portretet-dhrami

Kjo është ekspozita e parë dhe e fundit

” dhe ajo vjen në 80 vjetorin e lindjes së Lumturie Shehu Dhrami.

Arsyet shëndetësore nuk e lejuan piktoren që, 30 vitet e saj të krijmtarisë, nga 1956 deri në 1986, t’i vetëprezantonte. Krijmtaria e saj u rrëfye përmes zërit të bashkëshortit, skulptorit Muntaz Dhrami.

123 veprat janë pjesë e koleksionit të çiftit Dhrami.

Ato janë ruajtur në studion e familjes. Vitet i kanë demtuar veprat e Realizmit Socialist, por pa mundur t’i heqin afshin profesional, thotë piktori Gazmend Leka.

Për kuratorin e ekspozitës, Ylli Drishti, vepra e Lumturie Dhramit komunikon drejperdrejt me publikun e gjerë, i cili thuajse deri në këtë ekspozitë, nuk e njihte, sikundër edhe fizikisht piktoren.

Rasti për të njohur grafisten e parë shqiptare, vjen me të parën dhe të fundit “Retrospektivë”, në Galerinë Kombëtare të Arteve e hapur deri në 21 Shkurt.

Tv Klan