Një burrë, i cili disa vite më parë u kthye në sensacion në internet, pasi i mungon gati gjysma e kokës është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

31 – vjeçari Carlos Rodriguez u arrestua në fillim të kësaj jave në Miami, për akuzën e tentativës për vrasje.

Sipas CNN, policia deklaron se Rodriguez i vuri flakën një dysheku në shtëpinë e tij, ndërkohë që brenda saj ndodheshin dy persona të tjerë.

Por problemet e 31 – vjeçarit me drejtësinë nisën në 2010 –ën, kur u u arrestua për shfrytëzimin e një prostitute. Në atë kohë, fotoja e publikuar nga policia bëri që Rodriguez të merrte famë në internet, pasi njerëzit nuk mund ta besonin se ishte një imazh real.

Vetë Rodriguez, i njohur ndryshe si “Gjysma” deklaron se e ka humbur gjysmën e kokës dhe trurit bashkë, në një aksident automobilistik./tvklan.al