Covid-19 ka sjellë frikë edhe shqetësim tek shumë njerëz duke bërë që disa prej tyre të marrin vendime drastike. Kështu, një nënë në Greqi është dënuar me shtatë muaj burg dhe një gjobë prej 20 eurosh pasi nuk e ka dërguar fëmijën e saj në shkollë për shkak të frikës nga Covid-19 .

32-vjeçarja, e cila nuk është e vaksinuar u tha gazetarëve jashtë gjykatës në Volos se kishte frikë se fëmija i saj do të infektohej.

Nuk e kam dërguar në shkollë  vitin e kaluar. E çova disa ditë, por dëgjova se po shtoheshin rastet dhe e ndalova. Unë po i mbroj fëmijët, nuk po bëj asgjë tjetër”.

Ajo shtoi se nuk e kishte problem dënimin me burg për sa kohë po e mbronte fëmijën e saj.

Në Greqi përveç këtyre rasteve si kjo e kësaj nëne janë raportuar raste të prindërve që kundërshtojnë që fëmijët të mbajnë maska ​​në shkollë.

Klan News