja Mohamed, që kërkonte të gjente bashkëshortin.

Foto nga programi televiziv Al Mokhtafoun që perkthehet  Të zhdukurit

Foto nga programi televiziv “Al Mokhtafoun” që përkthehet “Të zhdukurit”

Ajo ka telefonuar programin duke dhënë emrin dhe adresë, duke thënë se kishte 2 vite që kishte humbur kontaktet.

Në mediat sociale në vend është shkaktuar një furtunë e vërtetë kur u zbulua se gruaja e varrosur si zonja Mohamed, ishte një tjetër nga shërbimet funerale.

Ende janë të paqarta rrethanat që ka ndodhur ngjarja, por në mediat sociale në Marok, ku kjo histori ka patur një jehonë të madhe, janë ngritur shumë teori, një ndër të cilat se gruaja mund të kishte humbur kujtesën. Administrata dhe shërbimi mjekësor i spitalin janë akuzuar për fjatorët e kësaj çështje, sipas gazetës “Nueva Dia”./tvklan.al