Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Korçë. 74-vjeçari Dh.B, i cili lëvizte me karrocë invalidi, është përplasur nga një autobus dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi në fshatin Zvirinë dhe autobusi drejtohej nga 32-vjeçari G.F.

I aksidentuari është dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al