Disa milionë lekë i kanë vjedhur një personi në Korçë. Burime nga policia lokale kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në lagjen nr 18 në Korçë, tek rruga “Petraq Shomo”.

Dy persona të maskuar i kanë dalë në rrugë dhe i kanë vjedhur shtetasit A.I, një çantë brenda së cilës kishte disa milionë lekë. Pasi e kanë rrahur grabitësit i kanë marrë çantën dhe janë larguar me shpejtësi. 

Policia thotë se shtetasi A.I do t’i kthente kartëmonedhat shqiptare në euro ose dollar. Dyshohet se autorët e kanë ditur për lëvizjen e kësaj shumë. Disa postblloqe janë ngritur, ndërsa po punohet për të identifikuar autorët./tvklan.al