Një e moshuar e divorcuar ka telefonuar sot në emisionin “Aldo Morning Show” , ku ka kërkuar njohje. 59-vjeçarja tha se është divorcuar prej 6 muajsh nga bashkëshorti, pasi sipas saj, ai e dhunonte sepse konsumonte alkool.

Vjosa tha se është dhunuar për vite me radhë nga burri dhe se u divorcua me të sepse nuk e duronte dot më.

“Jam Vjosa nga Berati. Mora për një njohje, jam 59 vjeç. Kam 5 vjet që jam ndarë, por me dokumente kam 6 muaj. Kishte dhunë në familje dhe tani erdhi një moshë që nuk duroja dot më. Tani dua dikë që të dal me të, të pimë një kafe dhe të diskutojmë”

, tha Vjosa.

/tvklan.al