Një kuiz i thjeshtë, logjik dhe matematik ka ngjallur shumë debate në rrjetin social Facebook, në lidhje me përgjigjet që janë dhënë. Misteri i këtij kuizi ka të bëjë me zëvendësimin logjik të luleve me numra, duke llogaritur rezultatin në fund.

Ndërkohë, një mësues matematike, i cili merret edhe me zgjidhjen e kuizeve logjike online, nuk ka pranuar për ta zgjidhur, pasi sipas tij, ky kuiz nuk ka përgjigje.

Pavarësisht nga kjo, shumë njerëz kanë besuar se kanë zgjidhur kuizin, duke marrë parasysh vetëm lulen blu me katër petale, por ata kanë gabuar.

Përgjigja? 81. Përfundimi del 81 sepse lulja e kuqe është me vlerë 20, ndërsa lulja blu me pesë petale ka vlerën 5-së, ndërsa dy lulet e verdha kanë vlerën dy.

Në rreshtin e fundit është një lule e verdhë e cila do të mblidhet me lulen e kuqe, me pas duke u shumëzuar me lulen blu me 4 petale, duke sjellë ekuacionin. 1+20 x 4. Shumëzoni numrin 20 me numrin 4 dhe shtojini edhe numrin 1.

/tvklan.al