Durrës-Një i ri ka përfunduar në pranga të policisë së Durrësit. Sulejman Gjoka, 25 vjeç, është denoncuar nga një vajzë 24-vjeçe me inicialet M.Xh.

Sipas denoncimit, Gjoka në datën 18 tetor, rreth orës 02:00, e ka kërcënuar me vrasje dhe më pas e ka çuar në një hotel në Durrës, ku ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Mbi 25-vjeçarin rëndon akuza “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”./tvklan.al