Një 4-vjeçareje, iu hoqën 80 krimba nga veshi sepse jetonte në papastërti. Radhika Mandloi, nga India qendrore, filloi të kishte dhimbje të mëdha dhe kruajtje në veshin e saj të majtë, javën e shkuar.

Prindërit e saj e injoruan, por kur ajo filloi të qante papushim, e dërguan në spital. Doktorët u shokuan kur gjetën një grup krimbash, të cilët ishin tërhequr ndaj erës së keqe dhe kishin pjellë rreth 80 larva.

394830BD00000578-3832068-image-a-3_1476173987504

Ata thanë se nëse ajo nuk do ishte kuruar pas një farë kohë, insektet do kishin filluar t’i hanin trurin, duke e vënë jetën e saj në rrezik.

“U shokova kur pashë aq shumë vezë. Ai lloj insekti tërhiqet ndaj aromave të këqija dhe e kushteve ekstremisht johigjienike”, tha Dr.Raj Mundra, nga spitali ku u kurua vajza./

tvklan.al