Nëna e tre fëmijë thotë se i ka falur 2 meshkujt që e përdhunuan, kur ajo ishte vetëm 13 – vjeç.

Madeleine Black, sot 51 – vjeç nuk ndjen më as urrejtje as inat për dy adoleshentët që e sulmuan brutalisht, pavarësisht se njëri prej tyre mbante edhe një thikë në fytin e saj dhe e kërcënonte se do ta vriste nëse do t’i tregonte dikujt.

Për vite me radhë, psikoterapistja nga Glasgow, nuk foli kurrë për sulmin që iu bë, deri më tani. Ajo ka vendosur tashmë ta ndajë historinë e saj më publikun për të ndihmuar sadopak viktimat e sulmeve seksuale.

“Për vite nuk doja ta besoja atë që më kishte ndodhur, por ata nuk ia kishin idenë çfarë ndjenje kisha unë kështu që i gjithë inati që kisha po me konsumonte dalëngadalë”.

Madeleine, e cila ka 3 vajza, 24 , 21 dhe 15 – vjeç, me bashkëshortin e saj biznesmen, thotë se falja është e rëndësishme, sepse sipas saj “

tregon se dhimbja është transformuar në diçka pozitive”.

Tani thjesht pyes veten se çfarë mund të ketë ndodhur me jetën e atyre që më dhunuan. Duke më dëmtuar mua si njeri, ata dëmtuan edhe veten, ndaj besoj se nuk e kanë patur jetën e lehtë”.

Madeleine e ka rrëfyer historinë e saj në një libër, ku përshkruan sesi jeta e saj ndryshoi përgjithmonë, Majin e vitit 1979./tvklan.al