Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim. Policia e Tiranës thotë se shtetasi G. Gj. akuzohet se ka përdhunuar një 29-vjeçare. Ka qenë kjo e fundit e cila ka bërë kallëzimin në komisariatin numër 3.

Sipas dëshmisë, në 5 janar në afërsi të kthesës së Kamzës, 31-vjeçari e ka përdhunuar. Burime nga policia e Tiranës kanë thënë se 29-vjeçarja T.K ishte njohur në rrjetet sociale me 31-vjeçarin pak kohë më parë.

Ndërkohë hetimet janë në vazhdim, ndërsa për të riun rëndon akuza “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”./ tvklan.al