Një ekspert UFO – sh pretendon se ka në zotërim një imazh autentik të një alieni, që mendohet të jetë shkrepur pas një autopsie në bazën amerikane top sekrete “Area 51”.

Kjo fotografi, e shkëputur nga një filmim, iu dërgua Tom Carey nga një agjent I inteligjencës amerikane dhe është verifikuar se i përket viti 1947.

Ai beson se këto krijesa janë rreth 1.20 cm të gjata ndërsa sa i përket fytyrës Carey thotë se kanë pamjen e një insekti.

Duke qenë se kjo fotografi daton në 1947, Carey thotë se nuk ka mundësi të jetë e modifikuar, duke hedhur kështu dyshime të forta se kemi të bëjnë me një qënie jashtëtokësore. /E.K